• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 9 July, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

9 July, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
PREJ DITËSH NË LUFTË ME FLAKËT/ Shkon në 1400 numri i të evakuuarve në Portugali
Home
Nderkombetare

PREJ DITËSH NË LUFTË ME FLAKËT/ Shkon në 1400 numri i të evakuuarve në Portugali

9 August, 2023 s.autor Botë, Nderkombetare

Zjarrfikësit portugezë po luftojnë prej ditësh me vatra flakësh në jugperëndim të vendit. 1400 vetë u evakuuan për shkaqe sigurie.

Pyjet e Portugalisë janë përfshirë nga zjarre të shumta dhe brigadat e zjarrfikësve, ato të mbrojtjes civile si dhe ndihmës të tjerë po vazhdojnë përpjekjet për shuarjen e tyre.

Zjarret më të mëdha kanë përfshirë Odemirën në jugperëndim të vendit, Leirian në qendër dhe Cinfães dhe Mangualde në veri.

Vetëm në Odemira janë duke luftuar aktualisht me flakët rreth 900 forca. Për shkak të zjarrit u desh të evakuoheshin në zona të sigurta më shumë se 1,400 vetë nga 20 qytete dhe një kamping.

Zjarre të reja

Deri tani nga flakët janë shkatërruar rreth 7000 hektarë sipërfaqe pyjore, pra një sipërfaqe sa rreth 10,000 fusha futbolli. Sipas informacioneve zyrtare gjatë të martës në të gjithë vendin kanë rënë edhe 38 zjarre të reja, por ato janë fillimisht me përmasa më të vogla. Përveç tyre vazhdojnë të jenë aktive edhe 15 zjarre më të mëdha. Gjithsesi ato janë relativisht nën kontroll, njoftuan autoritetet portugeze.

Rreziku vazhdon

Temperaturat e larta mbi 40 gradë Celsius dhe në disa raste edhe erërat e forta e kanë vështirësuar ndjeshëm punën e zjarrfikësve dhe gjashtë avionëve zjarrfikës. Shërbimi metereologjik IPMA paralajmëron për rrezik të nivelit më të lartë të zjarreve të pyjeve në më shumë se gjysmën e territorit të Portugalisë, veçanërisht në veri dhe në qendër të vendit, përfshirë edhe kryeqytetin Lisbonë. Rreziku pritet të ulet ndjeshëm vetëm nga fundjava. Një tjetër faktor rreziku është thatësira e zgjatur./DW/

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article ISHIN KTHYER NË MAKTHIN E ITALIANËVE/ Shkatërrohet banda shqiptare e hajdutëve të banesave, katër të arrestuar
Previous article ZBARDHEN 7 VJEDHJE NË DIBËR DHE MAT/ 3 në pranga dhe 1 në kërkim, nën hetim një 17-vjeçar (EMRAT)

s.autor

Postime të ngjashme

SULMET E SHBA NË IRAN/ Qarkullimi i anijeve në Ngushticën e Hormuzit pothuajse tërësisht i bllokuar Botë

SULMET E SHBA NË IRAN/ Qarkullimi i anijeve në Ngushticën e Hormuzit pothuajse tërësisht i bllokuar

GROENLANDA I PËRGJIGJET TRUMP: Vendi ynë nuk është në shitje, të ardhmen e vendosim ne Botë

GROENLANDA I PËRGJIGJET TRUMP: Vendi ynë nuk është në shitje, të ardhmen e vendosim ne

"ARMËPUSHIMI ME TEHERANIN KA PËRFUNDUAR"/ Trump në samitin e NATO-s në Ankara: Udhëheqja iraniane, ‘kancer’ Botë

"ARMËPUSHIMI ME TEHERANIN KA PËRFUNDUAR"/ Trump në samitin e NATO-s në Ankara: Udhëheqja iraniane, ‘kancer’

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT