• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 25 October, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

25 October, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
PREJ 17 DITËSH I INFEKTUAR ME COVID-19/ Isa Mustafa: Sëmundje atipike, s’ka rregulla e standarde shërimi. Të ndajmë edhe…
Home
Rajon

PREJ 17 DITËSH I INFEKTUAR ME COVID-19/ Isa Mustafa: Sëmundje atipike, s’ka rregulla e standarde shërimi. Të ndajmë edhe…

27 July, 2020 F.autor Rajon

Kreu i LDK, Isa Mustafa tashmë prej 17 ditësh i infektuar me COVID-19 ka ndarë përvojën e tij me virusin.

Mustafa thotë se ky virus është një sëmundje atipike, që s”ka rregulla e standarde shërimi, dhe vetë ai edhe pse u trajtua në shtëpi nuk e pati të lehtë.

Ai i bën apel qytetarëve mos presin nga institucionet t’i mbrojnë por të bëhen policë e mjekë të vetvetes.
Pora nga ana tjetër i kërkon qeverisë që të ketë prioritet absolut vetëm COVID-19, të informohet sa më shumë publiku dhe të ndahet edhe euro-ja e fundit për shëndetin.

STATUSI NGA ISA MUSTAFA

Miq të nderuar

Më brengosi sot numri i të infektuarëve prej 276 me Covid-19. E përjetova keto ditë Covidin dhe e shoh për obligim të apeloj për kujdes maksimal. Eshtë një sëmundje atipike, që s’ka rregulla dhe standarde shërimi.
Të heqim dorë nga ahengjet, dasmat në masë, lëvizjet për pushime e rekreacion, protestat e tubimet, sepse po e shtojmë rrezikun e përhapjes së virusit.
Mos të presim që Qeveria, Ministria e shëndetësisë, institucionet Shëndetësisë, policia, inspektorët mund të na mbrojnë nga kjo pandemi, në qoftëse nuk respektojmë rend dhe rregulla. As vendet më të fuqishme nuk po e arrijmë këtë. Ne duhet të bëhemi policë të vetëvetes, mjekë të vetëvetes.

Mund të mbrohemi vet, nëse tregojmë kujdes dhe respektojmë rekomandimet e institucioneve shëndetësore dhe rregullat e Qeverisë.
Unë u trajtova në shtëpi, respektova dhe po respektoj në mënyre absolute rekomandimet dhe udhëzimet e mjekëve tanë. Nuk ishte e lehtë.
Është kjo luftë për të shpëtuar jetën tonë dhe të tjerëve. Duhet gjithë ne të vetëdijesohemi se nëse nuk e marrim seriozisht këtë pandemi atëherë neglizhojmë jetën tonë dhe të atyre me të cilët komunikojmë.

Apeloj qe institucionet shëndetësore të japin sa më shumë informata për qytetarët, që mediat ta kenë prioritet absolut mbrojtjen nga Covid-19 dhe që gjithë ne të mos bëjmë luftë politike por të ndërtojmë kulturë dhe ndërgjegje të respektimit të masave.
Të ndihmojmë dhe të përkrahim punonjësit shëndetësorë dhe SHSKUK që të organizojë hapësirë për të sëmurit në tërë Kosovën. Të ndajmë edhe euron e fundit për shëndetin! IM

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article E RËNDËSISHME/ Mesazhi i Skënder Bratajt: Ja çfarë të bëni kur keni shenjat e virusit
Previous article DETAJET E REJA/ Zbardhet identiteti i vëllezërve të arrestuar në Elbasan, dyshohen të përfshirë në vrasjen e Emiljano Ramazanit

F.autor

Postime të ngjashme

DEKLARATA SKANDALOZE/ Daçiç: Do ta ripushtojmë Kosovën, flamuri ynë do ngrihet mbi Prizren Rajon

DEKLARATA SKANDALOZE/ Daçiç: Do ta ripushtojmë Kosovën, flamuri ynë do ngrihet mbi Prizren

PROFILI/ Nga akademike dhe ministre, te drejtimi i shtetit. Kush është Justina Shiroka Pula, presidentja e re e Kosovës? Breaking News

PROFILI/ Nga akademike dhe ministre, te drejtimi i shtetit. Kush është Justina Shiroka Pula, presidentja e re e Kosovës?

"KEMI VETËM TRE ORË KOHË"/ Ramush Haradinaj thirrje deputetëve: Kthehuni në seancë të votojmë Ligjin për Specialen! Rajon

"KEMI VETËM TRE ORË KOHË"/ Ramush Haradinaj thirrje deputetëve: Kthehuni në seancë të votojmë Ligjin për Specialen!

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT