• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 28 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

28 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
PREJ 15 VITESH NË DEPRESION TË THELLË/ Shqiptari ka një mesazh special për nënën
Home
Sociale

PREJ 15 VITESH NË DEPRESION TË THELLË/ Shqiptari ka një mesazh special për nënën

24 March, 2019 k.autor Aktualitet, Breaking News, Sociale

Si rrallë më parë në programin “Dua të të bëj të lumtur” u trajtua historia e një të riu i cili prej vitesh kishte vuajtur nga depresioni. Kjo ishte historia e Jetmirit i cili krizat e para i kishte shfaqur në periudhën e gjimnazit.

Ai kishte filluar të mbyllej në vetvete, të abuzonte me alkoolin dhe të shfaqte shenja dhune. Prindërit të shqetësuar nga sjellja e Jetmirit kishin kërkuar ndihmën e mjekëve, të cilët pas disa ekzaminimeve kishin kuptuar që ai vuante nga depresioni dhe nga çrregullimet psikologjike.

Jetmiri në studio rrëfeu se shpeshherë e humbiste vetëkontrollin dhe nuk e kuptonte se çfarë bënte. Madje ai thyente çdo gjë që i dilte përpara dhe kishte arritur deri aty sa të ushtronte dhunë fizike mbi prindërit. Ai tregoi se kur qetësohej dhe kuptonte se çfarë kishte bërë ndihej në faj dhe mbyllej akoma më shumë në vetvete. Pavarësisht gjithçkaje prindërit i kishin qëndruar pranë dhe ishin kujdesur për të duke i dhënë forcën që i nevojitej për të dalë nga ajo gjëndje.

Për këtë arsye në studion e programit “Dua të të bëj të lumtur”, Jetmiri kishte ftuar prindërit e tij. Ai i kërkoi falje nënës për dhimbjen dhe vuajtjen që i kishte shkaktuar duke i thënë: “Të kam lodhur shumë dhe të kam bërë të vuash. Të kërkoj falje për çdo gjë dhe të falenderoj sepse jam ky që jam sot falë teje”.

Në fund si Jetmiri dhe nëna e tij dhanë një mesazh për të gjithë njerëzit që vuajnë nga depresioni, që nuk duhet të kenë frikë nga paragjykimet dhe se nuk duhet të kenë turp që t’i drejtohen psikologut.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article Mancini i gëzohet fitores dhe bën një parashikim për Kean
Previous article FOLKLORI I HIMARËS/ Lidhjet e legjendave epirote me te vërtetat historike

k.autor

Postime të ngjashme

DHUNUAN DHE MBAJTËN PENG KLIENTIN NË DYQAN/ Në pranga dy pronarët e një biznesi elektroshtëpiakesh në Tiranë Aktualitet

DHUNUAN DHE MBAJTËN PENG KLIENTIN NË DYQAN/ Në pranga dy pronarët e një biznesi elektroshtëpiakesh në Tiranë

E PËSON KEQ/ Qarkullonte me pistoletë në makinë, arrestohet 31-vjeçari në rrethrrotullimin e Rinasit (EMRI) Aktualitet

E PËSON KEQ/ Qarkullonte me pistoletë në makinë, arrestohet 31-vjeçari në rrethrrotullimin e Rinasit (EMRI)

DETAJET/ Digjen dy makina në orët e para të mëngjesit në Elbasan, policia heton pistën e zjarrvënies së qëllimshme Aktualitet

DETAJET/ Digjen dy makina në orët e para të mëngjesit në Elbasan, policia heton pistën e zjarrvënies së qëllimshme

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT