• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 18 July, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

18 July, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
PREJ 1 VITI NË “KOLAPS POLITIK”/ Mali i Zi në prag të zgjedhjeve të rëndësishme presidenciale
Home
Rajon

PREJ 1 VITI NË “KOLAPS POLITIK”/ Mali i Zi në prag të zgjedhjeve të rëndësishme presidenciale

17 March, 2023 F.autor Rajon

Mali i Zi voton të dielën për presidentin e vendit me shpresën se zgjedhjet do të hapin rrugën për të dalë nga kriza njëvjeçare gjatë së cilës dy qeveri të ndryshme humbën votëbesime në parlament. Ndërkohë ligjvënësit dhe presidenti Milo Gjukanoviç u përplasën lidhur me kandidatin për kryeministër të ri. Qytetarët vendit anëtar të NATO-s, shpresojnë që votimi të përshpejtojë rrugën për anëtarësim në Bashkimin Evropian.

Zgjedhjet presidenciale të 19 marsit në Mal të Zi do mbahen ndërsa vendi mbetet i mbërthyer nga një bllokim politik njëvjeçar.

Banorët e Malit të Zi e kanë të qartë se çfarë i duhet vendit, por nuk janë shumë optimistë nëse kjo do të arrihet me këto zgjedhje.

“Unë pres fitoren e një Mali të Zi shumëetnik, civil, me barazi dhe që ne të jetojmë një jetë normale”, tha Nada Antiç, pensioniste 72-vjeçare nga Podgorica.

“Nuk pres asgjë të re nga këto zgjedhje. Mendoj se e njëjta gjë do të vazhdojë pavarësisht se kush vjen në pushtet”, tha Vlado Gjurishiç, nga Podgorica.

“Ka shumë konfuzion dhe për këtë arsye, ka një pasiguri të madhe. Nëse disa gjëra do të ishin pak më të sakta, ndoshta do të kishte më shumë udhëzim ose drejtim, por kështu si jemi gjithçka është me të vërtetë e pasigurt”, tha Dragan Mandiç nga Podgorica.

Milo Gjukanoviç, presidenti pro-perëndimor i Malit të Zi, i cili ka mbajtur poste të larta politike në vend për më shumë se 30 vjet, po rikandidon për një mandat të ri.

“Rivalët e mi janë më të fiksuar me iluzionin e humbjes sime se sa me fitoren e tyre ” tha presidenti Gjukanoviç.

Ata nuk ngurrojnë të thonë se unë jam i vetmi që i pengoj planet e tyre për ta ‘çliruar’ Malin e Zi. Por ata duan t’ia dorëzojnë një Mal të Zi, ekonomikisht dhe institucionalisht të rrënuar dhe të turpëruar kombëtarisht të ashtuquajturës ‘botën serbe’. Zgjedhja ime si president është një garanci se Mali i Zi nuk do të hyjë në errësirën e ‘botës serbe’, sepse rruga jonë evropiane ndriçohet nga drita e një Mali të Zi civil, antifashist, shumëetnik dhe evropian”.

Kundërshtarët kryesorë të zotit Gjukanoviç janë Andrija Mandiç, kreu i Frontit Demokratik pro-serb dhe pro-rus dhe Jakov Milatoviç, një politikan pro-perëndimor dhe nënkryetar i lëvizjes ‘Evropa Tani’.

“Ne nuk duam të jemi si presidenti Gjukanoviç! Ju kujtohet që nga viti ‘97, ata shkelën mbi të gjithë që nuk donin të bashkoheshin me ta. Ata larguan njerëzit nga puna, diskriminuan një komunitet të tërë kombëtar dhe persekutuan, rrahën, arrestuan dhe dënuan njerëz në gjykatë. Ne nuk do të sillemi kështu,” tha Andija Madic kandidati pro-serb dhe udhëheqësi i Frontit Demokratik.

“Presidenti thotë se nuk ka vjedhur asgjë. Ai në fakt na vodhi mbi 30 vjet! Na vodhi shansin, qetësinë, harmoninë, pasurinë, unitetin dhe na vodhi suksesin. Sa i paaftë dhe egoist duhet të jetë një person që nga një vend me burime të tilla, det dhe male, lumenj e liqene, të arrijmë në pikën ku nuk kemi pothuajse asgjë?” tha Jakov Milatoviq, udhëheqësi i lëvizjes “Evropa tani”.

Me kalimin e viteve, Mali i Zi është ndarë mes atyre që identifikohen si malazezë dhe atyre që e shohin veten si serbë dhe kundërshtojnë pavarësinë e vendit nga ish-federata me Serbinë fqinje.

Posti i presidentit është kryesisht ceremonial në Mal të Zi, por një fitore e zotit Gjukanoviç mund të sjellë zgjedhje të parakohëshme parlamentare sepse ai deri më tani ka refuzuar kandidatët e propozuar nga shumica parlamentare për postin e kryeministrit.

Kundërshtarët e akuzojnë presidentin Gjukanoviç dhe partinë e tij për korrupsion, lidhje me krimin e organizuar dhe për drejtimin e vendit me rreth 620,000 banorë si pronë të tyre personale, akuza këto që zoti Gjukanoviç dhe partia e tij i mohojnë.

Mali i Zi u bashkua me NATO-n në vitin 2017, pas një përpjekjeje të pasuksesshme për grusht shteti një vit më herët për të cilën Podgorica akuzoi agjentët rusë dhe ultranacionalistët serbë. Moska i hodhi poshtë pretendimet e tilla si absurde.

Pas nisjes së agresionit rus në Ukrainë vitin e kaluar, Mali i Zi i është bashkuar sanksioneve të BE-së kundër Rusisë. Kremlini në këmbim e vendosi Malin e Zi në listën e shteteve jomiqësore./VOA

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article HIDHINI NJË SY/ Pse Demi dhe Peshqit duhet të martohen gjithmonë bashkë
Previous article DALIN PAMJET/ “Del” nga burgu, Saimir Tahiri përcjell në banesën e fundit babain e tij

F.autor

Postime të ngjashme

DEKLARATA E MINISTRES SERBE PËR SHQIPTARËT/ Marta Kos: E habitshme si vazhdon të jetë në detyrë Rajon

DEKLARATA E MINISTRES SERBE PËR SHQIPTARËT/ Marta Kos: E habitshme si vazhdon të jetë në detyrë

DEKLARATA SHOKUESE E MINISTRES SERBE: Nëse do isha unë në 1998 do e kisha pastruar etnikisht Kosovën Rajon

DEKLARATA SHOKUESE E MINISTRES SERBE: Nëse do isha unë në 1998 do e kisha pastruar etnikisht Kosovën

"ZGJEDHJE TË LIRA PËR ZGJIDHJEN E KRIZËS POLITIKE"/ PE mesazh Serbisë: Normalizoni marrëdhëniet me Kosovën Rajon

"ZGJEDHJE TË LIRA PËR ZGJIDHJEN E KRIZËS POLITIKE"/ PE mesazh Serbisë: Normalizoni marrëdhëniet me Kosovën

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT