• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 13 August, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

13 August, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
“PRE NGA INTERNETI”? Kush po i ngacmon SEKSUALISHT fëmijët shqiptarë që…
Home
Sociale

“PRE NGA INTERNETI”? Kush po i ngacmon SEKSUALISHT fëmijët shqiptarë që…

2 June, 2018 F.autor Aktualitet, Breaking News, Sociale

Nga viti 2016, 150 fëmijë dhe adoleshentë në Shqipëri kërkuan ndihmë pasi u ka ndodhur një ngjarje e rëndë në internet.

Sipas Qendrës për Mbrojtjen e Fëmijëve, shumica e ngacmuesve seksualë janë meshkujt nga 24 deri në 44 vjeç.

“44% e fëmijëve shikojnë çdo ditë materiale pornografike; 47% janë kontaktuar nga një person i panjohur në internet; 62% konfirmojnë që kanë shokë dhe shoqe që shohin pornografi; shumica e qytetarëve të huaj që kontaktojnë fëmijët shqiptarë janë nga Mbretëria e Bashkuar, 33%; Italia 14% dhe SHBA 8%””, shprehet Altin Hazizaj, drejtor i CRCA.

Në Shqipëri, fëmijët e përdorin internetin rregullisht, duke aksesuar lehtësisht edhe në faqe të papërshtatshme për moshën e tyre.

Po prindërit, çfarë thonë? A i kontrollojnë dot fëmijët?

“Mundohemi t’u vëmë orare”, thonë disa prindër.

“Fiks Fare” në Tch tregoi se si të rriturit ngacmonin seksualisht të mitur nëpërmjet internetit. Ky investigim nxiti pozitën dhe opozitën në Kuvend që njëzëri të deklarohen pro miratimit të ligjit që mbron minorenët. Kërkesa për ndryshimin e Kodit Penal është bërë nga Qendra për Mbrojtjen e të Drejtave të Fëmijëve.

“Bëhet fjalë për disa vepra të reja penale, komunikimi i fëmijëve për qëllime seksuale, nxitja e fëmijëve për tu përfshirë në marrëdhënie seksuale. Shumica e këtyre krimeve ne kërkojmë që të dënohen nga 7-8 vjet deri në 20 vjet”, deklaron Hazizaj.

Sipas studimit të CRCA-së, në vitin 2016 rezulton se vetëm gjysma e krimeve seksuale ndaj fëmijëve janë dënuar në gjykatat shqiptare. Pra, si sistemi i policisë, edhe ai drejtësisë janë të papërgatitur, si për të mbrojtur fëmijët, ashtu edhe për të dënuar krimet seksuale ndaj tyre.

“Shqipëria nuk ka një regjistër të krimeve seksuale. Në të gjithë botën janë të regjistruar në komisaritatet e policive, dihet vendndodhja e tyre dhe ata nuk mund të lëvizin nga një qytet në tjetrin pa raportur te policia. Në Shqipëri, persona të tillë i kemi të punësuar në arsim, në polici, në ushtri, në institucionet shtetërore, duke i shërbyer fëmijëve”, shprehet Hazizaj.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article Anglia nuk ndalet ndaj Nigerisë. Gary Cahill shënon golin e parë për “Tre Luanët” (VIDEO)
Previous article SHBA bën teste sekrete për taksitë fluturuese (FOTO)

F.autor

Postime të ngjashme

31 VATRA ZJARRI NË TË GJITHË VENDIN/ 14 vijojnë të jenë ende aktive. Avionët Air Tractor të angazhuara në Lurë, situata në Elbasan e rënduar Aktualitet

31 VATRA ZJARRI NË TË GJITHË VENDIN/ 14 vijojnë të jenë ende aktive. Avionët Air Tractor të angazhuara në Lurë, situata në Elbasan e rënduar

PUNIMET PËR AUTOSTRADËN/ Bllokohet aksi Tiranë-Durrës natën midis 14-15 gushtit! Nuk pengohet lëvizja drejt aeroportit Aktualitet

PUNIMET PËR AUTOSTRADËN/ Bllokohet aksi Tiranë-Durrës natën midis 14-15 gushtit! Nuk pengohet lëvizja drejt aeroportit

ZJARRI NË KRUJË/ Nënkryetarja e bashkisë: Po punohet për neutralizimin e të gjitha vatrave Aktualitet

ZJARRI NË KRUJË/ Nënkryetarja e bashkisë: Po punohet për neutralizimin e të gjitha vatrave

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT