Kohërat kur Noizy bënte diss-e të hapura ndaj Ledrit janë lënë pas dhe dy reperët u bashkuan në një këngë që në mënyrë demostrative ia linte gjithçka të kaluarës: “Dje & sot”.
Megjithatë, njerëzit paskan kujtesë më të fortë se ç’e mendonim dhe nuk e lanë të kalojë kaq lehtë. Shumë komente në Youtube kujtojnë se dikur, Ledri kishte miqësi me djemtë e Babastars dhe u përfshi në një sherr me Noizy-n, kurse tani bën këngë me të.
Vetë Ledri apo Noizy nuk kishin dhënë asnjë deklaratë lidhur me këtë, deri në intervistën e fundit të Ledri Vulës, i cili i pyetur në “Prive” se çfarë e bashkoi me Noizy-n, u përgjigj:
“Është muzika dhe fansat e përbashkët që na lidhën.”
Asnjë përballje, asnjë konflikt: kënga paska qenë “bukë e djathë” për dy ish-armiqtë, që mesa duket në studio paskan kimi të paparë. Si i thuhet në kësi rastesh: Ku paskan qenë deri dje?
“Këngën e kemi realizuar shumë lehtë, ka qenë e shpejtë dhe e thjeshtë.”, u shpreh Ledri.
Pas sherrit të bujshëm, në 2012-ën Ledri do të largohej nga Babastars dhe u përfol se shkak për këtë ishte se, epo kishte bërë ca si shumë sherre në emër të grupit, kurse Getoari nuk ishte përfshirë pothuajse aspak në to.
Sidoqoftë, askush s’e di të vërtetën më shumë se Ledri dhe Noizy dhe fakti që janë bashkuar, edhe pas këngës “Na jena OTR” ku Noizy i thotë Ledrit: “Nusen tane e ka q* krejt estrada”, do të thotë se paska patur diçka më të fortë se konfliktet e momentit.