Sali Berisha dhe Monika Kryemadhi duket se kanë gjetur gjuhën e përbashët për t’u dakortësuar mbi djegien e mandateve.
Ish-kryeministri duke dalë nga Kuvendi i është ankuar se askush nuk i jep më fjalën si dikur për të diskutuar pa limit.
Ata pranojnë se qendrimi në sallën e Kuvendit s’ka më kuptim.
Edhe Kryemadhi mësohet t’i ketë pohuar mendimin.
Berisha: Unë i kërkova fjalën dhe ata s’ma dhanë. Nuk ka kuptim qëndrimi ynë ne salle, ne s’jemi atje per foto.
Kryemadhi: Po drejt djegies së mandateve po shkojmë…
Berisha: Po po, drejt asaj rruge po shkojmë.


