• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 8 October, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

8 October, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
PRAPASKENAT/ Takimi me TONE TË “ZJARRTA” në Zyrën Ovale: Trump këshillohet të përdorë ligjin ushtarak për të përmbysur fitoren e Biden
Home
Nderkombetare

PRAPASKENAT/ Takimi me TONE TË “ZJARRTA” në Zyrën Ovale: Trump këshillohet të përdorë ligjin ushtarak për të përmbysur fitoren e Biden

20 December, 2020 F.autor Botë, Nderkombetare

Një takim i zjarrtë me tone të larta është zhvilluar në zyrën ovale të Shtëpisë së Bardhë ndërmjet Presidentit Trump, avokatin Sidney Powell dhe klientin e tij, ish-këshilltari i sigurimit kombëtar Michael Flynn, të cilët i kanë sugjeruar Presidentit të SHBA të përdorë ligjin ushtarak për të ndaluar hipjen në fron të Joe Biden.

Flynn kishte sugjeruar në fillim të kësaj jave që Trump mund të përdorte ligjin ushtarak si pjesë e përpjekjeve të tij për të përmbysur zgjedhjet që ai humbi ndaj Presidentit të zgjedhur Joe Biden – një ide që lindi përsëri gjatë takimit në Zyrën Ovale. Nuk ishte e qartë nëse Trump e mbështeti idenë, por të tjerët në dhomë e kundërshtuan  me forcë dhe e rrëzuan atë.

Takimi u raportua për herë të parë nga Neë York Times. Ndihmësit e Shtëpisë së Bardhë që morën pjesë në takim, duke përfshirë shefin e stafit të Shtëpisë së Bardhë, Mark Meadoës dhe këshilltarin Pat Cipollone, gjithashtu u tërhoqën fort, pas sugjerimit të emërimit të Poëell si një këshilltar i posaçëm për të hetuar pretendimet për mashtrim të votuesve, vetë administrata e Trump ka hedhur poshtë (ose, si duket më e realizueshme, duke e punësuar atë në administratë për një lloj roli hetues). Poëell i ka përqendruar konspiracionet në makineritë elektronike të votimit dhe ka hedhur idenë që një këshilltar i veçantë të inspektojë makineritë për të metat.

Një ide tjetër që qarkulloi në takim ishte një urdhër ekzekutiv që do të lejonte qeverinë të hynte në makineritë e votimit për t’i inspektuar ato.

Një person e përshkroi takimin si “të shëmtuar” pasi Poëell dhe Flynn akuzuan të tjerët për braktisjen e Presidentit ndërsa ai punonte për të përmbysur rezultatet e zgjedhjeve. “Ishte shumë situatë e rëndë, ai u nxeh pasu u kundërshtua nga shumë vetë brenda zyrës Ovale”, tha një nga burimet.

Një nga burimet përshkroi një ndjenjë të përshkallëzimit të shqetësimit midis ndihmësve të Trump, madje edhe atyre që kanë tejkaluar polemikat e tij të mëparshme, në lidhje me hapat që ai mund të ndërmarrë më tej ndërsa mandati i tij përfundon.

Menjëherë pas atij takimi, stafi i fushatës së Trump mori një memo nga ekipi ligjor i fushatës, ku i udhëzonte ata që të ruajnë të gjitha dokumentet në lidhje me Dominion Voting Systems dhe Poëell mbetet në pritje të proceseve gjyqësore të mundshme nga kompania kundër avokatit pro-Trump.

Memorandumi, i shikuar nga CNN, i referohet një letre që kompania Dominion që menaxhon votimin elektronik  i dërgoi Poëell këtë javë duke kërkuar që ajo të tërheqë akuzat e saj dhe udhëzon stafin e fushatës të mos ndryshojë, shkatërrojë ose hedhë shënime që mund të ishin të rëndësishme.

Një ndarje serioze e brendshme është formuar brenda fushatës së Trump pas zgjedhjeve me tensione në nivelin më të lartë midis këshilltarit të përgjithshëm të fushatës,

Matt Morgan, i cili dërgoi Memo të shtunën dhe avokatit të Trump Rudy Giuliani. Megjithëse fushata dikur ishte distancuar nga Poëell, Trump u ka bërë thirrje njerëzve të tjerë të luftojnë si ai.

Ai ka kërkuar më shumë njerëz që bëjnë argumente të saj, të cilat shpesh janë të pabaza dhe të mbushura me teori konspirative, në televizion./Burimi CNN/ Përkthim i GazetaShqip

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article I PAPËRMBAJTSHËM/ Kundërsulm zjarr nga "Kuqezinjtë", Saelemaekers ndëshkon Sassuolo-n (VIDEO)
Previous article "TË MBROJMË VETEN TONË DHE..."/ Ish-mesfushori i Milanit mesazh sensibilizues për mbajtjen e maskës (VIDEO)

F.autor

Postime të ngjashme

MISTER DHE ALARM, ÇFARË PO NDODH NË RUSI? Autoritetet mohojnë shpërndarjen e virusit, por karantinojnë qindra njerëz Botë

MISTER DHE ALARM, ÇFARË PO NDODH NË RUSI? Autoritetet mohojnë shpërndarjen e virusit, por karantinojnë qindra njerëz

NIS OPERACIONI "AGIMI I JEMENIT"/ Mbi 100 avionë sauditë në ofensivën e madhe kundër rebelëve Huthi Botë

NIS OPERACIONI "AGIMI I JEMENIT"/ Mbi 100 avionë sauditë në ofensivën e madhe kundër rebelëve Huthi

TRAZIRA NË FRANCË/ 500 shkolla mbyllen, përleshje me policinë dhe dhjetëra të plagosur Botë

TRAZIRA NË FRANCË/ 500 shkolla mbyllen, përleshje me policinë dhe dhjetëra të plagosur

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT