• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 16 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

16 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
PRAPASKENAT/ Kronologjia e rritjes së frymës anti- SHBA dhe anti- BE në Shqipëri, për shkak të reformës në drejtësi!
Home
Ekskluzive

PRAPASKENAT/ Kronologjia e rritjes së frymës anti- SHBA dhe anti- BE në Shqipëri, për shkak të reformës në drejtësi!

27 May, 2020 Redaktor1 Breaking News, Ekskluzive, Politikë

Ka mjaftuar një deklaratë e Ilir Metës, që konfirmoi zërat se nuk e kishte pritur ambasadoren e SHBA Yuri Kim në zyrën e tij në Presidencë, për ti bërë një jehonë të re frymës anti- perendimore gjithnjë e në rritje në Tiranë. Ky fenomen është frymëzuar nga elita e vjetër politike, për shkak të frikës nga ndëshkimi, për mëkatet 30 vjeçare në drejtimin e vendit.

“Ore nuk jam njeri pa punë unë, që të pres orë e pa orë këdo”- shpërtheu Kryetari i Shtetit. Prapa “pafajësisë” së kësaj deklarate fshihet thelbi i tendencës rritëse të retorikës anti- SHBA dhe anti- BE vitet e fundit në Shqipëri. Deri dje e pamenduar, sot kjo frymë ka fituar kredo publike, flamurin e së cilës e mbajnë të gjithë ata që janë kundër reformës në drejtësi.

Kjo retorikë shoqërohet me rritjen e toneve nacionaliste dhe qëndrimeve sovraniste, deri në armiqësore ndaj Uashingtonit e Brukselit zyrtar, të cilët kanë qenë dhe do mbeten aleatët strategjikë të shqiptarëve. Retorika antiperendimore ka qenë e huaj tek ne për shkak të rolit historik që ka luajtur SHBA në 100 vitet e fundit, për zgjidhjen e çështjes shqiptare dhe ëndrrës sonë të re për integrimin në NATO dhe BE.

Ajo e fitoi qytetarinë, pas 22 korrikut 2016 kur me votat e 140 deputetëve të Parlamentit, u miratua reforma historike e cila është kufiri ndarës mes të djeshmes dhe të ardhmes së shtetit tone ligjor. Fryma anti- perendimore nisi të rritet kur SHBA dhe BE përmes ambasadorëve të tyre në Tiranë Donald Lu dhe Romana Vlahutin, morën në dorë shkopin e diregjentit të kësaj reforme jetike për vendin tonë.

Sa më shumë që reforma në drejtësi ka avancuar, aq më shumë është rritur rezistenca e brendshme ndaj saj. Aq më tepër nga ana tjetër, është rritur retorika anti- perendimore në diskursin publik. Ilir Meta e Sali Berisha, sëbashku me liderët e tjerë të opozitës në Shqipëri, mediat dhe propaganda pranë tyre, janë gjeneratorët e saj. Molla e sherrit për nisjen e kësaj fryme u bë ish Prokurori i Përgjithshëm Adriatik Llalla, i cili mbante nga sistemi i vjetër, edhe flamurin kundër reformës së re në drejtësi.

Në një intervistë për emisionin “Opinion” më 2 shkurt 2017, Llalla ka rrëfyer historinë e një takimi privat që pati me ambasadorin e atëhershëm amerikan Donald Lu në zyrë, ku ai pretendoi se i është bërë presion për “Bankers Petrolium”. Ai e quajti atë sorosist. Më pas, e akuzoi kryediplomatin amerikan në Tiranë se i kishte bërë shantazh për arrestimin e një politikani të lartë shqiptar.

Fillimisht u mendua se bëhej fjalë për Sali Berishën. Më pas u zbulua një letër e Adriatik Llallës publikuar në maj të vitit 2017 në faqen e internetit të Kongresit të SHBA drejtuar Nënkomisionierit për Europën dhe Azinë, i drejtuar nga kongresmeni Dana Rohrabacher. Aty ai tregon detajet e takimit me Donald Lu në maj të vitit 2015, duke saktësuar se Ambasadori i ka kërkuar arrestimin e Ilir Metës.

Pas kësaj nisi kryqëzata e hapur e propogandës së PD dhe LSI, kundër Ambasadorit Lu dhe Vlahutin, e cila u akuza që nga jeta e saj private e deri tek një aferë e supozuar me qeranë e një godine rezidenciale të BE në një nga zonat ekskluzive të banimit në periferi të Tiranës. Në maj të 2018 të dy ambasadorëve u mbaroi afati i qëndrimit në Shqipëri, lajm ky që u përcjoll “me fishekzjarre” në kampin e opozitës të cilët e komentuan me eufori si “dy gëzime në një ditë”.

Në 30 janar 2019 u zbuluan detajet e lobimit që kompania “Sonoran Policy Group” kishte bërë për Partinë Demokratike, përmes deklaratës së saj pranë Departamentit Amerikan të Drejtësisë. Fokusi ishte lobimi kundër kandidaturës së Kathleen Kavalec për ambasadore në Shqipëri, e nominuar nga Presidenti Amerikan Donald Trump.

Shefi ekzekutiv i kompanisë lobuese të PD në Uashington, Cristian u takua me senatorin Rob Portman, anëtar i Komitetit për Politikën e Jashtme në Senat, i cili rezulton që të jetë i përfshirë direkt në procesin e shqyrtimit të kandidaturës së Kavalec. Megjithëse u përfol gjatë nga mediat amerikane si ambasadorja e re e SHBA në Shqipëri, emri i Kavalec nuk kaloi dot Kongresin Amerikan, duke mos u zgjedhur në këtë mënyrë shefja e re e diplomacisë amerikane në Tiranë.

Me ardhjen në Tiranë të Ambasadorëve të rinj të SHBA Yuri Kim dhe të BE Luigi Soreca u duk sikur retorika anti- SHBA dhe anti- BE u ul paksa. Por nuk kaloi shumë dhe ambasadori i Brukselit u bë target i një sulmi verbal drejtpërsëdrejti nga Presidenti Ilir Meta duke aluduar për afera për të cilat u përmendën foto e video. Zhurma kaloi dhe palët u takuan sërisht të qeshura.

Ambasadorja aktuale e SHBA është e vetmja në këto 30 vjet që nuk është takuar me Berishën, liderin “de facto” të opozitës shqiptare. Ajo arriti një fitore diplomatike pas rrëzimit të godinës së Teatrit Kombëtar në Tiranë, kur u publikuan 14 pikat e Platformës së Ilir Metës për Integrimin Europian, dorëzuar më 8 prill në kulmin e pandemisë globale. Përmes saj synohej kapja e reformës në drejtësi në këmbim të reformës elektorale dhe krijimi i një sistemi paralel të vendimarrjes politike në Shqipëri, jashtë institucioneve kushtetutese.

“Shpresoj që fjalët për një marrëveshje prapa krahëve për të vrarë reformën në drejtësi në Shqipëri të mos jenë të vërteta. Reforma është e dhimbshme, e ngadaltë & jo perfekte por është e nevojshme, po bën përparim & duhet të vazhdojë”,- shkroi Yuri Kim në twitter, duke shtuar më pas:

“Mesazhi im është shumë i qartë, SHBA do të njëjtën gjë që populli shqiptar do. Ne duam që Shqipëria të jetë një aleat i fortë, i aftë i SHBA dhe duam që të jeni pjesë e familjes evropiane. Nuk mund t’i keni këto pa reformë zgjedhore nuk mund t’i keni pa reformë në drejtësi. Këto të dyja nuk janë gjëra që bëhen me pazar. Janë domosdoshmëri dhe ka ardhur koha të reshtet së bëri lojëra dhe është koha që të realizohet reforma në drejtësi dhe reforma zgjedhore, ashtu si liderët i kanë premtuar SHBA-ve dhe popullit shqiptar”.

Pas kësaj, Presidenti i Republikës së Shqipërisë Ilir Meta, nuk kishte më kohë që të priste në zyrë Ambasadoren e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Tiranë, Yuri Kim.

Alpenews.al

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article "IA DOLËM ME SUKSES NGA KORONAVIRUSIT"/ Rama: Pak gjëra kanë ngelur pa hapur, ishallah s’po detyrohemi të kthehemi mbrapa
Previous article SHTANGET BOTA E FUTBOLLIT/ Vdes në moshën 23-vjeçari ish-lojtari i Millwall...

Redaktor1

Postime të ngjashme

TRAGJEDIA NË KSAMIL/ Momenti kur 20-vjeçari përplaset me shpejtësi me skafin e Policisë Aktualitet

TRAGJEDIA NË KSAMIL/ Momenti kur 20-vjeçari përplaset me shpejtësi me skafin e Policisë

FIKU TELEFONIN PASI U LARGUA NGA GRUPI I PS/ Çfarë postonte një javë më parë deputetja Koçeku: Shqipëria ka nevoje... Politikë

FIKU TELEFONIN PASI U LARGUA NGA GRUPI I PS/ Çfarë postonte një javë më parë deputetja Koçeku: Shqipëria ka nevoje...

NXITËN BLLOKIMIN E RRUGËS SË RINASIT/ Procedim penal për 19 protestues Aktualitet

NXITËN BLLOKIMIN E RRUGËS SË RINASIT/ Procedim penal për 19 protestues

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT