• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 6 September, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

6 September, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
PRAPASKENAT E DORËHEQJES/ Kryegjyqtarja Joana Qeleshi 19 muaj nën hetim nga Vetingu
Home
Sociale

PRAPASKENAT E DORËHEQJES/ Kryegjyqtarja Joana Qeleshi 19 muaj nën hetim nga Vetingu

25 October, 2019 k.autor Aktualitet, Sociale

Kryegjyqtarja e Durrësit Joana Qeleshi ka vendosur të vetëlargohet nga drejtësia me pretendimin e ndjekjes së një stadi të ri në karrierën e saj, duke iu përkushtuar sektorit privat. Po sa i besueshëm është një pretendim i tillë dhe cila është arsyeja reale e dorëheqjes së kryegjyqtares së Durrësit? Pse nuk iu përkushtua më parë sektorit privat dhe zgjodhi pikërisht këtë moment? Pas dorëheqjes së kryegjyqtares së Durrësit duket se fshihet ‘halli’ i Vetingut dhe jo karriera. Shqiptarja.com mëson se Joana Qeleshi ishte prej 19 muaj nën hetim nga Komisioni i Pavarur i Kualifikimit, organi bazë i Vetingut, për ligjshmërinë e pasurive, pastërtinë e figurës dhe aftësisë profesionale, pra kontrolli i dosjeve. Verifikimi i Qeleshit ka nisur që në datën 15 mars të vitit 2018. Ajo ishte pjesë e një lista me emrat e 36 drejtuesve të gjykatave dhe prokurorive, të shortuar për t’u kontrolluar. Një pjesë e tyre sot janë shkarkuar nga detyra. Nuk përjashtohet mundësia që Qeleshi të jetë njohur me rezultatet e hetimit, ndonëse nuk ishte caktuar një datë për të dalë para Komisionit të Vetingut. Por,  Gjithsesi, faza në të cilën ishte procesi i Vetingut në kohë kur kryegjyqtarja ka dhënë dorëheqjen, do të sqarohet në vendimin që do të marrë KPK për ndërprerjen e Vetingut.

Dosja e pronave

Kryegjyqtarja e Durrësit Joana Qeleshi, e njohur me afërsinë me Argita Berishën si dhe e shpëtuar prej shkarkimi nga KLD në vitin 2017, ka pasur në duar dosjet të ‘nxehta’ pronash. Në vitin 2016, Qeleshi u lakua dhe u akuzua për vendimin për të njohur një shtetas si pronar të 45 mijë metra katrorë tokë e pemishte, më parë pronë e shtetit në Gjirin e Lalzit, Bashkia Durrës. Vendimi është marrë duke u bazuar në 11 dëshmitarë dhe në faktin se personi e kishte rrethuar pronën e shtetit. Ndërkaq, Ministria e Drejtësisë kërkoi shkarkimin e saj në vitin 2017, për shkak të këtij vendimi, që u bë shkak për dhunimin dhe largimin nga Shqipëria të biznesmenit libanez, Fadi Mitri. Ky i fundit, me anë të kompanisë “Omnix” kishte planifikuar të ndërtonte një kompleks gjigant turistik me vlerë 450 milionë dollarë Deri në fillim të vitit 2016, e gjithë sipërfaqja rezultonte pasuri e paluajtshme publike në regjistrat e shtetit. Por më datë 25 mars të vitit 2016, Gjykata e Durrësit, ka dhënë vendim që 45 dynymë nga kjo sipërfaqe t’i njihet si pronë një familje nga Durrësi. Po ashtu, gjatë kohës kur Gjykata e Durrësit drejtohej nga Qeleshi, tre gjyqtarë të kësaj gjykate u hetuan nga prokuroria në lidhje me mënyrën e tjetërsimit të truallit dhe godinës së ish-Vollga në qendër të qytetit.

Ish-anëtarët e KLD që shpëtuan Joana Qeleshin në 2017

Në 24 mars 2017, Këshilli i Lartë i Drejtësisë u mblodh për të këtë shqyrtuar kërkesën e ministrit të Drejtësisë në atë kohë, Petrit Vasili, për të shkarkuar Joana Qeleshin, me pretendimin se ka tjetërsuar 45 mijë m2 tokë publik në Gjirin e Lalëzit, duke ia dhënë shtetasit Pal Seçuni. Kundër kërkesës së ministrit të Drejtësisë për shkarkimin e Qeleshit kanë votuar ish-anëtarët e Këshillit të Lartë të Drejtësisë Artan Broci, Ridvan Hado, Neritan, Astrit Haxhialushi, Brunilda Kadi, Eneida Civici, Petrit Çomo, Gerd Hoxha, Xhezair Zaganjori dhe kryetari Bujar Nishani. Në votim nuk ka marrë pjesë ish-ministri i Drejtësisë, Petrit Vasili, ndonëse ishte pjesë e mbledhjes.

Si u bë kryetare?

Joana Qeleshi u emërua në krye të Gjykatës së Durrësit në vitin 2013, nga presidenti i asaj kohe, Bujar Nishani, që drejtonte Këshillin e Lartë të Drejtësisë, institucion që u shkri me reformën në drejtësi dhe u zëvendësua me Këshillin e Lartë Gjyqësor. Në atë kohë emërimi i saj pati polemika pasi Gjykata e Durrësit është një gjykatë karriere, në të cilën nuk mund të emërohesh direkt nga Shkolla e Magjistraturës. Joana Qeleshi e nisi punën si gjyqtare në Gjykatën e Durrësit më 28 dhjetor 2011, dhe vetëm 1 vit më pas u emërua kryegjykatëse.

Vetingu

Shqiptarja.com mësohet se Joana Qeleshi ishte prej 19 muaj nën hetim nga Komisioni i Pavarur i Kualifikimit, organi bazë i Vetingut, për ligjshmërinë e pasurive, pastërtinë e figurës dhe aftësisë profesionale, pra kontrolli i dosjeve.

Pronat

Në vitin 2016, Qeleshi u lakua dhe u akuzua për vendimin për të njohur një shtetas si pronar të 45 mijë metra katrorë tokë e pemishte, më parë pronë e shtetit në Gjirin e Lalzit, Bashkia Durrës.

KLGJ pranon dorëheqjen e Joana Qeleshit  

Këshilli i Lartë Gjyqësor ka pranuar dje dorëheqjen nga detyra të kryetares së Gjykatës së Durrësit Joana Qeleshi. “Sot më datë 24.10.2019, Këshilli i Lartë Gjyqësor zhvilloi mbledhjen plenare të radhës në të cilën miratoi verifikimin e kushteve dhe kritereve ligjore për rekrutimin si gjyqtar, të 12 (dymbëdhjetë) kandidatëve diplomuar nga Shkolla e Magjistraturës, për profilin gjyqtar, në përfundim të vitit akademik 2018-2019. Procedura e verifikimit të kushteve dhe kritereve ligjore u bë në përputhje me vendimin Nr. 75, datë 23.05.2019, të Këshillit të Lartë Gjyqësor, për rekrutimin si gjyqtar të kandidatëve, si më poshtë: Znj. Erlanda Agaj, z. Marko Boshku, znj. Elisabeta Gjoni, znj. Klejda Çapja, z. Artur Prenga, z. Mirjan Mustafaj, znj. Kostandina Kuro, znj. Iva Zemani, znj. Enisa Shahini, znj. Ema Shaholli, z. Shkëlzen Licaj dhe z. Xhevdet Lika. Gjithashtu, Këshilli vendosi deklarimin e mbarimit të statusit të magjistratit, të kryetares së Gjykatës së Rrethit Gjyqësor, Durrës, znj. Joana Qeleshi, për shkak të dorëheqjes nga detyra e gjyqtarit”, thekson KLSH.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article NË KËRKIM NGA ITALIA PËR TRAFIK DROGE/ Arrestohet në Durrës 34- vjeçari shqiptar që tentoi të përdhunojë një të moshuar
Previous article DEKLARATA NË ''OPINION''/ Rama paralajmëron se do të hedhë në gjyq Ramush Haradinajn

k.autor

Postime të ngjashme

"NUK PËRFAQËSOHEMI NGA..."/ Qytetarët paralajmërojnë ligjvënësit: Të martën na keni tek Kuvendi me vezë e domate Aktualitet

"NUK PËRFAQËSOHEMI NGA..."/ Qytetarët paralajmërojnë ligjvënësit: Të martën na keni tek Kuvendi me vezë e domate

ÇFARË NDODHI? Policia "zbarkon" në Sarandë, disa të arrestuar Aktualitet

ÇFARË NDODHI? Policia "zbarkon" në Sarandë, disa të arrestuar

E PËSON KEQ/ 41 kg drogë të fshehura në kompresor, arrestohet shqiptari në Itali Aktualitet

E PËSON KEQ/ 41 kg drogë të fshehura në kompresor, arrestohet shqiptari në Itali

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT