• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 8 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

8 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
Prapaskenat e betimit të Kryeprokurores, Artan Hoxha: Katër deputetë futën flakadanët në Kuvend
Home
Shqipëri

Prapaskenat e betimit të Kryeprokurores, Artan Hoxha: Katër deputetë futën flakadanët në Kuvend

21 December, 2017 k.autor Politikë, Shqipëri

Gazetari investigativ, Artan Hoxha i ftuar sot në rubrikën “Opinion” në studion e lajmeve në News 24 tregon detaje të reja nga betimi aspak i zakontë i kryeprokurores së Përkohshme, Arta Marku, më 18 dhejtor, në seancën e fundit të Kuvendit për vitin 2017-të.

 

Duke u ndalur tek një shkrim i gazetës italiane “La Stampa” që e krahasonte Kuvendin atë ditë me një stadium e deputetët me tifozët më të këqinj, Hoxha tregon edhe prapaskenat e asaj dite, se si u mundësua hyrja e flakadanëve që ndalohen edhe në stadiume.

 

Përgjegjës për këtë veprim janë katër deputetë të Kuvendit, siç bën me dije gazetari.

“Pjesën e brendshme të Kuvendit të Shqipërisë e siguron Garda e Republikës. Kamerat e brendshme atë ditë kanë fiksuar çdo veprim të kryer nga deputetët dhe nga trupat e gardës. Nga pamjet filmike është dokumentuar se katër deputetë të opozitës kanë futur në ambientet e brendshme mjetet piroteknike, ose flakadanët. Sensorët e sigurisë nuk kanë mundur t’i interceptojnë sepse flakadanët nuk kanë pjesë metalike por janë prej kartoni. Është hera e parë që në Kuvendin e Shqipërisë përdoren flakadanë. Deputetët që i kanë futur janë favorizuar edhe nga fakti që selia e PD-së është shumë pranë. Flakadanët e përdorur në Kuvendin e Shqipërisë janë të njejtë me ato që përdorin tifozët në stadiumet e futbollit dhe përdorimi i tyre dënohet edhe në ambiente sportive, si nga FSHF ashtu edhe UEFA e FIFA, jo më në një ambient të mbyllur dhe të sigurusë së lartë si Parlamenti”,- tha Hoxha, raporton “BalkanWeb”

Sipas Hoxhës, ky akt i pandodhur ndonjëherë më parë ka detyruar edhe Gardën e Republikës të rishikojë rregulloren e saj. “Për shkak të ngjarjeve të fundit Garda po rishikon rregulloren e funksionimit të saj brenda ambienteve të Kuvendit dhe po merr masa që të pengojë në të ardhmen futjen e sendeve apo mjeteve që mund të përdoren si mjet sulmi ndaj personaliteteve të larta shtetërore dhe deputetëve”,- shton, ai siç raporton “BalkanWeb”

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article Plehrat pranë qytetit; katastrofë mjedisore në Lushnje
Previous article POSTIMI I HABITSHËM/ Edi Paloka shpërthen me fjalë të pahijshme vetëm prej ...

k.autor

Postime të ngjashme

I VESHUR ME FUND DHE TAKA/ Rama poston VIDEON me AI duke imituar blogerët: Hallall kush e ka bërë Politikë

I VESHUR ME FUND DHE TAKA/ Rama poston VIDEON me AI duke imituar blogerët: Hallall kush e ka bërë

"ZVËRNECI"/ Rama: Projekti 4 miliardë dollarë është investimi më i madh për turizmin në Europë Politikë

"ZVËRNECI"/ Rama: Projekti 4 miliardë dollarë është investimi më i madh për turizmin në Europë

"ULE ATË PARULLËN"/ Rama në Elbasan: Ata në Vlorë janë pro e zhvillimit, mos i ngatërroni gjërat Politikë

"ULE ATË PARULLËN"/ Rama në Elbasan: Ata në Vlorë janë pro e zhvillimit, mos i ngatërroni gjërat

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT