• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 7 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

7 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
PRAPASKENAT/ Demokratët shtyjnë FIRMOSJEN e marrëveshjes me LSI. Zbulohen shkaqet e mosdakortësisë
Home
Shqipëri

PRAPASKENAT/ Demokratët shtyjnë FIRMOSJEN e marrëveshjes me LSI. Zbulohen shkaqet e mosdakortësisë

11 February, 2018 g.autor Politikë, Shqipëri

Partia Demokratike ka shtyrë firmosjen e marrëveshjes politike me Lëvizjen Socialiste për Integrim, për zyrtarizimin në letër të aleancës kundër qeverisë ‘Rama 2’ dhe për rikthimin e opozitës në pushtet. Shkak mësohet se është bërë arrestimet dhe hetimet e ditëve të fundit në nivele të larta.

Burime pranë Partisë Demokratike thanë për Shqiptarja.com se palët kishin avancuar drejt finalizimit të nënshkrimit të një marrëveshje politike, por gjithçka ka mbetur pezull pas lëvizjeve të fundit të Prokurorisë, të cilat kanë krijuar nervozizëm në kampin opozitar. Demokratët kanë shtyrë përcaktimin e modaliteteve të fundit të marrëveshjes politike dhe firmosjen e saj, për shkak se një gjë e tillë mund të interpretohej si një shenjë frike dhe bashkim kundër veprimit të organit të akuzës.

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, ka vendosur të qëndrojë indiferent ndaj arrestimeve dhe hetimeve të organit të akuzës, pas emërimit të prokurores së përkohshme Arta Marku. Basha ka evituar gjithashtu çdo koment edhe sa i takon ish-drejtorit të PD dhe ish-vartësit të tij, Andi Toma, dikur të akuzuar që të dy për rrugën Durrës-Kukës. Po ashtu, demokratët mund të shtynë protestat deri në qershor, për të evituar çdo akuzë në adresë të tyre, nëse Shqipëria dështon me çeljen e negociatave.

Ndërkaq, që pas zgjedhjeve parlamentare të 25 Qershorit, të cilat zyrtarizuan daljen në opozitë të Lëvizjes Socialiste për Integrim, kjo e fundit insistoi duke i kërkuar disa herë Partisë Demokratike për t’u bashkuar në një front opozitar kundër qeverisë ‘Rama 2’. Fillimisht Partia Demokratike u gjend përballë një sikleti politik, pasi gjatë fushatës për zgjedhjet parlamentare, të gjitha energjitë i përqendroi në sulmet ndaj LSI.

Megjithatë, kjo ndjesi e pakëndshme u kapërcye shpejt, ndërsa të dy partitë organizuan protestën e 27 janarit, e cila ishte edhe testi i parë i aleancës. Dy partitë kryesore në opozitë, për herë të parë, bashkuan forcat në sheshin para Kryeministrisë, ndërsa e konsideruan protestën si më pasiven që është mbajtur ndonjëherë.

  • Kërkesa e Kryemadhit

Disa ditë para protestës së 27 Janarit, kryetarja e LSI, Monika Kryemadhi, pas një takimi me kryetarin e PD, Lulzim Basha, pohoi se PD dhe LSI po shkonin drejt firmosjes së një marrëveshje politike.

“Takimi me z. Basha finalizoi dhe kornizoi një bashkëpunim të mëtejshëm të LSI në të ardhmen. Fronti opozitar tashmë do të marrë një dimension të ri politik, i cili do të konkretizohet me një bashkëpunim politik me marrëveshje të qarta politike me PD dhe do të ndërtojmë bashkërisht një platformë të qartë politike për sa i përket të ardhmes. Kjo përfshin protestat dhe të gjitha axhendën tonë politike në të ardhmen”, ka pohuar zonja Kryemadhi.

Kjo deklaratë u interpretua si një aleancë edhe elektorale. Megjithatë, në ditët në vijim, përfaqësues të Partisë Demokratike thanë se aleanca me LSI nuk ishte elektorale. Një gjë të tillë e kanë theksuar edhe aleatët e PD, të cilët duket se janë xhelozuar nga afrimi i LSI. “Ne nuk injorojmë asnjë qytetar, qoftë dhe socialist, jo më të injorojmë një parti politike. Pra nuk flasim për koalicion elektoral me LSI, por për fron opozitar”, ka pohuar kreu i PR, Fatmir Mediu.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article DITËLINDJET E 11 SHKURTIT/ Ja kush feston SOT nga Jennifer Aniston tek...
Previous article NDËRTIMI I AEROPORTIT TË VLORËS/ Ja si do të "marrë" jetë projekti 100 milionë euro (DETAJET)

g.autor

Postime të ngjashme

"FLAMINGOT MES PAQES..."/ Rama reagon sërish për protestuesit: Budallallëku që e ka mbajtur Shqipërinë peng 100 vjet... Politikë

"FLAMINGOT MES PAQES..."/ Rama reagon sërish për protestuesit: Budallallëku që e ka mbajtur Shqipërinë peng 100 vjet...

LIQENI I SHKODRËS NE UNESCO/ Rama: Dëshmi se Shqipëria nuk abuzon me mjedisin! Projekti në Zvërnec do të bëhet Breaking News

LIQENI I SHKODRËS NE UNESCO/ Rama: Dëshmi se Shqipëria nuk abuzon me mjedisin! Projekti në Zvërnec do të bëhet

"HISTERI DIGJITALE..."/ Rama reagim për mediat ndërkombëtare, nxjerr videon me dron Politikë

"HISTERI DIGJITALE..."/ Rama reagim për mediat ndërkombëtare, nxjerr videon me dron

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT