• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 17 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

17 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
PRAPASKENA/ Zbulohet momenti kur SHBA “ia hoqi vizën” ADRIATIK LLALLES. Gënjeshtra që tërboi Washingtonin (VIDEO)
Home
Aktualitet
Drejtësi

PRAPASKENA/ Zbulohet momenti kur SHBA “ia hoqi vizën” ADRIATIK LLALLES. Gënjeshtra që tërboi Washingtonin (VIDEO)

17 April, 2018 Redaktor1 Aktualitet, Breaking News, Drejtësi

Pavarësisht pëlqimeve apo mospëlqimeve të njërit apo tjetrit zyrtar të lartë apo politikani të lartë shqiptar, qeveritë e vendeve partnere, sidomos ato më të rëndësishmet e perëndimit, janë gjithmonë shumë të kujdesshme kur vjen puna për trajtimin publik të pakënaqësive të tyre. Por, përjashtim pothuajse nga të gjitha rastet e sotme, bën ndoshta ish Prokurori i Përgjithshëm Adriatik Llalla. 

SHBA nëpërmjet ambasadës së saj në Tiranë e deri tek Departamenti i Shtetit, e kanë futur atë në krye të listës së zezë të personave të padëshirueshëm për Washingtonin zyrtar. Ndaj nuk kanë ngurruar që ta demonstrojnë këtë mospëlqim të tyre, fare hapur dhe pa dorashka. Duke publikuar vendimin për refuzimin e vizës në Tiranë bashkë me një grup prokurorësh të tjerë vartës të tij, e deri tek vendimi i sekretarit Amerikan të Shtetit Rex Tillerson për të ndaluar hyrjen në SHBA të tij dhe familjarëve madhorë.

Ambasadori Donald Lu nuk është rezervuar në media dhe publik për ta denocnuar punën e Adriatik Llallës. Por ka një datë kur e gjitha kjo ka filluar dhe një shkak përfundimtar se përse ndaj ish Kryeprokurorit u hoq çdo lloj takti dhe “diplomacie” në trajtimin e tij publik nga amerikanët. 

1 prill 2016, intervista “e tmerrshme” e VOA

Arben Xhixho është drejtuesi i lajmeve të seksionit shqip të Zërit të Amerikës dhe atij i është dashur ndoshta të bëjë intervistën më të troçtë të jetës së tij me Adriatik Llallën në studiot e Washingtonit. Pasi e prezantoi të ftuarin dhe tha se do flisnin për “reformën në drejtësi”, sqaroi se duhej të devijonte pak për ti bë disa pyetje të tjera.

Gënjeshtra se ishte ftuar nga FBI dhe DEA

Pyetja e parë kishte të bënte me qëllimin e qëndrimit të Llallës në Washington. Mediat në Tiranë duke cituar burime të Prokurorisë kanë thënë se jeni ftuar zyrtarisht dhe se veç të tjerash do zhvilloni takime me FBI dhe DEA. Kjo me sa duke ti ka tërbuar amerikanët, pasi institucione të tilla si FBI dhe DEA janë detyruar si rrallëherë në praktikën e tyre të bëjnë përgënjeshtrim zyrtar. Por të dyja këto institucione e kanë përgënjeshtruar lajmin,- tha gazetari i Zërit të Amerikës. Përgjigja e Llallës duke belbëzuar ishte se në fakt Prokuroria nuk ka nxjerrë ndonjë njoftim në internet për këtë në faqen e saj zyrtare. Eshte spekullim i mediave,- tha ai.

VOA: Vizita është private dhe me pagesë, jo zyrtare

Pyetja tjetër e sikletshme kishte të bënte se si kishte ardhur ai në takimin vjetor të shoqatës Amerikane për Ligjin Ndërkombëtar, sepse megjithëse prestigjoze, si biletat e udhëtimit, qëndrimi dhe pjesëmarrja ështe me pagesë privatisht nga të ardhurit. Llalla u detyrua pas kësaj të pranonte se kishte shkuar privatisht dhe me pagesë nga xhepi i tij dhe për të narë pjesë në takim, vetëm bileta e aktivitetit ishte 500 dollarë.

Pse iu refuzua viza Kryeprokurorit të Durrësit

Një nga ata që duhej të ishte atë kohë me Llallën në Washington, ishte edhe Kryeprokurori i Durrësit. Por, siç ishte marë vesht edhe publikisht, atij i ishte refuzuar viza e udhëtimit. Llalla e pranoi këtë fakt në studio gjatë intervistës dhe sqaroi se herën e parë i kishin thënë se shkaku kishin qenë mungesat në dokumentacion, por më pas, shkaku zyrtar ishte se “SHBA nuk ka garanci se Kryeprokurori i Durrësit mund të rikthehet sërisht në Shqipëri kur të jetë atje”. Llalla pranoi se nuk kishte patur informacion më parë për rastin dhe se do ta verifikonte kur të rikthehej në Tiranë.

Emërimi i nipit të pjestarit të Bandës së Lushnjes

Një nga pyetjet më të sikletshme me siguri ka qenë ajo e bërë për emërimin e prokurorit Arenc Çela në krye të Njësisë Antikorrupsion në Prokurorinë e Krimeve të Rënda. Gazetari i bëri pyetjen se si mund të emërohej në një post kaq kyç e specifik një person që nuk kishte patur eksperienca të tilla më parë dhe i përfolur se një i afërm i tij i familjes kishte qenë pjesë e bandave (të Lushnjes). Llalla tha se prokurori kishte përvojë pasi kishte qenë drejtues në Berat dhe Lushnje dhe se jetonim në një vend demokratik ku nuk shihen biografitë dhe se përgjegjësia e gjithkujt është individuale.

 Për më tepër, mund ta ndiqni të plotë intervistën në video:

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article Collina rikthehet të gjykojë një ndeshje në moshën 58-vjeçare
Previous article Renditja e 8 futbollistëve më të nënvlerësuar të historisë… kryeson ish-interisti me 37 trofe!

Redaktor1

Postime të ngjashme

PAMJET/ Bulevardi plot, qytetarët kërkojnë dorëheqjen e Ramës Aktualitet

PAMJET/ Bulevardi plot, qytetarët kërkojnë dorëheqjen e Ramës

PROTESTË PËR DISA ORË PARA KRYEMINISTRISË/ Qytetarët nisin marshimin, ja rrugët që do të bllokojnë Aktualitet

PROTESTË PËR DISA ORË PARA KRYEMINISTRISË/ Qytetarët nisin marshimin, ja rrugët që do të bllokojnë

I NDODH AJO QË NUK E PRISTE/ Nuk i kishte deklaruar te autoritetet përkatëse, i sekuestrohen 25 mijë euro italianit në Portin e Durrësit Aktualitet

I NDODH AJO QË NUK E PRISTE/ Nuk i kishte deklaruar te autoritetet përkatëse, i sekuestrohen 25 mijë euro italianit në Portin e Durrësit

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT