• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 17 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

17 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
PRAPASKENA/ Seanca e Parlamentit që zbuloi se çfarë fshihej pas çizmeve, mosbindjes civile, miellit dhe vezëve të opozitës
Home
Shqipëri

PRAPASKENA/ Seanca e Parlamentit që zbuloi se çfarë fshihej pas çizmeve, mosbindjes civile, miellit dhe vezëve të opozitës

19 April, 2018 Redaktor1 Breaking News, Politikë, Shqipëri

Po ta shihje opozitën në seancën e sotme të Kuvendit tek rrinte ashtu urtë e butë, me zë të fikur e fjalë të tretur, duke qëndruar vetëm disa minuta në sallë për tu larguar prej aty “sepse kishte hyrë Saimir Tahiri?!) atëherë e kupton edhe qëllimin e vërtetë që fshihej pas gjithë atij tensioni artificial që u mundua të krijonte në seancat e kaluara.

Mjafton të analizosh seancën e shkuar dhe sjelljet e opozitës në seancën e sotme, ndërmjet të cilave ishte vendimi historik i marjes së rekomandimit nga Komisioni Europian për hapjen e negociatave mes Shqipërisë dhe BE, dhe e kupton se ku paskërkësh qenë edhe qëllimi i vërtetë.

Javën e kaluar mbi Kryeministrin, ministrat e kabinetit të tij qeveritar dhe spikerin e Kuvendit u hodhën topa letre, ujë, vezë e miell, televizora dhe mikrofona. U bënë betime e përbetime se Kryeministri nuk do flasi më në asnjë seancë tjetër derisa ti kërkonte falje shqiptarëve se i kishte fyer rëndë duke thënë diçka që vetëm opozita e kishte kuptuar ashtu siç donin ta interpretonin.

Por pasi kaloi një javë Kryeministri foli, por opozita nuk ishte në sallë. U largua urtë e butë, duke lënë pas veç një deklaratë. Ata e kishin kuptuar vendimin historik të arritur nga Shqipëria si një kusht që të largohet Kryeministri Rama që e ka udhëhequr në pesë vitet e fundit procesin që të mbërrinim tek kjo ditë!

Por ska gjë. Tashmë shqiptarët u mësuan me opozitën tonë e cila tjetër gjë thotë, ndryshe vepron dhe një krejt tjetër gjë ka në fakt ndërmend. Tjetër gjë thanë më 18 dhjetor 2017 kur gjuajtën me çizme dhe tjetërkund e paskërshin patur hallin. Tjetër gjë thanë pas protestës së kuksianëve në Kalimash, kur deklaruan se do fillonin mosbindjen civile dhe tjetër gjë synonin. Ashtu si edhe seancën e kaluar.

Pra, për opozitën halli real nuk paska qenë as taksa e rrugës, as lirimi i 11 kuksianëve, as TVSH e biznesit të vogël, as ofendimi i rëndë që u kishte pas bërë Kryeministri kur recitoi në foltoren e Parlamentit e as ndonjë sebep tjetër që artikulohej si hall, si kauzë apo si aksion politik.

U desh kjo seancë e sotme, që ta thonin më në fund realisht se çfarë donin. Por duke mos e thënë dot si dëshirë të tyre të vetme, e shitën si kushtin e vetëm të BE për Shqipërinë: Të largohet Edi Rama. E në vend të tij të vijë e të qeverisin Lulzim Basha dhe Monika Kryemadhi. Dakord.

Demokracia është rrotacion dhe alternativë. Pas tre vjetësh, në qershorin e 2021 kur Shqipëria të shkojë në zgjedhjet parlamentare të radhës, nëse shqiptarët do i dëgjojnë, pse jo edhe mund të ndodhë. Deri atëherë duhet të kalojnë edhe nja 150 të enjte të tjera.

Përgatiti: Alpenews.al 

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article Futbollistet ruse bëjnë deklaratën BOMBË: Do të zhvishemi nëse fitojmë kampionatin
Previous article Juventus-Milan, ndeshja më e “çmuar” e futbollit italian

Redaktor1

Postime të ngjashme

TRAFIKIMI I 50 TON KOKAINË/ Mes 10 emrave të goditur nga SPAK, kush është “Fantazma e drogës” Armando Pacani (FOTO) Aktualitet

TRAFIKIMI I 50 TON KOKAINË/ Mes 10 emrave të goditur nga SPAK, kush është “Fantazma e drogës” Armando Pacani (FOTO)

GODITJA E GRUPIT TË TRAFIKUT TË DROGËS/ Nga Dritan Gjika, Isa Aliu tek Armando Pacani, zbardhen emrat e personave të akuzuar Aktualitet

GODITJA E GRUPIT TË TRAFIKUT TË DROGËS/ Nga Dritan Gjika, Isa Aliu tek Armando Pacani, zbardhen emrat e personave të akuzuar

INTERVISTA E PLOTË/ Rama për ‘Vanity Fair’: E vërteta mbi ishullin e Sazanit dhe kush qëndron pas protestave Breaking News

INTERVISTA E PLOTË/ Rama për ‘Vanity Fair’: E vërteta mbi ishullin e Sazanit dhe kush qëndron pas protestave

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT