• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 4 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

4 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
PRAPASKENA/ Rama – Meta, fronti i ri i luftës quhet: Akademia e Shkencave!
Home
Shqipëri

PRAPASKENA/ Rama – Meta, fronti i ri i luftës quhet: Akademia e Shkencave!

27 October, 2017 Redaktor1 Breaking News, Politikë, Shqipëri

Edhe pse në projekt-buxhetin e vitit 2018 ishte parashikuar shuma prej 110.5 mln lekësh për institucionin e Akademisë së Shkencave, këtë të premte, Kryeministri Edi Rama, gjatë mbledhjes së Qeverisë ka kërkuar që ky fond t’i kalojë Ministrisë së Arsimit, e cila më pas do ta vendosë në dispozicion të universiteteve për kërkim shkencor.

Burime nga qeveria thonë për Top Channel se kjo nuk do të thotë që ka një kërkesë për shkrirje të Akademisë së Shkencave, përkundrazi, sipas tyre ky institucion duhet të vijojë punën, por nuk do të financohet nga paratë e taksapaguesve, deri në reformimin e tij.

Duke u ndalur tek reformimi, kreu i grupit të punës Apollon Baçe thekson se janë ende në pritje të dekretimit të Gudar Beqirit nga Presidenti.

“Ne ngelemi në njëfarë gapi që quhet, sepse dikush duhet ta firmosë, se nuk jemi vetëm ne, por janë dhe të huaj që do të vijnë dhe atyre do t’u paguhen dietat dhe qëndrimi këtu tek ne. Në këto momente në Akademi, ai që ka qenë caktuar nënkryetar dha dorëheqjen, ai që është kryetar, akoma nuk është firmosur emërimi i tij nga Presidenti, kështu që ngelemi bosh dhe presim emërimin e kryetarit që të fillojë nga puna”, thota akademiku Baçe.

Por burime për Top Channel nga Presidenca thonë se kreu i shtetit nuk po vepron nëpërmjet dekretit për t’i hapur rrugë arritjes së një marrëveshje mbi reformimin e këtij institucioni, reformim, i cili sipas të njëjtave burime kërkohet edhe nga ana e Presidentit.

Por, për Apollon Baçen, Presidenti ka vetëm rolin e arbitrit.

“Do të thotë që të bëhet kjo duhet të bëhet ristrukturimi dhe që të bëhet ristrukturimi duhet bërë kjo dhe hyjmë pastaj në një rreth vicioz. Presidenti është në rolin e arbitrit që shikon teknikalitetet e problemit: ka qenë në rregull, nuk ka qenë në rregull, është shkelur apo jo ligji, legjislacioni, apo rregullorja e këto. Por unë nuk e di që të jetë një gjë e tillë. Me aq sa di unë, ai ka një vonese, meqë ka filluar tepër të lëvizi sot këtu, e nesër aty dhe i bëhet një pirg me shkresa mbi tavolinë dhe s’ka pasur kohë që t’i shohë të gjitha”, deklaron Baçe.

I kontaktuar nga Top Channel, kryetari i zgjedhur i Akademisë së Shkencave, Gudar Beqiraj shprehet se është në pritje të dekretimit dhe se nuk është në dijeni të asnjë pengese.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article FOTO/ Ja ish-kreu i Policë Durrës që u arrestua sot
Previous article Prostituta me 50-150 Euro, kapet tutori/ Italia kishte urdhër arresti

Redaktor1

Postime të ngjashme

BULEVARDI I TEJMBUSHUR/ Mbyllet protesta në mbrotje të Zvërnecit. Thirrje për dorëheqje të Ramës dhe përplasje me policinë Aktualitet

BULEVARDI I TEJMBUSHUR/ Mbyllet protesta në mbrotje të Zvërnecit. Thirrje për dorëheqje të Ramës dhe përplasje me policinë

"SHQIPËRIA ËSHTË NË SULM NGA ARMIQTË..."/ Rama për CNN: Nuk ekziston diçka e tillë si ‘ishulli i familjes Trump’ Politikë

"SHQIPËRIA ËSHTË NË SULM NGA ARMIQTË..."/ Rama për CNN: Nuk ekziston diçka e tillë si ‘ishulli i familjes Trump’

"NUK SHEH SYRI, SHEH MENDJA"/ Rama reagon sërish për protestat për Zvërnecin: Kuptojeni kush vjen në Shqipëri, jo për ta prishur po vetëm për ta lartësuar Politikë

"NUK SHEH SYRI, SHEH MENDJA"/ Rama reagon sërish për protestat për Zvërnecin: Kuptojeni kush vjen në Shqipëri, jo për ta prishur po vetëm për ta lartësuar

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT