• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 17 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

17 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
PRAPASKENA/ Pse ADRIATIK LLALLA në kulmin e reformës në drejtësi la gjurmë duke u sjellë si një agjent imobilar
Home
Breaking News

PRAPASKENA/ Pse ADRIATIK LLALLA në kulmin e reformës në drejtësi la gjurmë duke u sjellë si një agjent imobilar

27 April, 2018 Redaktor1 Aktualitet, Breaking News, Kronikë

Fillimisht ndërkombëtarët në Tiranë menduan se vettingu dhe reforma në drejtësi do provokonte dorëheqje kolektive të gjyqtarëve dhe prokurorëve. Por ata gabuan. Sepse komuniteti brenda sistemit të këtij pushteti në Shqipëri nuk e mori seriozisht reformen. njër prej tyre ishte edhe Adriatik Llalla.

Mero Baze shkruan për këtë fenomen dhe konstaton se: “Mes tyre duket që nuk e kishte marrë seriozisht, as Adriatik Llala, ish- prokurori i Përgjithshëm i Shqipërisë, që në kulmin e reformës në drejtësi, duket se ka lënë gjurmë duke u sjellë si agjentë imobilar, duke shitur e blerë toka.”

Tani që kanë filluar proceset dhe po jepen vendimet e para ndaj gjyqtarëve dhe prokurorëve, komuniteti i tyre ka menduar se do japi tani dorëheqjen me shpresën se në këtë mënyrë do të kalojnë në kolaps sistemin e do prishin punë. Por kështu siç është drejtësia jonë sot, më mirë të ikin të gjithë sesa të funksionojë keq. Më shumë sesa një gjë reale kjo tregon se vetëm ndërkombëtarët e kishin marë seriozisht atë në Shqiëri ndërsa prokurorët dhe gjyqtarët, thjeshtë si një lojë.

Lexojeni të plotë shkrimin:

Nga Mero Baze

Ka disa ditë që po përpiqet të krijohet një klimë shantazhuese mbi procesin e Vetingut, duke kërcënuar me dorëheqje masive gjyqtarësh apo prokurorësh, dhe po ashtu ka një valë të vërtetë dorëheqjesh nga radhët e policisë. Biles dhe një rast tragjik të një vetëvrasje polici, e ngjyrosën me fajin e Vetingut.

Kur procesi i Vetingut për drejtësinë ishte ende në letër dhe dispozitat parashikonin amnisti për ata që jepnin dorëheqje para se të niste procesi, disa diplomatë të rëndësishëm të Perëndimit, besonin në bisedat private me gazetarë, se do të kishte dorëheqje masive gjyqtarësh dhe prokurorësh. Shumë nga ne të tjerët ishim skeptikë se kjo do të ndodhte.

Në fillim duket se patëm ne të drejtë. Duke jetuar në të njëjtën shoqëri me gjyqtarët dhe prokurorët, kishim ndjesinë se procesi nuk do të funksiononte dhe se të gjithë besonin se do të gjenin një zgjidhje.

Dhe me të vërtetë shifrat ishin aspak optimiste. Pati afërësisht dhjetë dorëheqje gjyqtarësh para se të niste procesi i Vetingut, çka tregonte atë që dhe ne besonim, se shumë nga aktorët e sistemit të drejtësisë në Shqipëri, nuk e kishin marrë seriozisht procesin.

Mes tyre duket që nuk e kishte marrë seriozisht, as Adriatik Llala, ish- prokurori i Përgjithshëm i Shqipërisë, që në kulmin e reformës në drejtësi, duket se ka lënë gjurmë duke u sjellë si agjentë imobilar, duke shitur e blerë toka.

Tani që procesi filloi dhe tre aktorë të drejtësisë janë rrëzuar dhe një është shtyrë për rigjykim, duket se paniku ka prekur gjithë sistemin, dhe në vend të reflektojnë për papërgjegjshmërinë e tyre, që nuk dhanë dorëheqje në kohë, kërcënojnë se do kalojnë sistemin në kolaps, duke dhënë dorëheqje kolektive në shenjë refuzimi.

E vërteta është se procesi është i thellë dhe me vrima shumë të ngushta për të shpëtuar nga rrjeta, por për hir të së vërtetës, nuk kam parë asnjë shenjë në opinionin publik, që të jenë ndjerë të keqardhur për ata që janë rrëzuar. Dhe nuk bëhet fjalë vetëm për Vetingun e pasurive, por do të ishte dhe më keq përshembull, që prokurorja e Shkodrës të kalonte Komisionin e Kualifikimit . Ajo mund të shkarkohej nga prokurore, vetëm nga fakti që thotë se formularin “ma plotësoi vjehrra” dhe se “nuk e dija që duheshin deklaruar dhe gjërat e tjera, veç rrogës”.

Por shantazhi i fundit që po bëhet ndaj procesit të Vetingut dhe sidomos kërcënimi me dorëheqje kolektive, tregon se sa jo seriozisht e kanë marrë reformën në drejtësi, vetë njerëzit  e drejtësisë.

Dhe kjo nuk është aq shumë çështje e integritetit personal, se sa e një kulture kolektive të mos ndëshkueshmërisë dhe të arsyetimit final, se mund të gjendet një rrugëzgjidhje me miq apo lekë.

Natyrisht nuk mund të thuhet e njëjta gjë për Vetingun e policisë. Policia shqiptare ka problemet e saj me korrupsionin, por korrupsioni i policëve shqiptarë është banal dhe i pakrahasueshëm me atë të drejtësisë, përjashto disa drejtorë police që janë bërë sheikë nga ushtrimi i detyrës.

Shumcia e policëve shqiptarë vijnë nga varfëria dhe bota informale, dhe mund të kenë plot mospërputhje formale në pasuritë  e tyre, të cilat dukshëm janë afër nivelit real të popullsisë, dhe jo afër sheikëve të drejtësisë.

Ideja se duke dhënë dorëheqje kolektive, ata mund të stopojnë procesin, është banale. Ata mund të krijojnë një ngërç kohor në funksionimin e sistemit për pak kohë, por dhe kështu ky sistem është më mire të mos funksionojë, se sa të funksionojë keq. Fakti që ndërkombëtarët e prisnin këtë valë dorëheqjesh pa filluar Vetingu dhe ne po përballemi me të tani që filloi Vetingu, tregon qartë, se kush e kishte marrë seriozisht reformën në drejtësi dhe kush e kishte marrë si “lojë”.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article Largimi i Iniestas, Coutinho iu "lë pa fjalë" me mesazhin e tij
Previous article Mbyllen hetimet: Ja kush është fajtor për rrëzimin e avionit të skuadrës së Chapecoense

Redaktor1

Postime të ngjashme

PAMJET/ Bulevardi plot, qytetarët kërkojnë dorëheqjen e Ramës Aktualitet

PAMJET/ Bulevardi plot, qytetarët kërkojnë dorëheqjen e Ramës

PROTESTË PËR DISA ORË PARA KRYEMINISTRISË/ Qytetarët nisin marshimin, ja rrugët që do të bllokojnë Aktualitet

PROTESTË PËR DISA ORË PARA KRYEMINISTRISË/ Qytetarët nisin marshimin, ja rrugët që do të bllokojnë

I NDODH AJO QË NUK E PRISTE/ Nuk i kishte deklaruar te autoritetet përkatëse, i sekuestrohen 25 mijë euro italianit në Portin e Durrësit Aktualitet

I NDODH AJO QË NUK E PRISTE/ Nuk i kishte deklaruar te autoritetet përkatëse, i sekuestrohen 25 mijë euro italianit në Portin e Durrësit

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT