• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 16 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

16 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
PRAPASKENA/ Ilir Meta i lumtur, SHBA “nuk ka kërkuar arrestimin e tij”. Adriatik Llalla i tradhëtuar, në pritje të burgut
Home
Breaking News

PRAPASKENA/ Ilir Meta i lumtur, SHBA “nuk ka kërkuar arrestimin e tij”. Adriatik Llalla i tradhëtuar, në pritje të burgut

12 April, 2018 Redaktor1 Aktualitet, Breaking News, Kronikë

“Adriatik Llalla ka pretenduar se brenda katër muajsh nga mbërritja ime në Tiranë, unë i paskam thënë të arrestojë ish-Kryetarin e Kuvendit Ilir Meta. Kjo është një gënjeshtër absurde nga Z. Llalla, pa kurrfarë baze në fakte. Gënjeshtra e tij fyese është një ofendim për Presidentin Meta dhe popullin shqiptar”. Ka mjaftuar kjo deklaratë e ambasadorit Amerikan Donald Lu që të shmplekset një intrigë që qëndronte prej rreth dy vjetësh në këmbë në Tiranë.

Sebep është bërë një raport i Freedom House ku veç të tjerash për Shqipërinë është përmendur edhe Presidenti Meta. Ai ka reaguar menjëherë me zjarr, të cilit i kanë hedhur benzinë mediat e tjera të opozitës duke nxjerrë një letër të Llallës dërguar majin e kaluar Kongresit të SHBA ku pretendon se ambasadori Lu i ka kërkuar arrestimin e Ilir Metës.

Por shpejt u mësua se ka qenë thjeshtë një intrigë e Llallës që për ti shpëtuar reformës në drejtësi ka krijuar idenë se po e mbron Ilir Metën nga një kërkesë amerikane për arrestim, duke marë mbrojtjen e tij politike. Por tani që gjithçka është sqaruar Meta dukej më i lumtur se kurrë. Ndërkohë që për Llallën po bëhet gati qelia për akuzat për korrupsion në përmasa të mëdha dhe pastrim parashë. Në këtë mënyrë Ilir Meta “e ka kuptuar” kurthin ku kishte rënë dhe Adriatik Llalla ka nisur të numërojë orët…  

24 orë nga jeta e një intrige    

Maj 2017

Çfarë shkruante Llalla në letrën për Kongresin e SHBA

Ish-Kryeprokurori Adriatik Llalla, në muajin maj të vitit 2017, i ka dërguar një letër zyrtare Kongresit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, në të cilën ka thënë se Ambasadori Donald Lu i ka kërkuar arrestimin e Ilir Metës, pa asnjë provë dhe pa asnjë fakt.

Në letrën për Nënkomisionin e Kongresit Amerikan për Europën dhe Azinë, i drejtuar nga kongresmeni Dana Rohrabacher, Llalla tregon edhe një herë takimin me Donald Lu në maj të vitit 2015, duke saktësuar se ambasadori ka kërkuar arrestimin e Metës, asokohe në rolin e kryetarit të Parlamentit.

E MERKURE, 11 PRILL

Raporti i Freedom House dhe reagimi i Presidencës

***

Ne raportin vjetor te Freedom House per vendin tone, ne te cilin mes te tjerash permendej edhe kreu i shtetit, zgjedhja e te cilit si President, sipas raportit ishte nje goditje per luften kunder korrupsionit, pasi per te ekziston nje perceptim i perhapur gjeresisht se eshte nje nder njerezit me te korruptuar ne Shqiperi.

***

Në përgjigje të interesimit të mediave lidhur me raportin e fundit të Freedom House zëdhënësi i Presidentit Ilir Meta, Tedi Blushi u shpreh:

“Keqardhje për keqpërdorimin e këtij raporti të Freedom House në funksion të axhendave të njëanshme politike në vendin tonë. Zgjedhja e Presidentit Meta është realizuar në një proces tërësisht kushtetues dhe demokratik me një shumicë mbi 3/5-at të votave dhe në një moment kyç për stabilitetin e vendit dhe zgjidhjen e krizës politike parazgjedhore.

Në mënyrë të sforcuar dhe të njëanshme ky raport, jo vetëm deformon këto të vërteta, por në mënyrë spekulative dhe të qëllimshme kërkon të krijojë fokuse artificiale. Në se Freedom House është i interesuar vërtet të hedhë dritë mbi korrupsionin në Shqipëri, duhet të hetojë në mënyrë të paanshme kush ka ndikuar dhe porositur këto deformime të fakteve dhe të të vërtetave në këtë raport dhe jemi të bindur se aty do të zbulojë simbolet konkrete të korrupsionit kombëtar dhe ndërkombëtar. Për këtë qëllim jemi të hapur të bashkëpunojmë edhe me Freedom House.”

Reagimi i ambasadorit Lu

Ne reagimin per “News 24”, ambadadori Lu sqaroi situaten duke leshuar akuza te forta ne adrese te Llalles.

Ish-Prokurori i Përgjithshëm Llalla është një zyrtar publik i korruptuar dhe diskredituar, i cili është nën hetim aktiv për pastrim parash dhe pasuri masive të pashpjeguara. Nuk është për t’u habitur që vazhdon të flasë kundër reformës në drejtësi sepse tani rrezikon të shkojë në burg për korrupsionin e tij

Ai ka pretenduar se brenda katër muajsh nga mbërritja ime në Tiranë, unë i paskam thënë të arrestojë ish-Kryetarin e Kuvendit Ilir Meta. Kjo është një gënjeshtër absurde nga Z. Llalla, pa kurrfarë baze në fakte. Gënjeshtra e tij fyese është një ofendim për Presidentin Meta dhe popullin shqiptar”.

E ENJTE 12 prill 2018

Takimi urgjent në Presidencë

“Presidenti i Republikës, Sh.T.Z. Ilir Meta priti sot në një takim Ambasadorin e SHBA-së në Shqipëri Sh.T.Z. Donald LU me të cilin diskutuan mbi marrëdhëniet e shkëlqyera mes dy vendeve tona dhe mbi çështjet aktuale të sigurisë rajonale dhe ndërkombëtare.

Në kuadër të integrimit evropian të Shqipërisë, çështjes së rëndësishme të hapjes së negociatave u nënvizua rëndësia e ecurisë dhe implementimit të reformës në drejtësi dhe u shkëmbyen mendime rreth situatës aktuale në vend.

Fryma e përzemërt, miqësore dhe bashkëpunuese karakterizoi, ashtu si gjithmonë, këtë takim”.

Reagimi i Petrit Vasilit

Vasili, tha se Lu dha një përgjigje shteruese dhe vrastare për ata që deshën të krijonin skupin e ditës.

“Besoj se Lu i cili flet në emër të Departamentit dha një përgjigje vrastare për këto çështje, ndaj nuk kemi nevojë për raporte.

Reagimi i Lu është I qartë, është reagimi i Amerikës zyrtare. Kjo ishte as më shumë e as më pak se një skenar sorosist për të krijuar skupin e radhës.

U përpoqën të krijojnë skupin e ditës, edhe morën të qartë përgjigjen se kjo histori ishte një dëngël që u shërbeu për disa orë”, tha ai.

Përgatiti: Alpenews.al

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article Publikohen formacionet zyrtare: Salzburg – Lazio
Previous article Nuk do ta besoni ndryshimin drastik që ka bërë Gjiko për të shkuar në emisionin e Elitës!

Redaktor1

Postime të ngjashme

PAMJET/ Bulevardi plot, qytetarët kërkojnë dorëheqjen e Ramës Aktualitet

PAMJET/ Bulevardi plot, qytetarët kërkojnë dorëheqjen e Ramës

PROTESTË PËR DISA ORË PARA KRYEMINISTRISË/ Qytetarët nisin marshimin, ja rrugët që do të bllokojnë Aktualitet

PROTESTË PËR DISA ORË PARA KRYEMINISTRISË/ Qytetarët nisin marshimin, ja rrugët që do të bllokojnë

I NDODH AJO QË NUK E PRISTE/ Nuk i kishte deklaruar te autoritetet përkatëse, i sekuestrohen 25 mijë euro italianit në Portin e Durrësit Aktualitet

I NDODH AJO QË NUK E PRISTE/ Nuk i kishte deklaruar te autoritetet përkatëse, i sekuestrohen 25 mijë euro italianit në Portin e Durrësit

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT