• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 17 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

17 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
PRAPASKENA E REFORMËS/ Opozita braktis kauzën, nuk e do ndryshimin e sistemin zgjedhor. Çpo luan Meta?!
Home
Ekskluzive

PRAPASKENA E REFORMËS/ Opozita braktis kauzën, nuk e do ndryshimin e sistemin zgjedhor. Çpo luan Meta?!

7 January, 2020 Redaktor1 Breaking News, Ekskluzive, Politikë

Java e parë e vitit 2020 kanë bërë zbulimin e prapaskenës së parë të madhe, që po luhet nga opozita shqiptare e rrugës në kurriz të qytetarëve dhe opozitës së re parlamentare, për reformën zgjedhore në Shqipëri. U bë e qartë tashmë, se jo vetëm PD dhe Lulzim Basha siç është thënë deri më sot, por edhe LSI dhe partitë e tjera më të vogla aleate të “Opozitës së Bashkuar” nuk e duan ndryshimin e sistemin aktual elektoral.

E para ishte Monika Kryemadhi ajo që e braktisi këtë kauzë. Ajo deklaroi se është e pamundur që modeli me lista të mbyllura i ndarë në qarqe ku për gjithçka vendosin kryetarët e partive, të mund këmbehet me listat e hapura, ku qytetarët zgjedhin me votën e tyre deputetët që duan. “Ne kemi qenë për proporcional me lista të hapura në 2008 sepse jepte një lloj demokracie. Por sot, për momentin, është e pamundur për ta realizuar nga ana teknike, sepse nëse do të hyjmë në një proces të tillë duhet të paktën 4 vjet përpara”- tha ajo në “Top Talk”.

Sigurisht që ky është një qëndrim i pasinqertë nga ana e Kryetares së LSI, sepse mazhoranca menjëherë pas zgjedhjeve të 2017 kërkoi ngritjen e komisionit parlamentar të reformës zgjedhore, të cilën Kryemadhi dhe aleatët e saj vazhdojnë ende që ta bojkotojnë. Por, edhe nëse do kishte sot vullnet të plotë politik për ta ndryshuar sistemin, deri në qershorin e 2021 kur të jenë zgjedhjet e reja, ka boll edhe një vit e gjysëm kohë për ta realizuar atë.

Dashamir Shehi, Kryetari i LZHK ka nxjerrë bllof aleaten e tij Monika Kryemadhi, kur deklaroi se “18 muaj kohë (janë të) mjaftueshme për të hyrë lojtarë të rinj në fushë, nëse zgjedhjet bëhen në 2021, të ndryshohet sistemi. Ky sistem krijon një lloj fuqie centrifuge nga shteti shqiptar. Nëse bëhen zgjedhjet në pranverë do kapërdihen çdo lloj sistemi”. Ai ka nxjerrë zbuluar edhe Lulzim Bashën kur tha se platform e re e opozitës për këtë çështje, po fokusohet tek marrja e masave të reja për shmangien e vjedhies së votës dhe jo tek ndryshimi i sistemit zgjedhor.

Kryetari i PD dhe i opozitës Lulzim Basha, ia ka dalë me sa duket që ti unifikojë edhe partitë e vogla aleate rreth qëndrimit të tij të palëkundur, për të mos e ndryshuar sistemin zgjedhor, i cili i garanton atij personalisht më shumë se fitoren në zgjedhje, ruajtjen e status quo-së brenda partisë. Basha e tregoi edhe me listat e kandidatëve për deputetë që paraqiti në zgjedhjet e 2017, se për të më shumë rëndësi kishte kontrolli i plotë mbi partinë, sesa të mundte PS dhe Edi Ramën.

Me sa duket, Basha i ka premtuar kryetarëve të partive të vogla që të jenë pjesë e listave të PD në zgjedhjet e vitit të ardhshëm, përderisa edhe ata janë pajtuar tani hapur me idenë e partive të mëdha, të cilen e kishin kundërshtuar fort deri në fund të 2019. Duke siguruar për vete edhe një madat të ri deputeti që sot, krerët e partive të vogla, duket se e kanë braktisur kauzën e tyre që deri dje e cilësonin si të panegociueshme.

Ndërkohë që në të gjithë vendin, janë grumbulluar 50 mijë firma nga qytetarët, që kërkojnë ndryshimin e sistemit eleltoral: nga ai me lista të mbyllura të ndara nëpër 12 qarqe që është në fuqi që nga 2008, në atë proporcional kombëtar me lista të hapura. Aktivistët e nismës “Thurje”, dorëzuan sot në Kuvendin e Shqipërisë, peticionin e tyre. Por më shumë sesa një dëshirë popullore, edhe kjo iniciativë qytetare duket se do të shfrytëzohet për lojërat politike të ditës. Presidenti Ilir Meta kishte deklaruar më parë që ishte pro referendumeve popullore për çështje të rëndësishme. Të shohim nëse prapa kësaj lëvizje qëndon kreu i shtetit apo realisht vullneti qytetar!

Alpenews.al

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article ZBULOHET PRAPASKENA/ Griezmann jep "OK", Barcelona përgatit lëvizjen e bujshme...
Previous article ILIRJAN BLLOSHMI/ Faleminderit Monikë!

Redaktor1

Postime të ngjashme

KONFERENCA E BLLOKUT LINDIR NË BERLIN/ Rama: Europa përballet me sfida të mëdha, duhet të jetë e hapur ndaj së ardhmes Breaking News

KONFERENCA E BLLOKUT LINDIR NË BERLIN/ Rama: Europa përballet me sfida të mëdha, duhet të jetë e hapur ndaj së ardhmes

TRAFIKIMI I 50 TON KOKAINË/ Mes 10 emrave të goditur nga SPAK, kush është “Fantazma e drogës” Armando Pacani (FOTO) Aktualitet

TRAFIKIMI I 50 TON KOKAINË/ Mes 10 emrave të goditur nga SPAK, kush është “Fantazma e drogës” Armando Pacani (FOTO)

GODITJA E GRUPIT TË TRAFIKUT TË DROGËS/ Nga Dritan Gjika, Isa Aliu tek Armando Pacani, zbardhen emrat e personave të akuzuar Aktualitet

GODITJA E GRUPIT TË TRAFIKUT TË DROGËS/ Nga Dritan Gjika, Isa Aliu tek Armando Pacani, zbardhen emrat e personave të akuzuar

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT