• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 25 August, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

25 August, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
PRAPASKENA e burgosjes së lajmëruar të “heroit” të Lazaratit! Historia e një përgjimi që nisi në Katania
Home
Breaking News

PRAPASKENA e burgosjes së lajmëruar të “heroit” të Lazaratit! Historia e një përgjimi që nisi në Katania

5 February, 2022 F.autor Aktualitet, Breaking News, Kronikë

Ajo që nisi si një përgjim i rastësishëm në një mjet që udhëtonte rrugëve ta Siçilisë, më vonë do të kthehej në bumerang për njeriun që ishte vendosur në krye të dikasterit blu, si personi që do të luftonte krimin e organizuar e trafiqet e drogës.

Asokohe në lulëzimin e vet ishte Lazarati, kështjella e pamposhtur e drogës, e cila ngjante si të ishte e përjetshme. Po ndërsa Saimir Tahiri bashkë me vartësit e tij hartonin plane se si të merrej zona, në të cilën Policia nuk kishte hyrë prej vitesh, në Itali grupi i “Habiljave”, më në krye Moisi Habilajn tentonin kalimin e tonelatave të kanabisit.

Sasia e parë e madhe që rojet bregdetare italiane pikasen ishte jo më shumë se pas 1 muaji e 10 ditë që qeveria Rama ishte betuar.

Nga aty nisi edhe gjurmimi i bosëve të trafikut, që më vonë rezultuan jo vetëm kushërinj të ministrit të Brendshëm të kohës, por edhe bashkëpunëtorë.

Ndjekje, gjurmime dhe përgjime të shumta bënë që grupi i Habiljave të ishte në qendër të vëmendjes së hetimit të Antimafias në Katania, derisa ata hasën edhe gjurmët e një makine që në bazë të informacioneve rezultonte të ishte e Tahirit. Po ndërkohë, Tahiri, muaj më vonë, bashkë me Policinë mësynë Lazaratin.

E morën, duke sekuestruar tonelata droge dhe arsenale të pafundme armësh. Bashkë me rezultatet e kënaqshme të atij operacioni, titullarët nuk fshehën për asnjë moment edhe lavdinë që do ta përdornin për shumë kohë si suksesin e papërsëritshëm të përballjes me paligjshmërinë.

Po ndërkohë që Lazarati u bastis nga “identiteti” i vet, bima e lakmueshme dhe e kushtueshme u shtri në të gjithë vendin. Në skenë dolën ruajtësit e parë: Policia!

Në raporte të shumta që shërbimet sekrete të atyre viteve nisnin në drejtim të Ministrisë së Brendshme dhe të Policisë së Shtetit listoheshin emra të shumtë efektivësh, që nga roli bazë e deri në rangje të larta drejtuese. Por asnjëherë nuk u bë problem mes tyre. Kanabisi ishte kthyer në sistem.

Nëse në vendin tonë kishte vetëm ndonjë operacion tek-tuk nëpër zona të largëta, Italia vijonte të godiste herë pas herë ngarkesat që iknin nga brigjet tona, kryesisht Durrësi, Fieri, Vlora dhe Lezha. Më pas ata lëshuan urdhërarreste duke goditur së pari kushërinjtë e ministrit, më pas nisën publikimin e përgjimeve duke sjellë lëvizje dhe biseda konkrete mes anëtarëve të grupit, të cilët nuk kishin ngurruar që në bisedat e tyre të përmendnin edhe emrin e Saimir Tahirit.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article IRONIA/ Dikur Saimir Tahiri e “internoi” në Akademinë e Policisë, kush është oficeri që ekzekutoi mbrëmë arrestimin e ish-ministrit të Brendshëm
Previous article “MË DETYRUAN TË...”/ 25-vjeçari shqiptar kapet brenda shtëpisë së barit në Britani

F.autor

Postime të ngjashme

MBAHET PROTESTA E 87-të PARA KRYEMINISTRISË/ Përsëriten kërkesat kundër Qeverisë Aktualitet

MBAHET PROTESTA E 87-të PARA KRYEMINISTRISË/ Përsëriten kërkesat kundër Qeverisë

"NUK DO TË VRASIM NJËRI-TJETRIN, VETËM..."/ Biseda e fundit mes Allmuçës dhe vëllait të viktimës Aktualitet

"NUK DO TË VRASIM NJËRI-TJETRIN, VETËM..."/ Biseda e fundit mes Allmuçës dhe vëllait të viktimës

PËRFSHIHET NGA FLAKËT MALI I SHASHICËS NË KANINË/ Era e fortë vështirëson ndërhyrjen, rrezikohen stanet me bagëti Aktualitet

PËRFSHIHET NGA FLAKËT MALI I SHASHICËS NË KANINË/ Era e fortë vështirëson ndërhyrjen, rrezikohen stanet me bagëti

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT