Policia e Kosovës ka konfirmuar se sot gjatë ditës është arrestuar deputeti Milaim Zeka.
Në një përgjigje për Express, zyrtarë të Policisë theksojnë se Zeka u arrestua për veprat penale “Mashtrim” dhe “Shmangie nga tatimi”.
“Mund të ju konfirmojmë se sot Policia e Kosovës ka intervistuar personin me inicialet M.Z., lidhur me veprën që ndërlidhet me “Mashtrim” dhe shmangie nga tatimi”, kanë thënë për Express Policia e Kosovës.
Tutje zyrtarët policor kanë shtuar se lidhur me këtë rast Policia e Kosovës të gjitha veprimet e mëtejme do t’i ndërmarrë në konsultim dhe koordinim me prokurorinë kompetente.
Gazeta Express ka raportuar pak pas arrestimit se deputeti i Nismës, Milaim Zeka, është duke u dyshuar për përfshirjen në një skemë mashtrimi me viza pune në Gjermani për 920 kosovarë.


