• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 16 August, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

16 August, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
PRANUAN DHE TREGUAN/ Kush janë “VRASËSIT ME PAGESË”, që “bashkëpunuan” me drejtësinë… (RASTET)
Home
Ekskluzive

PRANUAN DHE TREGUAN/ Kush janë “VRASËSIT ME PAGESË”, që “bashkëpunuan” me drejtësinë… (RASTET)

5 June, 2018 F.autor Aktualitet, Breaking News, Ekskluzive, Kronikë

Një vit nga krimi makabër që i mori jetën drejtuesit të policisë Artan Cuku, vrasësi Mikel Shallari i shpëton burgimit të përjetshëm pasi pranon krimi dhe statusin e bashkëpunëtorit të drejtësisë. Ai rrëfeu çdo detaj të atyre që e porositën, dhe raste si të Mikel Shallarit nuk janë të rralla.

Çfarë ndodhi sot:
Është një kopje e aktmarrëveshjes së Shallarit me Prokurorinë e Krimeve, dokument i cili ka marrë dhe miratimin e gjykatës.
Nga kjo e martë Shallari dënohet me 10 vite burgim pasi pranoi statusin e bashkëpunëtorit duke rrëfyer çdo detaj se si u ekzekutua Cuku mbrëmjen e 8 Prill 2017 në hyrje të pallatit të tij pranë “Rrugës së Kosovarëve” ne Tirane.

Për herë të parë nga rrëfimi i Shallarit del në pah dhe fakti se Cuku ishte planifikuar të vritej mbrëmjen e 7 prillit por atë natë bashkepuntore  Kristaq Leci , kushëriri i Bledar Jambellit  (porositesi te vrasjes) ishte tërhequr nga kryerja e këtij krimi. Shallari ka shpjeguar: “Cukun do ta vriste Leci, por atë natë ai se bëri pasi kishte shumë njerëz përreth pallatit. Pastaj e mora unë përsipër dhe per keto do paguhesha nga Bledar Jambelli 20 mijë euro”. Gjurmët e ADN-s lënë në veshjet sportive nga Shallari pas vrasje, ishin prova që zbuluan përfshirjen e tij në krim. Interpol Zvicra iu përgjigj Interpol Tiranës duke shpjeguar se me këto të dhëna ADN-je ata kishin pasur në burg për 4 muaj përgjatë shkurt-qershor 2016 shtetasin Mikel Shallari të dënuar për trafik droge.

Shallari akuzohet për “Vrasje të punonjësit të Policisë së Shtetit”, e kryer në bashkëpunim me Bledar Jambellin dhe Kristaq Leci (ose Gerti Kajo).

********
Rastet e ngjashme
Dosja “e bandës së tritolit dhe vrasjeve me pagesë”

Julian Sinanaj, i konsideruar si “killeri” i grupit kriminal që ka vepruar në Vlorë dhe Tiranë gjatë viteve 2012-2014. I akuzuari kryesor për dy vrasje dhe katër tentativa vrasjesh me armë dhe eksploziv ka dëshmuar me detaje në datën 25 tetor 2014 për mënyrën si i ka kryer atentatet, planifikimin e tyre dhe kush kanë qenë porositësit e krimeve.
Në pjesën e parë të dëshmisë së dhënë nga Julian Sinanaj shpjegohet njohja e tij me të dyshuarit si porositës, Andon (Erion) Mëhillaj dhe Genis (Gentian) Mëhillaj si dhe me Ndriçim Gjokonën, gjithashtu i penduar i drejtësisë, i cili mendohet se ka qenë ndihmës i “vrasësit me pagesë”. Në dëshminë e tij Julian Sinanaj tregon vrasjen e Sokol Veizit në Orikum në gusht 2012, duke u shprehur se veç konfliktit të pronave me familjen Mëhillaj, shtetasi Genis Mëhillaj kishte pasur përplasje me Veizin që në vitin 1997.

Në rrëfimin e tij me detaje, i dyshuari si vrasës me pagesë shpjegon se gjatë gjithë kohës ka pasur dyshime se porositësit e atentateve mund ta vrisnin pasi nuk kishte besim tek ata, ndërsa shton se e ka nisur aktivitetin kriminal i shtyrë nga gjendja e keqe ekonomike pas kthimit nga Greqia.

Policia i sekuestron një bllok në banesë si provë materiale
Në faqem e pare ishte shkruar: “MOS FOL ME ASKËND DHE PËR ASGJË SE DO TË TË VRASIN”.

DITARI

BLLOKU – ISHTE I PËRBËRË NGA 20 FLETË, PËRMBANTE NJË LISTË TË MUNICIONEVE. ISHIN SHËNUAR QË NGA ARMËT E ZJARRIT, E DERI TE CELULARËT QË I PËRDORTE PËR MONTIMIN E TRITOLIT C4

VRASJET – NË BLLOK ËSHTË GJETUR DITA E SAKTË, ORA DHE VENDI I VRASJES SË SOKOL VEIZIT. TË NJËJTAT SHËNIME KA MBAJTUR EDHE PËR VRASJEN E AGRON ÇELËS, I CILI U EKZEKUTUA MBRËMJEN E 20 GUSHTIT 2013

TRITOLI – NË NJË TJETËR FLETË TË BLLOKUT, 31-VJEÇARI KISHTE SHËNUAR EMRAT E PERSONAVE QË U KISHTE VËNË TRITOLIN C4, TË TELEKOMANDUAR, PËRFSHI KËTU OBJEKTET DHE AUTOMJETET.

Shkodër, Djali i mjekut ka kryer një plagosje, motivi dyshohet për gjakmarrje

Eljon Hato, 26 vjeç, më 12 maj të vitit 2014 vrau në Shkodër pas një grindje banale 22-vjeçarin Indrit Hylli, si edhe plagosi shtetasin tjetër Jetmir Molla. Ai u kap, së bashku me të vëllanë në Laç.

I burgosuri – 
25-vjeçari Hato, banues në lagjen Kiras të Shkodrës, u arrestua në Laç pasi ishte shpallur në kërkim për vrasje me dashje, plagosje e rëndë me dashje dhe armëmbajtje pa leje

Mjeku – Ekzekutimi i mjekut dështoi falë ndërhyrjes në kohë të forcave të policisë, që prej ditësh kishin nën vëzhgim 21-vjeçarin Osman Malja, i paguar nga një i burgosur për të kryer vrasjen në Shkodër

Bashkëpunëtori – Policia thotë se në hetim është pikërisht Eljon Hato, si dhe bashkëpunëtori i tij Sh.Rr., i shpallur në kërkim si bashkëpunëtor në përgatitjen, porositjen dhe vrasjen e mbetur në tentativë të mjekut Agron Terolli.

Motivi – Policia thotë se djali i doktorit kohë më parë ka plagosur me armë zjarri pa leje një person, duke e lënë të paaftë fizikisht. Dënimin për këtë vepër penale po e kryen në Burgun e Shën Kollit në Lezhë.

 

Përgatiti: AlpeNews.al

 

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article Nga më i gjati, te më i rëndi. Kuriozitete për të mos u humbur nga Rusi 2018
Previous article Erjona Sulejmani i vë flakën Instagramit, shfaqet LAKURIQ para njerëzve (VIDEO)

F.autor

Postime të ngjashme

ALARM I ZJARREVE NË GREQI/ 27 vatra në 24 orë, 8 aktive dhe 4 nën monitorim Aktualitet

ALARM I ZJARREVE NË GREQI/ 27 vatra në 24 orë, 8 aktive dhe 4 nën monitorim

PAS ZJARRIT NË HOTEL/ Operatorët turistikë në Vlorë hapin dyert për pushuesit: Akomodim falas dhe ndihmë për të dëmtuarit Aktualitet

PAS ZJARRIT NË HOTEL/ Operatorët turistikë në Vlorë hapin dyert për pushuesit: Akomodim falas dhe ndihmë për të dëmtuarit

ÇFARË NDODHI NË SARANDË? Zbardhet konflikti ku mbeti i dhunuar Mateo Bakalli, 4 të ndaluar Aktualitet

ÇFARË NDODHI NË SARANDË? Zbardhet konflikti ku mbeti i dhunuar Mateo Bakalli, 4 të ndaluar

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT