• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 24 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

24 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
PRANON GABIMET/ Qeveria franceze: Protesta nuk u menaxhua siç duhet
Home
Nderkombetare

PRANON GABIMET/ Qeveria franceze: Protesta nuk u menaxhua siç duhet

18 March, 2019 F.autor Botë, Nderkombetare

Presidenti francez Emanuel Makron i ka shtyrë pushimet e planifikuara për fundjavën për të trajtuar çështjen dhe dëmet e protestës së dhunshme që jelekverdhët organizuan ditën e shtunë. Qeveria është zotuar të marrë masa që incidentet në Paris të mos përsëriten, ndërsa disa mbështetës të protestuesve shprehen se dhunën e vërtetë e shkakton qeveria me politikat e saj.

Qeveria franceze u përball të dielën me kritika të ashpra për menaxhimin e rendit dhe sigurisë gjatë manifestimit të dhunshëm të jelekverdhëve.

Kryeministri Eduard Filip pranoi se qasja ndaj sigurisë një ditë më parë kishte qenë e gabuar dhe do të korrigjohet në të ardhmen, por vlerësoi reagimin e forcave policore ndaj protestuesve.

Deklaratat e kreut të qeverisë erdhën pas një takimi urgjent me presidentin Emmanuel Macron, i cili pas protestave të së shtunës anuloi një fundjavë pushimesh të planifikuar në malet Pireneje.

Ministria e Brendshme njoftoi se në demonstratat e së shtunës në Paris kishin marrë pjesë rreth 10 mijë persona, apo gati trefishi i pjesëmarrësve të një jave më parë, ndërsa në të gjithë vendin u organizuan mbi 30 mijë qytetarë në protesta antiqeveritare.

Sipas policisë vendase, protesta e së shtunës përshkallëzoi në dhunë e nxitur nga rreth 1,500 elementë ekstremistë, që i vunë flakën, bastisën dhe vandalizuan makina e dyqane luksoze të gjendura në bulevardin prestigjioz “Shomps-Elize”.

Kryebashkiakja socialiste e Parisit, Anw Hidalgo, tha të dielën se ndjehej e dëshpëruar nga aktet e paprecedentë të bashkëqytetarëve të saj, por kërkoi shpjegime edhe nga qeveria.

Kjo ishte protesta më e dhunshme e jelekverdhëve pas asaj të 1 dhjetorit 2018.

Disa nga pjesëmarrësit në protestë mendojnë se të qenit paqësorë nuk u ka sjellë atyre asnjë avantazh në katër muajt e fundit, dhe se dhuna e tyre nuk mund të krahasohet me dëmet e mëdha që qeveria po shkakton me politikat e saj.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article MESAZH NGA SHQIPËRIA/ Ambasadori turk: Terrorizmi të mos injektohet në kombe
Previous article ARGUMENTAT E KPK/ Ulja e dënimit për vrasjen e dyfishtë, shkarkoi gjyqtarin Alfred Gjoni

F.autor

Postime të ngjashme

IZRAELI KREU GJENOCID? Komisioni hetimor i OKB-së: Ka shënjestruar qëllimisht fëmijët palestinezë në Gaza Botë

IZRAELI KREU GJENOCID? Komisioni hetimor i OKB-së: Ka shënjestruar qëllimisht fëmijët palestinezë në Gaza

TË SHTËNA ME ARMË ZJARRI NË MONTREAL/ Vriten një oficer policie dhe autori i krimit Botë

TË SHTËNA ME ARMË ZJARRI NË MONTREAL/ Vriten një oficer policie dhe autori i krimit

TENSIONET ME KINËN/ Tajvani nis stërvitjen ushtarake 5-ditore Botë

TENSIONET ME KINËN/ Tajvani nis stërvitjen ushtarake 5-ditore

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT