Aurela Hoxha ishte një nga të ftuarat e puntatës së fundit të spektaklit “Shiko Kush Luan” dhe duket se një nga përgjigjet e saj në emision është keqkuptuar disi.
Gjatë ditës së sotme, fashionista e njohur ka publikuar një mesazh që ka marrë në Instagram dhe që duket se e ka alarmuar. Në mesazhin në fjalë, një vajzë i thotë Aurelës se edhe ajo donte të bënte operacion gishtat e këmbës, ashtu siç Aurela deklaroi se kishte bërë, gjatë emisionit.
“Të kam parë tek ‘Shiko Kush Luan’ dhe je shprehur se ke bërë gishtat e këmbës operacion. Unë du atë bëj të mitë. Kam folur me dr.Skerdin po më tha që nuk e bëjnë. Ndihem shumë keq sepse s’jam rehat kështu si i kam, për të mos përmendur që asnjëherë s’vesh sandale. Të lutem më udhëzo ku mund t’i rimodeloj!”- i ka shkruar vajza Aurelës dhe kjo e fundit, e shqetësuar, nuk ka ngurruar t’i kthejë përgjigje.
“Ooo Zot i madh! Të jem e sinqertë, nuk më interesojnë të gjitha të pavërtetat që shkruajnë portalet, por ndikimi që kam tek ju më prek shumë, ndaj dhe dua të përgjigjem publikisht. Shpirt, ‘Shiko Kush Luan’ është një format për të luajtur e zbavitur, si të tillë e trajtova dhe unë. Ato përgjigje ishin ‘shaka’ dhe portalet ushqehen me këto ‘lajme’… Unë jam shumë e lumtur me gishtat e këmbës dhe çdo gjymtyrë që më ka falur Zoti, duket të jesh dhe ti!”-i është përgjigjur Aurela ndjekëses së saj.