Një 40 vjeçar nga Vlora ra në prangat e policisë pasi akuzohet për dhunë në familje.
Sipas forcave blu 40 vjeçari me iniciale A.SH dhunoi fizikisht e psikologjikisht nënën dhe vëllain.
Shtetasi i lartpërmendur, ditën e djeshme në lagjen “Nëntori” në banesë, ka dhunuar fizikisht e psikologjikisht nënën e tij shtetasen E.K., 64 vjeçe, duke thyer edhe Urdhër Mbrojtjen e saj.
Gjithashtu ky shtetas po në të njëjtën banesë ka dhunuar vëllain e tij shtetasin B.Sh., 32 vjeç.
Materialet hetimore iu referuan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Vlorë, ndaj tij për veprime të mëtejshme.


