• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 5 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

5 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
Pranë sulmit terrorist/ Gazetarja shqiptare rrëfen tmerrin që pa me sy
Home
Sociale

Pranë sulmit terrorist/ Gazetarja shqiptare rrëfen tmerrin që pa me sy

13 November, 2017 Redaktor2 Aktualitet, Sociale

Sado vite të kesh në gazetari, sado ngjarje të kesh kaluar dhe të kesh përcjellë për publikun, kur është fjala për sulme si ai i marsit të vitit të kaluar, kur Brukseli u përfshi nga një sulm terrorist, edhe guri do të dridhej.

Gazetarja e Abc News në Bruksel, Erisa Zykaj, ishte duke raportuar për televizionin kur në njërën prej metrove më të mëdha të Brukselit shpërtheu sulmi. Video gjatë së cilës ajo komunikonte me moderatoren e Abc në Tiranë, Suela Demiraj, bëri xhiron në rrjet duke emocionuar të madh e të vogël.

 

Duke raportuar live me telefon, vetëm pak metra larg metrosë ku ndodhi shpërthimi terrorist, Erisa ishte e tmerruar, sepse për më shumë se 40 minuta nuk arrinte të lidhej me bashkëshortin për të mësuar ku ishte djali. Kujtimin e asaj dite të tmerrshme paniku, Erisa e ka ndarë pasditen e sotme edhe me publikun nga “Rudina”, në Tv Klan. Për 17 vite, Erisa punon dhe raporton lajmet e Brukselit, aty ku ndodhet edhe selia e Bashkimit Europian, por kurrë si atë ditë nuk ishte ndier më e frikësuar: “Isha e tmerruar, sepse nuk po mendoja për veten.

 

Nuk po arrija dot të komunikoja me familjen, nuk dija nëse Zako kishte shkuar te djali në kopsht”, – tregon Erisa duke kujtuar me emocion atë ditë të trishtë. “Pyetja e menjëhershme e gazetares “Ti, a je lidhur me familjen?” më bëri të shpërtheja në lot. Po mbaroja nga paniku.

Ka qenë e tmerrshme, ishte raportimi më i vështirë”, – thotë Erisa, edhe pse, vite më herët, ajo kishte raportuar për mediat e huaja edhe luftën e Kosovës dhe ishte mësuar me dhimbjet: “Gjatë luftës së Kosovës, kam qenë duke përkthyer dhe kam qarë duke raportuar për mediat franceze. Si mund të isha ndryshe?” – tregon ajo, por megjithatë momenti më i dhimbshëm ka qenë pikërisht ai kur frika më e madhe ishte ajo për familjen.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article Pesë gjëra që ndoshta nuk i dini për Shërbimin Sekret Amerikan
Previous article Shteti ku rriten fëmijët më të lumtur, ja 6 rregullat e arta që ndjekin prindërit

Redaktor2

Postime të ngjashme

HUMBI JETËN NË KRYE TË DETYRËS/ Efektivi do të prehet në vendlindje, familja refuzon varrimin në Varrezat e Dëshmorëve Aktualitet

HUMBI JETËN NË KRYE TË DETYRËS/ Efektivi do të prehet në vendlindje, familja refuzon varrimin në Varrezat e Dëshmorëve

"EDI RAMA KA MBARU"/ Mijëra qytetarë revoltë nga Kryeministria: Revolucion! Shqipëri e re Aktualitet

"EDI RAMA KA MBARU"/ Mijëra qytetarë revoltë nga Kryeministria: Revolucion! Shqipëri e re

"ASNJË PARTIAK"/ Qytetarët refuzojnë përfaqësuesit politikë në protestë Aktualitet

"ASNJË PARTIAK"/ Qytetarët refuzojnë përfaqësuesit politikë në protestë

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT