• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 11 August, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

11 August, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
PRAKTIKË 3-MUJORE PRANË MINISTRISË SË ARSIMIT/ Punësim për 200 më të mirët
Home
Sociale

PRAKTIKË 3-MUJORE PRANË MINISTRISË SË ARSIMIT/ Punësim për 200 më të mirët

7 February, 2020 k.autor Aktualitet, Sociale

Ministria e Arsimit, Sportit dhe Rinisë ka hapur për herë të pestë aplikimet për Programin Kombëtar të Praktikave të Punës, në Administratën Shtetërore dhe Institucionet e tjera, Publike e Jopublike. Të rinjtë që dëshirojnë të përfitojnë përvojë pune në Administratën Publike duhet të zgjedhin institucionin në qytetin ku jetojnë që të mund të bëhen pjesë e programit, për të fituar eksperiencën e dëshiruar të punës. Në portalin e Praktikave http://praktika.arsimi.gov.al/ janë publikuar pozicionet e praktikës në 16 institucione shtetërore qendrore, 185 institucione të varësisë dhe 10 institucione të pavarura në të gjithë qytetet e Shqipërisë, në 61 bashki dhe 20 shoqëri tregtare.

Këtë vit Janë 2500 pozicione për praktikantë që japin mundësinë për të rinj profesionistë nga mosha 21 deri 26 vjeç, të cilët kanë përfunduar minimalisht ciklin e parë të studimeve ‘Bachelor’ dhe nuk kanë qenë pjesë e programit gjatë thirrjeve të mëparshme. Ata duhet të tregojnë interes për sektorin e përzgjedhur si dhe të kenë aftësi shumë të mira analitike e komunikimi. Pas vlerësimit të aplikimeve Institucionet përkatëse lajmërojnë fituesit nëpërmjet adresës së tyre elektronike. Faza e parë e këtij Programi, e njohur si ‘periudha e praktikës’ zgjat tre muaj dhe njihet si përvojë pune gjatë rekrutimit në institucionet e administratës publike dhe është pa pagesë. Qëllimi mbetet përfitimi i një përvoje kualifikuese për zhvillimin e mëtejshëm të aftësive profesionale, akademike dhe personale.Ndërkohë faza e dytë ofron mundësinë për të fituar kontratën një – vjeçare të punës, bazuar në performancën individuale dhe kërkesat e vetë institucioneve.

Në njoftimin zyrtar të ministrisë së Arsimit thuhet se “praktika e punës është përvoja profesionale, e cila u ofron studentëve shanse për të fituar dije të rëndësishme dhe aftësi në fusha që lidhen me formimin e tyre akademik. Praktika e punës duhet të jetë në përputhje me qëllimet dhe interesat e studentit, për t’i mundësuar atij kalimin e suksesshëm, nga universiteti drejt tregut të punës”.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article U PADIT NGA FAMILJA HAKLAJ PËR SHPIFJE/ Gjykata e Tiranës pushon padinë kundër Sali Berishës
Previous article BASKETBOLL/ Euroleague, Anadolu Efes nuk ndalet as në shtëpinë e kampionëve

k.autor

Postime të ngjashme

HYN NË FUQI LIGJI PËR POLICINË E SHTETIT/ Nga Drejtori i Përgjithshëm te shefat e komisariateve, ja ndryshimet kryesore Aktualitet

HYN NË FUQI LIGJI PËR POLICINË E SHTETIT/ Nga Drejtori i Përgjithshëm te shefat e komisariateve, ja ndryshimet kryesore

ÇFARË PO PLANIFIKONTE?! Policia ndalon turistin suedez, i gjen pistoletën me karrikator të mbushur... Aktualitet

ÇFARË PO PLANIFIKONTE?! Policia ndalon turistin suedez, i gjen pistoletën me karrikator të mbushur...

AKSIDENT I RËNDË NË GJIROKASTËR/ Plagosen 4 persona Aktualitet

AKSIDENT I RËNDË NË GJIROKASTËR/ Plagosen 4 persona

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT