• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 15 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

15 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
PRAG LUFTE/ Shqipëria i bashkohet deklaratës së BE-së, ku dënohet vendimi i fundit i Rusisë për dy rajonet e Ukrainës
Home
Politikë

PRAG LUFTE/ Shqipëria i bashkohet deklaratës së BE-së, ku dënohet vendimi i fundit i Rusisë për dy rajonet e Ukrainës

23 February, 2022 Delo.autor Politikë

Ministrja për Europën dhe Punët e Jashtme, Olta Xhaçka, deklaroi të mërkurën se “Shqipëria sapo ka vendosur t’i bashkohet deklaratës së Bashkimit Europian, që dënon fuqishëm vendimin e Rusisë për të njohur rajonet e Donetsk dhe Luhansk të Ukrainës si entitete të pavarura, dhe vendimin që pasoi për të dërguar trupa ruse në këto zona – deklaratë që përcakton se do të ketë sanksione shtesë ndaj Rusisë”.

Zonja Xhaçka i bëri këto komente gjatë fjalës së saj në hapje të Takimin e 14-të Komitetit Parlamentar të Stabilizim-Asociimit, një forum i anëtarëve të Kuvendit të Shqipërisë dhe të Parlamentit Europian, në të cilin diskutohen marrëdhëniet politike dhe ekonomike BE – Shqipëri.

Ministrja Xhaçka theksoi se Shqipëria mbetet tërësisht në një linjë me politikën e përbashkët të jashtme dhe të sigurisë të BE-së, si pjesë e angazhimit të saj në rrugën drejt BE-së dhe si ndjekëse e të njëjtave vlera dhe parime.

“Kjo bëhet edhe më e rëndësishme në këtë kohë të trazuar sfidash ndaj sigurisë sonë të përbashkët evropiane. Sulmet ndaj arkitekturës evropiane të sigurisë e bëjnë edhe më të domosdoshme qasjen e përbashkët të BE-së dhe rajonit tonë” – tha ministrja e jashtme e Shqipërisë.

Shqipëria dënoi të hënën njohjen e pavarësisë nga Rusia të rajoneve lindore të Ukrainës, Donetsk dhe Luhansk.

“Kjo është një shkelje e qartë e ligjit ndërkombëtar, e marrëveshjes së Minskut si dhe cënim i integritetit territorial dhe pavarësisë së Ukrainës. Shqipëria qëndron krah aleatëve dhe partnerëve ndërkombëtarë, në mbështetje të Ukrainës”, – deklaroi ministrja e Jashtme, Olta Xhaçka.

Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut presin hapjen së shpejti të negociatave për anëtarësim të plotë në Bashkimin Europian dhe konferencat e para ndërqeveritare për ecurinë e integrimit europian.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article "KAM NJË QË S'E KA ASKUSH"/ Fifi merr dedikimin e veçantë nga partneri i saj (FOTO)
Previous article ELIZABETA IMERAJ E "MBYLLI" NË QELI/ Kush është prokurorja që dënoi Becchettin me 17 vite burg

Delo.autor

Postime të ngjashme

FIKU TELEFONIN PASI U LARGUA NGA GRUPI I PS/ Çfarë postonte një javë më parë deputetja Koçeku: Shqipëria ka nevoje... Politikë

FIKU TELEFONIN PASI U LARGUA NGA GRUPI I PS/ Çfarë postonte një javë më parë deputetja Koçeku: Shqipëria ka nevoje...

REPLIKON ME PROTESTUESIT/ Rama: Mendon ndryshe nga unë, por nuk shan dhe nuk deliron online Politikë

REPLIKON ME PROTESTUESIT/ Rama: Mendon ndryshe nga unë, por nuk shan dhe nuk deliron online

HELENA KAÇE QË HAPI KONGRESIN E PS/ Thirrje neomalësores: Dorëzo Mandatin! Politikë

HELENA KAÇE QË HAPI KONGRESIN E PS/ Thirrje neomalësores: Dorëzo Mandatin!

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT