• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 9 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

9 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
PRAG LUFTE? Presidenti i Tajvanit: Të kundërshtojmë aneksimin nga Kina, të mbrojmë sovranitetin tonë!
Home
Nderkombetare

PRAG LUFTE? Presidenti i Tajvanit: Të kundërshtojmë aneksimin nga Kina, të mbrojmë sovranitetin tonë!

21 July, 2024 s.autor Botë, Nderkombetare

Tajvani duhet të mbrojë sovranitetin dhe të njohë kulturën dhe historinë e vet, ka thënë të dielën presidenti i ishullit, Lai Ching-te.

Lai, i cili është ngjitur në pushtet në maj, është ithtar i idesë për identitet të ndarë të Tajvanit prej Kinës, qëndrim që zemëron shpesh Pekinin, i cili e sheh ishullin si pjesë të pashkëputshme të territorit kinez.

Duke folur në një konventë të partisë së tij, Lai ka thënë se ata që kanë luftuar për demokraci të Tajvanit, e kanë pasur të qartë vendin e ishullit në botë. Ata nuk kanë “hezituar që të derdhin gjak dhe kanë dhënë jetët e tyre kundër idesë së gabuar që ‘Tajvani është bazë për të rimarrë tokën amë’ dhe kanë krijuar një politikë kombëtare që e vendos Tajvanin në krye”, ka thënë Lai.

Chiang Kai-shek dhe Qeveria e tij e mundur ka ikur prej Tajvanit më 1949, pasi e ka humbur luftën civile me komunistët e Mao Zedongut. Chiang ka shpresuar se do të mund të rigruponte forcat e veta në Tajvan dhe të sulmonte Kinën, për të shkatërruar partinë e Maos. Chiang ka vdekur më 1975, pa e arritur atë ëndërr.

Lai ka thënë se Tajvani tani ka prioritete tjera. “Tani ne kemi përgjegjësi për të bashkuar popullin, të kundërshtojmë aneksimin (prej Kinës) dhe të garantojmë sovranitet kombëtar”, ka thënë ai duke folur gjuhën tajvaneze, dhe jo gjuhën zyrtare të Qeverisë, mandarin.

“Ne duhet të bëjmë më të mirën që njerëzit të kuptojnë historinë dhe kulturën e Tajvanit, dhe të krijojnë një identitet kombëtar që 23 milionë që jetojnë në Tajvan e kanë një fat”, ka thënë ai.

Kina e konsideron presidentin e Tajvanit si “separatist”. Lai hedh poshtë pretendimet e Kinës për Tajvanin, duke thënë se ishulli duhet të vendosë vetë për të ardhmen

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article BILANCI I JAVËS/ Policia Rrugore: U pezulluan 145 leje drejtimi dhe mbi 27 mijë gjoba…
Previous article "NE SHQIPTARËT KEMI Q*** GARDIANET..."/ Thellohet skandali në burgjet angleze! Shqiptari tregon në TikTok për jetën seksuale në burg

s.autor

Postime të ngjashme

VIDEOLAJM/ Trump braktis intervistën në NBC News, debat i ashpër gjatë transmetimit: Më ka mbaruar durimi Botë

VIDEOLAJM/ Trump braktis intervistën në NBC News, debat i ashpër gjatë transmetimit: Më ka mbaruar durimi

IZRAELI BRESHËRI SULMESH NDAJ IRANIT/ Trump i shqetësuar për dëmtimin e negociatave, thirrje Netanyahut: Mos u hakmerr Botë

IZRAELI BRESHËRI SULMESH NDAJ IRANIT/ Trump i shqetësuar për dëmtimin e negociatave, thirrje Netanyahut: Mos u hakmerr

NGA IRANI NË UKRAINË/ Si po e sfidon lufta asimetrike fuqinë ushtarake konvencionale Botë

NGA IRANI NË UKRAINË/ Si po e sfidon lufta asimetrike fuqinë ushtarake konvencionale

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT