• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 19 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

19 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
PRAG LUFTE/ Ministri ukrainas i Mbrojtjes: Putin dëshrion të mbajë peng botën e lirë dhe të ringjallë Bashkimin Sovjetik
Home
Nderkombetare

PRAG LUFTE/ Ministri ukrainas i Mbrojtjes: Putin dëshrion të mbajë peng botën e lirë dhe të ringjallë Bashkimin Sovjetik

22 February, 2022 Delo.autor Botë, Nderkombetare

Ministri i Mbrojtjes së Ukrainës, Oleksii Reznikov tha të martën se presidenti rus Vladimir Putin “ka treguar fytyrën e tij të vërtetë”, duke e akuzuar atë se donte “të mbante peng botën e lirë”.

Në një deklaratë drejtuar d anëtarëve të forcave të armatosura të Ukrainës, Reznikov tha se “Kremlini ka bërë një hap tjetër drejt ringjalljes së Bashkimit Sovjetik”.

“Errësira e pasigurisë ka rënë. Atë që ju e dini për tetë vjet, e gjithë bota e ka parë tani”, tha ai në deklaratën e postuar në faqen e internetit të ministrisë.

Reznikov akuzoi presidentin rus për “një luftë të ndyrë gjatë gjithë këtyre viteve, duke u fshehur pas grave dhe fëmijëve”.

Putin mbajti një fjalim të gjatë televiziv të hënën në mbrëmje, duke njoftuar vendimin e tij për të njohur pavarësinë e pjesëve të kontrolluara nga separatistët në Ukrainën lindore dhe duke urdhëruar dërgimin e forcave ruse.

Ministria e Jashtme e Ukrainës tha të hënën se duke njohur “kuazi-entitetet që kishte krijuar” në Donetsk dhe Luhansk, Rusia “ka kundërshtuar në mënyrë flagrante normat dhe parimet themelore të së drejtës ndërkombëtare”.

Ministria tha se Rusia kishte “shkelur sovranitetin dhe integritetin territorial të Ukrainës brenda kufijve të saj të njohur ndërkombëtarisht” dhe i kërkoi komunitetit ndërkombëtar të zbatojë sanksione.

Deklarata gjithashtu i kërkoi Perëndimit të ushtrojë presion të madh financiar ndaj Rusisë për të parandaluar agresionin e mëtejshëm.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article DONALDI I VESHUR SI "SPIDERMAN"/ Dalin pamjet nga festa e VIP-ave të "Big Brother" (FOTO+VIDEO)
Previous article UEFA ME "PLAN B"/ Tensionet mes Rusisë dhe Ukrainës: Rrezikohet finalja e Champions League

Delo.autor

Postime të ngjashme

MARRËVESHJA SHBA-IRAN/ JD Vance me gjuhë të ashpër ndaj kritikëve izraelitë: Gabim të sulmosh Trump, zgjohuni Botë

MARRËVESHJA SHBA-IRAN/ JD Vance me gjuhë të ashpër ndaj kritikëve izraelitë: Gabim të sulmosh Trump, zgjohuni

MEMORANDIUMI I MIRËKUPTIMIT MES SHBA DHE IRANIT/ Anulohet ceremonia e firmosjes që u planifikua në Zvicër Botë

MEMORANDIUMI I MIRËKUPTIMIT MES SHBA DHE IRANIT/ Anulohet ceremonia e firmosjes që u planifikua në Zvicër

ANALIZA e BBC: Marrëveshja mes Iranit dhe SHBA-së, goditje për Netanyahun Botë

ANALIZA e BBC: Marrëveshja mes Iranit dhe SHBA-së, goditje për Netanyahun

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT