• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 4 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

4 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
Pr.buxheti 2018/ Bushati: Arsyet pse u fut TVSH për biznesin e vogël. Spaho: Riciklohen paratë e drogës
Home
Shqipëri

Pr.buxheti 2018/ Bushati: Arsyet pse u fut TVSH për biznesin e vogël. Spaho: Riciklohen paratë e drogës

13 November, 2017 Redaktor2 Politikë, Shqipëri

Deputeti i Partisë Socialiste, Ervin Bushati ka thënë se me pr.buxhetin e vitit 2018 do të rriten investimet dhe ekonomia e vendit. I ftuar në emisionin ‘Studio e Hapur’ të gazetares Eni Vasili në News24, Bushati tha se futja e TVSH-së për biznesin e vogël bëhet për të ulur informalitetin dhe për të formalizuar ekonominë.

“Buxheti i viti 2018 është një progresion normal dhe më në fund po flasim një trend rritës për ekonominë. Unë nuk pres që minoranca të bashkohet me buxhetin se do ishte vetëvrasje poltike. Buxheti 2018 është si një vizitë tek një doktor, ku mjeku përcakton parametrat kryesore të pacientit. Buxheti është gjendja e ekonomisë shqiptare. Gjithashtu me ketë buxhet orientohen edhe investimet. Shqipëria ka parametra të mira ekonomike dhe nuk është premtim bosh. Ka një progresion normal, futja e TVSH bëhet për të ulur informalitetin dhe për të formalizuar ekonominë. Nuk bëhet për rritje taksash, apo për t’i bërë presion biznesit të vogël. Bizneset do përfitojnë nga kjo konkurrencë e ndershme”- tha Ervin Bushati.

Ndërkohë deputeti i PD, Edmond Spaho u shpreh se me këtë pr.buxhet fillon faza e pastrimit dhe riciklimit të parave nga droga.

“Nëse vendi deri më tani ka shkuar drejt kanabizimit, tani po kalojmë në fazën e pastrimit të parave të mbledhura nga kanabisi. Kur jemi në situata të tilla orientimi i parave shkon drejt industrisë së hotelerisë. Të gjitha vendet që kanë rënë pre e drogës kanë rënë pre e pastrimit të parave. Paraja e akumuluar nga kanabisi futet lehtësisht në kanalet zyrtare. Me ketë buxhet fillon faza e pastrimit dhe riciklimit të parave nga droga”- tha deputeti i PD, Edmond Spaho.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article Foshnja 10 muajshe peshon 62 kg/ Mjekët: Nuk e shpjegojmë dot (Foto)
Previous article 15,000 shkencëtarë paralajmërojnë dëme të pakthyeshëme

Redaktor2

Postime të ngjashme

INTERPELANCA NË KUVEND/ Lamallari ironizon Balliun: Delirant të thuash që ke zemër të bukur Politikë

INTERPELANCA NË KUVEND/ Lamallari ironizon Balliun: Delirant të thuash që ke zemër të bukur

"MARKSISTË-LENINISTË TË VEGJËL"/ Përplasje e ashpër mes deputetit demokrat dhe të Lëvizjes Bashkë Politikë

"MARKSISTË-LENINISTË TË VEGJËL"/ Përplasje e ashpër mes deputetit demokrat dhe të Lëvizjes Bashkë

"BËNI TEATËR ME ZVËRNECIN"/ Deputeti socialist sulmon opozitën: Nuk folët kur duhej, dolët për show Politikë

"BËNI TEATËR ME ZVËRNECIN"/ Deputeti socialist sulmon opozitën: Nuk folët kur duhej, dolët për show

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT