• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 30 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

30 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Biznes
  • GoodNews
  • Movers
  • Portret
POZITIVE/ Instituti i Vjenës: Ekonomia shqiptare rritje me 6.4%
Home
Ekonomi

POZITIVE/ Instituti i Vjenës: Ekonomia shqiptare rritje me 6.4%

25 October, 2021 s.autor Ekonomi

Institucionet më të rëndësishme ndërkombëtare kanë përditësuar parashikimet e tyre me rritje sa i takon ecurisë së ekonomisë së vendit tonë.

Pas Fondit Monetar Ndërkombëtar dhe Bankës Botërore së fundmi është Instituti i Vjenës (WIIW) ai që raporton për rritje me ritme më të shpejta të ekonomisë shqiptare se sa parashikimet e fillimvitit.

“Rimëkëmbja në formë “V” që ne shohim sugjeron se ekonomia është kthyer në rrugën e duhur dhe do të mbetet e shëndoshë. Rritja e PBB-së do të përshpejtohet në 6.4% në vitin 2021 dhe do të qëndrojë mbi 4.5% në periudhën afatmesme”, thuhet në raportin e WIIW-së.

Më herët, në muajin prill WIIW parashikonte një rritje ekonomike të Shqipërisë me rreth 4.5 %.

Sipas raportit, sektori i turizmit ka pasur një vit mbresëlënës dhe po i afrohet nivelit të tij para pandemisë.

“Rritja do të udhëhiqet nga investimet dhe nga kërkesa optimiste e jashtme dhe e brendshme, por rreziqet negative që rrjedhin nga tregjet ndërkombëtare dhe pandemia kërkojnë vigjilencë”, theksohet në raport.

Në përfundim të konsultimeve të Artikullit IV, shefja e Misionit të FMN-së për Shqipërinë, Yan Sun deklaroi më 12 tetor se rritja ekonomike e Shqipërisë parashikohet për këtë vit 7.6-7.8 %, nga 5.5 % që ishte vlerësimi fillestar.

“Politikat e ndjekura kanë luajtur rol kritik në ruajtjen e mjeteve të jetës duke i hapur rrugën rimëkëmbjes në vijim. Pas kontraktimit me 4 % në 2021 parashikimi në 2021 është 7.6-7.8 %. Në vitin 2022 rritja ekonomike parashikohet të shkojë në 3.8 %”, tha Sun.

Ndërsa javën e shkuar Banka Botërore publikoi raportin ekonomik për Ballkanin Perëndimor, në të cilin theksohej se ekonomia e Shqipërisë po rimëkëmbet më shpejt seç pritej, pas krizës historike të shkaktuar nga pandemia COVID-19.

“Pas tkurrjes së ekonomisë me 4 për qind gjatë vitit 2020, për vitin 2021, parashikohet që rritja e PBB-së të shkojë në 7,2 për qind, një nga më e lartat në vendet e Ballkanit Perëndimor. Kjo rimëkëmbje e fortë mbështetet kryesisht te konsumi, turizmi dhe ndërtimi”, bën të ditur raporti.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article ZARFE ME PLUMBA/ Kërcënohet me vdekje kryeministri slloven dhe ministri i Mbrojtjes
Previous article MASAT ANTI-COVID/ Nga nesër Italia "mbyll" kufirin me Shqipërinë, nuk ka më...

s.autor

Postime të ngjashme

ÇMIMET E LARTA ZBRAZIN PRIVATËT NË VLORË/ Pushuesit dhe turistët e huaj dynden në plazhet publike Ekonomi

ÇMIMET E LARTA ZBRAZIN PRIVATËT NË VLORË/ Pushuesit dhe turistët e huaj dynden në plazhet publike

18 VITE PUNË PËR TË BLERË NJË SHTËPI/ Tirana ia kalon edhe Parisit, Vjenës e Londrës Ekonomi

18 VITE PUNË PËR TË BLERË NJË SHTËPI/ Tirana ia kalon edhe Parisit, Vjenës e Londrës

MIRATOHEN KREDITË E BUTA PËR PUNONJËSIT E ADMINISTRATËS/ Ministrja Ibrahimaj: 300 kuota të lira, me normë interesi zero Ekonomi

MIRATOHEN KREDITË E BUTA PËR PUNONJËSIT E ADMINISTRATËS/ Ministrja Ibrahimaj: 300 kuota të lira, me normë interesi zero

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT