• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 19 October, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

19 October, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
POZITIV ME COVID-19/ Doktorët japin detajet: Ja gjendja shëndetësore e Trumpit. Ja me çfarë po TRAJTOHET
Home
Nderkombetare

POZITIV ME COVID-19/ Doktorët japin detajet: Ja gjendja shëndetësore e Trumpit. Ja me çfarë po TRAJTOHET

4 October, 2020 F.autor Botë, Nderkombetare

Gjendja e presidentit të Shteteve të Bashkuara Donald Trump është duke u përmirësuar dhe ai mund të lëshohet nga spitali më 5 tetor, thanë mjekët që merren me trajtimin e tij në Qendrën Mjekësore Ushtarake Walter Reed.Mjekët thanë se nivelet e oksigjenit të presidentit Trump kishin rënë dy herë shkurtimisht ditët e fundit dhe ai po trajtohet me steroid. Por, ata dhanë një vlerësim optimist të shëndetit dhe perspektivës së presidentit 74-vjeçar.

“Pacienti po vazhdon të përmirësohet. Ai ka mbetur pa ethe që nga e premtja në mëngjes, shenjat e tij jetike janë të qëndrueshme”, u tha mjeku Sean Dooley gazetarëve në Qendrën Kombëtare Mjekësore Ushtarake Walter Reed, ku Trump ka marrë trajtim që nga 2 tetori.

Trump dhe Zonja e Parë, Melania, u diagnostikuan me sëmundjen që e shkakton koronavirusi, COVID-19, të premten.Trump, në të njëjtën ditë, u shtrua në Qendrën Mjekësore Ushtarake Walter Reed.

Në një video katër minutëshe të postuar në Twitter në 3 tetor, Trump tha se ndihej “shumë më mirë” dhe shpresonte që “të kthehej së shpejti” për të përfunduar fushatën përpara zgjedhjeve të 3 nëntorit.Trump tha se ditët e ardhshme do të jenë “provë e vërtetë” pasi ai falenderoi të gjithë në Shtetet e Bashkuara dhe në të gjithë botën për mbështetjen e tyre.

Ai do të vazhdojë të punojë nga suita presidenciale e spitalit, e cila është e pajisur për ta lejuar atë të vazhdojë detyrat e tij zyrtare, tha Shtëpia e Bardhë.Sëmundja e papritur e Trumpit është një goditje në fushatën e tij të rizgjedhjes dhe vë në qendër të vëmendjes pandeminë dhe reagimin e presidentit për minimizimin e ashpërsisë së koronavirusit, i cili ka vrarë më shumë se 200,000 amerikanë dhe ka infektuar mbi 7 milionë.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article VJESHTA E "LËKURËS"/ Vajzat e ekranit të dashuruara me këto kombinime. Ja pse nuk duhet të mungojë në garderobën tuaj
Previous article KATASTROFË HISTORIKE/ Liverpool kthehet 57 vite mbrapa. Aston Villa poshtëron keq Kampionët e Anglisë

F.autor

Postime të ngjashme

ANALIZA e “Politico”: Dilema e madhe e Zelenskyt me Trump, të rezistojë apo të tërhiqet? Rreziqet dhe shpërblimet për Ukrainën Botë

ANALIZA e “Politico”: Dilema e madhe e Zelenskyt me Trump, të rezistojë apo të tërhiqet? Rreziqet dhe shpërblimet për Ukrainën

ARABIA SAUDITE NË SULMET HUTHI/ 13 të vdekur nga goditja në aeroportin e Riadit Botë

ARABIA SAUDITE NË SULMET HUTHI/ 13 të vdekur nga goditja në aeroportin e Riadit

POLONI/ Arrestohet i dyshuari për planifikimin e një sulmi ndaj kryeministrit Donald Tusk Botë

POLONI/ Arrestohet i dyshuari për planifikimin e një sulmi ndaj kryeministrit Donald Tusk

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT