Ministria e Shëndetësisë bëri me dije sot se numri i të infektuarve me Covid-19 në vendin tonë ka arritur në 400, por në Sptitalin Infektiv sot ka shkuar vetëm një urgjencë duke rënë numri i urgjencave krahasuar me ditët e tjera.
Në shërbimin infektiv aktualisht janë 52 të shtruar. 5 prej tyre janë në terapi intensive. Në spitalin COVID 2 “Shefqet Ndroqi”, janë 6 pacientë të shtruar gjithsej. Nga këta 5 pacientë janë në terapi intensive, 1 në pavion, ndërsa 4 pacientë janë të intubuar.
Kësisoj në dy spitalet COVID aktualisht po marrin shërbim 58 pacientë.
Gazetari Erion Skëndaj ka dhënë informacione mbi gjendjen shëndetësore të mjekut Roland Xhaxhu, Andi Koraqit dhe të deputetit Adriatik Alimadhi të cilët janë të shtruar në spital.
Msohet se Alimadhi, deputeti i vetëm shqiptar i prekur nga COVID-19 po trajtohet me oksigjen me maskë. Ndërkaq ai ka saturim të mirë të oksigjenit në gjak.
Mjeku Xhaxho ka probleme me frymëmarrjen por s’ka komplikacione kurse Koraqi nuk ka vështirësi as në frymëmarrje dhe as komplikacione. Ky i fundit ka probleme me obezitetin.


