Kryetarja e Lëvizjes për Integrim Monika Kryemadhi thotë se është doktoreshë në shkencat Juridike, por në shkencat juridike dhe ekonomike.
Duke folur nga selia blu Kryemadhi tha se Rama nuk ka shans që t’i bëj 14 deputetë.
Ndërkohë ajo u shpreh se PS në rrethe ka nisur fushatën dhe ka hapur zyrat elektorale për zgjedhjet e parakohshme që do vijnë sipas Kryemadhit.
“Unë nuk jam doktoreshë në shkencat Juridike, por në shkencat juridike dhe ekonomike, Rama nuk ka për t’i bërë 140 deputetë.
Nëse do të ketë 140 deputetë, le të vazhdojë, por unë besoj se nuk do ta ketë dot shansin për 140.
Nuk ka më dialog, por zgjedhje të reja. Vetë specialistët, edhe pse bëjnë si të fortë, po përgatiten për zgjedhje të parakohshme dhe pse bëjnë si të fortë, vera do të fillojë me zgjedhje parlamentare dhe jo lokale.
Në fier e në disa qytete të tjera ata kanë hapur zyrat elektorale dhe po fillojnë fushatën”,– tha Kryemadhi.
Ndërkohë sot 4 kandidatë të LSI u betuan në Kuvend dhe morën mandatit e deputetit.


