Tashmë është bërë traditë për Policinë e Shtetit të jetë aktive thuajse gjatë gjithë ditës në faqen e saj të “Facebook”-ut.
Postimi për efektivin/efektiven e ditës nuk ka munguar as sot.
Ndryshe nga ditët e tjera sot Policia e Shtetit ka përzgjedhur të na prezantojë me dy policë, një efektive e bluve në Lezhë Xhoana e cila në kuadër të programit të sigurisë për plazhet po punon me një koleg nga Kosova, Mehmetin.
POSTIMI I POLICISË
Mirëmëngjes nga Policia e Shtetit. Jam Xhoana, prej 3 vitesh punonjëse e Policisë Rrugore në Lezhë, së bashku me kolegun tim Mehmetin, punonjës i Policisë së Kosovës jemi në shërbim për ruajtjen e parametrave të sigurisë rrugore, veçanërisht gjatë sezonit turistik. Fluksi është mjaft i lartë, por me shërbim të përforcuar, po ja dalim të menaxhojmë trafikun dhe ngarkesën. Duke ju uruar pushime të mbara, për çdo shqetësim e problem, në 112.