Një ngjarje tragjike ndodhi ditën e djeshme, ku Armand Hallvaxhiu u nda nga jeta në thellësinë e ujërave të Karaburunit teksa bënte zhytje.
Armando Hallvaxhiu ka punuar në disa media kryesore në vend, ndërsa së fundmi i ishte bashkuar ekipit të televizionit më të madh informativ në vend News24.
Mandi njihej për përkushtimin në punë dhe pasionin që kishte për zhytjen në thellësitë e detit si dhe peshkimin.
Këtë e shpreh edhe keshilltari për median tek Ministria e Arsimit, Mariglen Mertiri, kur shkruan:
“Detin qe doje me shume, te mbajti per vete si nje koral te cmuar! Kush mund ta besonte se ti qe zhysje sa e sa amatore cdo vit, sot fati do te rezervonte kete surprize te hidhur. Une isha nje nga amtoret qe pata fatin te provoja thellesine e detit per shkak te sigurise tende dhe nuk do e harroj lehte. Sa e sa kronika te vecanta dhe te guximshme ne vite. Do mbetesh i paharruar mes nesh.”




