• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 9 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

9 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
POSTIMET DENIGRUESE I MORËN JETËN/ Vetëvrasja e nënës së 4 fëmijëve, konflikti me koleget nisi në fabrikë
Home
Breaking News

POSTIMET DENIGRUESE I MORËN JETËN/ Vetëvrasja e nënës së 4 fëmijëve, konflikti me koleget nisi në fabrikë

6 January, 2024 s.autor Aktualitet, Breaking News, Kronikë

Gjuha e urrejtjes dhe bullizmi në rrjetet sociale kanë çuar drejt vdekjes nënën e 4 fëmijëve në Durrës.
41-vjeçarja nga Sukthi u vetëvra pas përdorimit të një sasie fotoksine më 2 janar. Duhej të ishte një ditë feste, pasi ishte ditëlindja e vajzës së madhe të saj, por ajo zgjodhi të vetëvritet. T’i japë fund kalvarit të akuzave të padrejta ndaj saj.
Ajo punonte prej vitesh në këtë fabrikë për prodhimin e litarëve dhe këtu nisi dhe konflikti me një punonjëse tjetër. Konflikti u transferua në rrjetet sociale, në TikTok ku u publikua dhe një video me foto të viktimës dhe fyerje të rënda ndaj moralit dhe dinjitetit të saj.

Në dhjetor të vitit 2022 Bedrie Loka pati denoncuar në polici se në rrjetet sociale ishte hapur një profil i rremë me emrin e saj. Në lidhje me këtë kallëzim policia deklaroi se e ka referuar çështjen në prokurori, ndërsa familjarë dhe drejtues të fabrikës i shmangen deklarimeve mbi ngjarjen. Jashtë mikrofonit, familjarë dhe të afër thonë se çështja u mbyll pas largimit nga puna të punonjëseve të përfshira në këtë rast bullizmi pas një konflikti banal të nisur në vendin e punës.
Por viktima vijonte të jetonte mes thashethemnajës në një komunitet të vogël. Me kthimin e bashkëshortit të saj për festën e fundvitit, më 27 dhjetor situata u rindez. Presioni dhe konflikti në familje u hap sërish edhe më i ashpër. Ndaj dyshohet se ajo zgjodhi t’i japë fund jetës së saj.

E ndërsa prokuroria ka nisur hetimet për zbardhjen e këtij rasti dhe vënien para përgjegjësisë ligjore të personave që kanë keqpërdorur të dhënat e saj, shoqëria civile ka njoftuar organizimin e protestave në lidhje me vdekjen e Bedries dhe padrejtësive që u bëhen vajzave dhe grave dhe bullizmit në rrjetet sociale. Gjuha e urrejtjes vazhdon të dëmtojë psikologjikisht mjaft persona, ndërkohë që këtë fillimviti regjistroi dhe viktimën e parë të saj, e cila kërkon drejtësi

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article EMRI/ E “tradhtuan” cigaret, arrestohet në Napoli i shumëkërkuari shqiptar
Previous article SHI DHE ULJE TEMPERATURASH/ Parashikimi i motit për fundjavën në të gjitha qytetet

s.autor

Postime të ngjashme

"PO MARRIM PUNTORË NGA EGJIPTI, MË PRODUKTIVË..."/ Artan Dulaku zbulon nëse po pastohen para nga ndërtimi në Shqipëri Aktualitet

"PO MARRIM PUNTORË NGA EGJIPTI, MË PRODUKTIVË..."/ Artan Dulaku zbulon nëse po pastohen para nga ndërtimi në Shqipëri

"SHQIPËRI E RE"/ Tirana ‘pushtohet’ nga protestuesit, marshim në rrugët e kryeqytetit, thirrje kundër Ramës Aktualitet

"SHQIPËRI E RE"/ Tirana ‘pushtohet’ nga protestuesit, marshim në rrugët e kryeqytetit, thirrje kundër Ramës

"MOS GUXO TA ÇOSH NË KONFLIKT CIVIL"/ Qytetarët mesazh Ramës: E dimë që ke futur patronazhistë Aktualitet

"MOS GUXO TA ÇOSH NË KONFLIKT CIVIL"/ Qytetarët mesazh Ramës: E dimë që ke futur patronazhistë

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT