Ish-ministrja e Integrimit, Majlinda Bregu ka reaguar pas disa shkrimeve se i është ofruar një post i rëndësishëm nga kryeministri Edi Rama.
Përmes një statusi në Facebook, Majlinda Bregu e ka pohuar se ka aplikuar për pozicionin e Sekretarit të Përgjithshëm të Këshillit te Bashkëpunimit Rajonal, por ky nuk është pozicion që varet dhe ofrohet nga qeveria shqiptare.
Statusi i plotë:
Po lexoj një lajm qe paska marre dhënë për aplikimin tim për pozicionin e Sekretarit te Përgjithshëm, te Këshillit te Bashkëpunimit Rajonal .
E para: PO! Kam aplikuar me emrin tim per ketë pozicion. I cili është i pari i këtij niveli qe nëse do ta fitoj, i jepet një shqiptari.
E dyta! Nuk është pozicion qe varet nga qeveria shqiptare dhe per rrjedhoje nuk mund te ofrohet nga qeveria shqiptare. Nota duhet te përcillet zyrtarisht nga Ministria e Jashtme sic ndodh me çdo kanditat nga vendet e tjera qe kane aplikuar.
Zgjedhja e Sekretarit te Përgjithshëm eshte nje proces i gjate perzgjedhje, votimesh ne disa nivele nga te gjitha vendet e Evropes Juglindore dhe ku Komisioni Europian eshte partneri i tij kryesor. Sigurisht qe nuk i kushton asnje lek taksapaguesve shqiptare.


