“Opozita e bashkuar” edhe pse nuk është më pjesë e Parlamentit që pas djegies së mandateve, ka zhvilluar sot protestën e radhës para Kuvendit ndërkohë që brenda sallës votohej për ligje të rendesishme.
Ndryshe nga dy protestat e mëparshme, kjo e sotmja ishte e më e organizuar e dukej se kishte një qëllim final, atë të provokimit të policisë deri në pikën e fundit teksa pamë të hidheshin çdo gjë drejt tyre. Nga shkopinjtë, tek sendet e madje protestuesit thyen edhe xhamat e makianve të efektivëve.
Megjithatë, sërish protesta e opozitës çalon. Ndodh gjithmonë e njëjta gjë. Pikërisht atëherë kur protestuesit janë në “kulmin e tyre”, Lulzim Basha bën thirrje për tërheqje.
Kësaj të fundit, I ka shtuar edhe fjalinë “do të mblidhemi javës tjetër, për të rrëzuar Edi Ramën”.
Kjo u përdor para 16 shkurtit, ditën e enjtë pas 16 shkurtit, dhe sot teksa u mbyll kreu I demokratëve lajëmroi për një tjetër protestë javën që vjen.
Shtyrje javë pas jave, për të rrëzuar një regjim po kthehet tanimë në një lojë.
Është e paqartë se çfarë kërkon të bëj opozita e bashkuar, por e sigurt është që në këtë rrugë, është shumë larg rrëzimit të kryeministrit Rama.
Përgatiti: AlpeNews.al


