Gjashtë ditë pas vrasjes se Lirije Lamit, Marjana Cmeta, asokohë 20 vjeçe shkoi në shtëpinë e Hysen Shehut, i njohur si hoxhë, për t’u rrëfyer tek ai për krimin. Ajo nuk e dinte se hoxha po e regjistronte dhe po e filmonte të gjithë rrëfimin e saj për krimin në familjen Lami. Ishte nuse për djalë të vetëm Marjana Cmeta dhe me këtë argument e fejuan që 18 vjeçe me mblesëri. Pas një viti Marjana edhe studente për mësuesi, u kthye tek prindërit, atëherë kur në ditën e pestë në shtëpinë e të shoqit vajtohej vjehrra.
Sipas xhaxhait të saj, Marjana është edhe besimtare duke qenë se ka kryer shkollën e Medresesë.
Janë shumë faktorë që e “zhveshin” Marjanën nga brishtësia apo edhe nga fakti se ajo besonte në fe, duke pasur parasysh edhe shkollimin e saj.
Nga të gjitha detajet e deritanishme, duket se Marjana (nusja), është treguar gjakftohtë duke mos e kursyer në asnjë moment jetën e vjehrrës së saj.
Në rrefimin e saj te imami, por edhe tek rrefimi i Oltit, ish bashkeshortit, duket se Marjana ka patur shpeshhere mosmarrveshje me vjehrrën aq edhe sa mendonte se ajo ishte magjistare. Gjë e cila, të bën të dyshosh nëse 21 vjeçarja ishte e kthjellët në ato që po bënte.
Sjellja e saj gjithashtu, nuk duket aspak normale. Nisur nga fakti se pas helmimit ajo e ka kafshuar viktimën, deri tek e folura pa dridhje qerpiku në “përgjim”.
Aty ku dhe, Marjana tregon se vjehrra nuk jepte shpirt dhe ajo është përpjekur ta mbysë me shall e më pas me sende të tjera, derisa ia ka arritur qëllimit.
Çfarë tha xhaxhai i Marjanës:
Familja Lami po hedh baltë mbi vajzën tonë, Lirie Lami ka tentuar të vetëhelmohet edhe më parë.Vajza ka shkuar te hoxha ne vjehrrin dhe të vëllanë. Vajza është e pafajshme.
Vajza ka thënë Zoti t’ja falë mëkatet vjehrrëzs. Marjana ishte 8 muajshe shtatzanë”.
Çfarë tha Marjana në videon e regjistruar nga hoxha:
Marjana– Edhe vje atë ditë e i them që kam një ilaç që na shëron nga të këqijat…
Hoxha– Po…
Marjana– Edhe kjo më thotë mu po thotë… a kupto ma jep, po i thashë që ka një erë të keqe i thashë, unë nuk besoj ta durosh, nuk ka problem edhe unë ja mbush kshu… i bravo….
Hoxha- Ëhëëë..
Marjana- Po në momentin që e pinte po nuk e di, po më po smë…më vriste aq shumë ktu, saqë të paktën unë e thojsha…
Hoxha– Të iki magjistarja, të eliminohet ktu…
Marjana– Edhe pastaj nuk e di kur … kur filloj tu u bo keq e më keq prap..nejse… Edhe po pastaj nuk fillova t’u u ndje keq se filloi ëëëë …duke bo ca shikime ke parasysh, kshu, edhe foli me vete, ishte e pavetdishme a nuk e di unë, i iknin sytë e mendonte se aty po i ikte shpirti, mos ashtu e ja boni “çfarë të bëj unë, ku të shkoi unë”, a kupto, i lëvizte sytë në një mënyrë shumë të frikshme, kupto, u duktë që ishte tu fol me dikë, ja bonte “çfarë të bëj unë, ku të shkoj unë” …mu aty ….mu fut frika, mos thashë jan …mos dun me e shpëtu ato…
Hoxha- Edhe e godite…
Marjana– Jo, nuk e godita, nuk isha te momenti që ajo…domethënë a kupto…edhe shkoj ke….po kalonte ora e thosha si do ja bëj kësaj….edhe por ku shkosha ajo prap ato shikime domethënë, ato shikime mu më kanë shkatarru…
Hoxha– S’kishte as të vjella as kshu…
Marjana- Po, kishte të vjella..
Hoxha- Ëhë..
Marjana- Edhe pastaj shkoj te dhoma gjumit e imja, pashë atë nusen e xhajës që po vinte po sillte lopët, thashë ta mbys tashi direkt, nuk kishe me prit më me bo punë ilaçi, nuk e di, marr një shall…
Hoxha- Ëhëë..
Marjana– Në momentin që e shoh te krevati ajo tremet e kupto, a kupto, e filloj duke bërtit hape dritaren e kupto, derisa shkojm te dhoma tjetër, domethënë në ato momente…
Hoxha- Aha…
Marjana- Jena përplas derisa nuk e di unë, nuk…nuk po më……e kisha harru domethënë sepse po mendoja që të paktën kur ta vras të mbaroj kjo gjë… a kupto që … që ta dish që po bën diçka ashtu po në ato momente nuk e dija ngaqë kom qen në tension a kupto, që sepse ajo bërtiste hape dritaren e ktë… edhe thashë në ato momente unë po thoja që tashi erdhi fundi, do e marrin vesh të gjithë që e vrava atë…kjo a kupto…atë nuk po e vrisja dot domethënë…
Hoxha- More shallin..
Marjana- Shalli nuk i boni gjo, kupto, se ajo u mundu me e mbajt me dorë kupto, i vuna durët…
Hoxha- Po…
Marjana- Aty nuk e di unë, nuk e kuptova ashtu, vetëm e pashë që …i iku ftyra, domethënë e kshu ashtu, po kur e lëshojsha durët prapë …thosha o Zot…ishte duke më ik truni…
Hoxha- Po, po nejse hë…
Marjana– Edhe e marr pastaj domethënë, e çoj tek dhoma gjumit, e marr…
Hoxha– Ëhë, pastaj, dha shpirt?
Marjana– Nuk e di, nuk isha e sigurtë, a kupto, sepse unë kur e lëvizja, e ajo prapë merrte frymë domethënë, a kupto…
Hoxha– Po…
Marjana-Edhe shkoj pastaj xhaxhi e i them që mami është s’mur, shkoj me vrap a kupto. Thon ka maru e kështu, kur e ngrejti kjo nusja e xhaxhit ka pas frymë, mu aty thashë mori fund edhe sa shkojshim rrugës në spital thonin këto o ka mbaru, mu po më shkonte truni, bobo kjo akoma është gjallë, a kupton, do merret gjithçka e vërteta vesh?
Hoxha- Ëhë…
Marjana- U po e kam ashtu, po e kam…. ngaqë kam bo sherr e kam hongër me dhëmbë… Te spitali thanë kto domethënë që e vejnë dyshim që ka shenja dhune, normalisht që kanë kto, edhe aty domethënë ajo më ashtu eee, nga momenti në moment prisja që…fundin tim, a kupto ?
AlpeNews.al





