• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 11 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

11 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
PORTI I RI TREGËTAR I DURRËSIT/ Balluku-opozitës: Mos e ktheni në lojë politike
Home
Politikë

PORTI I RI TREGËTAR I DURRËSIT/ Balluku-opozitës: Mos e ktheni në lojë politike

21 March, 2024 s.autor Politikë

Ministrja e Infrastrukturës dhe Energjisë, njëherazi zv/kryeministrja Belinda Balluku tha se opozita po e përdor si “kalë beteje” projektin për portin e ri tregtar të Durrësit. Ajo tha se kjo çështje nuk duhet kthyer në lojë politike. Ajo theksoi se në Porto Romano nuk do të jetë vetëm zonë detare-tregtare, por do të jetë dhe një zonë militare, duke iu referuar projektit të prezantuar në NATO.

“Ju keni dëgjuar shumë mirë prej dy vjetësh që ajo zonë nuk do të jetë vetëm zonë detare-tregtare, por do të jetë dhe një zonë militare e cila është dizejnuar tashmë dhe ka një koordinim dhe ne e kemi njoftuar këtë publikisht pasi kemi bërë prezantimin në selinë qendrore të NATO-s. Kemi të bëjmë me aset publik që nuk mund të ndërtohet me PPP dhe nuk mund të jepet me koncesion palëve të tjera pasi është një aset kombëtar i një rëndësie të veçantë ashtu siç ka ndodhur dhe me asete të infrastrukturës kritike...

Jemi të keqardhur, ndihemi të shqetësuar që opozita përdor këtë projekt me strategji rajonale për ta kthyer në një kalë beteje pasi këtu preket interesi kombëtar, interesi i të gjithë shqiptarëve dhe nuk është një çështje për ta kthyer në lojë politike”, tha Balluku.

Gjatë seancës parlamentare, Balluku tha se zhvendosja e portit nga ku është aktualisht deri në Porto Romano është kryer në transparencë të plotë.

Romanos më lejoni ta sqaroj pasi thoni që do ngelet Durrësi pa port. Ky është projekti më transparent dhe më i detajuar që Shqipëria ka bërë në historinë e pluralizmit pasi çdo hap, nga studimi i fizibilitetit, tek projekti i detajuar e gjithçka tjetër janë bërë përmes garave ndërkombëtare. Këtu nuk bëhet fjalë për mbylljen e një porti dhe hapjen e një porti tjetër, por bëhet fjalë për dy porte, një port turistik që do të jetë ai që është sot ai që është porti tregtar dhe një port tregtar dhe militar në zonën e Porto Romanos”, theksoi ajo.

Sipas ministres porti i ri që do ndërtohet në Porto Romano parashikon që të ketë dyfishin e thellësisë të porteve që ne kemi pasur deri më sot në Shqipëri. Në këtë mënyrë sipas ministres do të krijohet një “pol i ri ndërkombëtar i industrisë detare që parashikon të dyfishojë volumet që përpunohen sot në portin e Durrësit duke rritur të ardhurat direkte dhe indirekte në ekonominë shqiptare”.

Pas fjalës së ministres reagoi deputeti demokrat Oerd Bylykbashi i cili e konsideroi marrëveshjen korruptive.

“Është aseti strategjik më i madh që i grabitet shqiptarëve për t’ia dhënë xhepit të vet”, tha ai.

Ndërkohë replikoi sërish Balluku e cila tha se projekti për portin tregtar ka rëndësi jo vetëm për Shqipërinë, por edhe për Kosovën dhe Maqedoninë e veriut.

“Jeni duke goditur një projekt strategjik që nuk ka të bëjë vetëm me zhvillimin detar, tregtar të Shqipërisë, por edhe të dy vendeve të rajonit si Kosova dhe RMV. Nuk ka të bëjë vetëm me zhvillimin tregtar dhe detar, por ka të bëjë edhe me detyrimet që Republika e Shqipërisë ka si anëtare e NATO-s për të pasur një bazë militare moderne në Detin Mesdhe”, tha ajo.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article "KAM NDJEKUR ÇDO LIGJ DHE RREGULL"/ Pse dhëndri i Donald Trump po investon në Shqipëri dhe Serbi?
Previous article "JE PA TESTIKUJ..."/ ‘Nxehen gjakrat’ në BBV, degradon debati mes Rozës dhe Meritonit

s.autor

Postime të ngjashme

DEBAT NË KUVEND/ Bido sulmon Shehajn: U kujtuat të reagoni me vonesë Politikë

DEBAT NË KUVEND/ Bido sulmon Shehajn: U kujtuat të reagoni me vonesë

"S'KE TURP?" Përplasje e ashpër në Kuvend mes Shehajt dhe nënkryetares Klodiana Spahiu Politikë

"S'KE TURP?" Përplasje e ashpër në Kuvend mes Shehajt dhe nënkryetares Klodiana Spahiu

INVESTIMI NË ZVËRNEC/ Ministri i Mjedisit reagon për deklaratën e BE-së, ja çfarë kërkojnë Politikë

INVESTIMI NË ZVËRNEC/ Ministri i Mjedisit reagon për deklaratën e BE-së, ja çfarë kërkojnë

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT