• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 9 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

9 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Arkitekture
  • Art
  • Kinematografi
  • Muzikë
  • Trashegimi
PORTETI I RRALLË NGA IDROMENO MË 1927-n/ Së shpejti ekspozita në Tiranë
Home
Kulturë

PORTETI I RRALLË NGA IDROMENO MË 1927-n/ Së shpejti ekspozita në Tiranë

23 June, 2019 enxhi.autor Kulturë

Një pikturë e rrallë “Portret” i 1927-s, i bërë nga Kolë Idromeno, do të ekspozohet për herë të parë për publikun shqiptar më 27 qershor në ekspozitën retrospektive, që do të çelet në Galerinë Kombëtare të Arteve në Tiranë. Edhe pse e realizuar një shekull më parë, piktura vijon të përcjellë ndjeshmërinë e ngjyrave dhe emocionin që fshihet në thellësitë e shpirtit të këtij djaloshi.

Kjo pikturë gjendet në Fondin Artistik të Galerisë Kombëtare të Arteve. Institucioni i GKA-së njofton se në ketë ekspozitë do të prezantohen pikturat më të rëndësishme të autorit. Por ekspozita do të shoqërohet me një tjetër surprizë, ku do shfaqet edhe një përzgjedhje fotografish të shkrepura prej Idromenos në studion e tij dhe në qytetin e Shkodrës.

“Portret” i 1927-s, ku paraqitet një fytyrë plot jetë e një djaloshi që mban në duart e kryqëzuara një libër, është vetëm njëra nga dhjetëra tablotë që na kujtojnë një prej personazheve të rrallë të pikturës shqiptare, Kol Idromeon.

Në ekspozitën që do të çelet më 27 qershor publiku do të shoh veprat e njohura të tij:  si  “Motra Tone” e realizuar në vitin 1883, kur piktori ishte vetëm 23 vjeç. Portreti i Tones, e veçanërisht sytë e saj i japin veprës një fuqi psikologjike të veçantë. Ky vepër është vlerësuar si  si portreti realist më i bukur në artin shqiptar të shekullit XX dhe vlerësohet dhe si dhe një nga kryeveprat e artit realist shqiptar. Me këtë vepër Kol Idromeno hapi i pari një epokë të re në historinë e artit shqiptar: fillimin e artit laik realist shqiptar, pohojnë studiuesit e artit. Piktori Idromeno përdori në tablotë e tij një penelatë uniformë koloristike, pa shumë kontraste, duke shpërndarë në tablo një dritë të qetë. Ai konsiderohet si piktori më i rëndësishëm i pikturës realiste shqiptare të gjysmës së pare të shekullit XX. Në Fondin e Artë të Galerisë Kombëtare gjenden edhe piktura te tjera të Idromenos si “Pamje nga Ulqini”, një nga më të vjetrat të pikturuara prej tij, e realizuar aty nga viti (1897 – 1898), “Portreti i bashkëshortes”, “Portreti i mbesës – Orselina” etj. Dhe këto vepra do të jenë pjesë e ekspozitës. Nuk do të mungojnë në këtë ekspozitë dhe vizatimet dhe akuarelet e para të Idromenos, që iu përkasin viteve 1871-1874.

Kush ishte Kol Idromeno

Kolë Idromeno, është me origjinë nga Parga e Çamërisë, i biri i Arseni dhe i Roza Saraçit. Arseni dhe Roza kishin vetëm dy gëmijë: Kolën dhe Tonia Idromeno. Në vitin 1856, Kol Idromeno u vendos me banim në Shkodër. Kur u kthye në Shkodër, mori pjesë në lëvizjen antiosmane për pavarësinë e Shqipërisë, duke qenë në rrethin e intelektualëve të kohës (poetë e shkrimtarë)

Nga Pjetër Marubi, i pari mësues i Idromenos, ai mori mësime si piktor, si arkitekt dhe fotograf. Në vitin 1875 Idromeno shkoi të studionet  për gjashtë muaj në Akademinë e Arteve në Venecia, por pas shkëputjes prej saj, nuk u largua nga qyteti dhe qëndroi si ndihmës në studion e një piktori venecian për tre vjet.

Idromeno ishte një artist multidimensional. Ishte piktor, muzikant, skenograf. I përfshirë mes krijimtarisë në disa zhanre të artit, veçanërisht pikturës do t’i jepte të gjithë vibrimin e jetës. Ndaj nuk  mund të harrohen disa nga tablotë më të njohura për publikun si “Portreti i Skënderbeut”, “Dasma Shkodrane”, “Plaku i Postribës”, “Oborr shtëpie shkodrane” etj.

Idromeno ishte një figurë interesante dhe komplekse: atij i pëlqente muzika, luante në trompë në bandën muzikore të qytetit, realizonte dekoret e shfaqjeve teatrale dhe ishte për disa vjet piktori i karnavaleve (1917-1936). Në vitin 1885 ai hapi studion   e tij fotografike në Shkodër “Dritëshkronja e Kolës”, ndërsa më 1912 solli për herë të parë në Shqipëri aparatin për shfaqje filmash, duke patur marrëveshje me vëllezërit francezë Lumiere. Idromeno ishte edhe urbanist, arkitekt e projektues i mbi 60 ndërtesave publike, sociale dhe vilave (projektuar dhe zbatuar nga Idromeno), ndërmjet tyre mund të përmendim, “Vilën e Shirokës“ (1925–26), “Centrali elektrik“ (1928), ”Banka e Shtetit“ (1930), „Kinemaja Rozafat“(1935), “Kafja e madhe“(1935) etj, etj.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article TED DERAJ/ Po analistët pse nuk emigrojnë?
Previous article "DUA 200 MIJË EURO"/ Ja bisedat e përgjuara të Ismailajt për blerjen e një televizioni

enxhi.autor

Postime të ngjashme

“DIAMANTI”/ Alfred Peza vjen me romanin e ri: Ambicie, lavdi dhe një botë përtej politikës Kulturë

“DIAMANTI”/ Alfred Peza vjen me romanin e ri: Ambicie, lavdi dhe një botë përtej politikës

"SONTE DO TË DARKOJMË NË SHTRAT"/ Shfaqet në Teatrin "Zihni Sako" Kulturë

"SONTE DO TË DARKOJMË NË SHTRAT"/ Shfaqet në Teatrin "Zihni Sako"

PROFILI/ U shua në moshën 84-vjeçare, kush ishte Birçe Hasko, aktori që luajti në mbi 30 filma Kulturë

PROFILI/ U shua në moshën 84-vjeçare, kush ishte Birçe Hasko, aktori që luajti në mbi 30 filma

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT