• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 14 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

14 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
POROSITI VRASJEN E “TË FORTIT” TË VLORËS/ Ekstradohet nga Spanja Leonard Luzi! Si i shpëtoi atentatit Inez Hajrulla
Home
Breaking News

POROSITI VRASJEN E “TË FORTIT” TË VLORËS/ Ekstradohet nga Spanja Leonard Luzi! Si i shpëtoi atentatit Inez Hajrulla

9 November, 2024 s.autor Aktualitet, Breaking News, Kronikë

Rreth një vit pas atentatit të dështuar ndaj Inez Hajrullës dhe Ervis Matodashajt, është ekstraduar porositësi dhe organizatori i Leonard Luzi alias Leonard Sejno. 47-vjeçari nga Vlora u arrestua në Spanjë në korrik 2024 dhe pas 4 muajsh ekstradohet në vendin tonë si i akuzuar për atentatin ndaj Hajrullës dhe Ervis Matodashajt në gusht 2023. Në pamje, shihet momenti kur Luzi mbërrin në aeroportin e Rinasit dhe shoqërohet nën masa të rrepta sigurie.

GJKKO ka caktuar ndaj tij masën “Arrest në burg”, për veprat penale “Sigurimi i kushteve dhe i mjeteve materiale për të kryer vrasje”, “Grupi i strukturuar kriminal”, “Kryerja e veprave penale nga organizata kriminale dhe grupi i strukturuar kriminal” dhe “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve shpërthyese dhe municionit”.

“Ekstradohet nga Spanja, shtetasi Leonard Luzi alias Leonard Sejno, i cili akuzohet nga GjKKO-ja se organizoi vrasjen e 2 shtetasve në Vlorë (krim i parandaluar si rezultat i ndërhyrjes së Policisë). Shtetasi Leonard Luzi alias Leonard Sejno, u arrestua në Spanjë, gjatë operacionit të koduar “Rekrutuesi”.

 

Si rezultat i bashkëpunimit mes autoriteteve të Shqipërisë dhe Spanjës, në zbatim të marrëveshjes së ekstradimit, u ekstradua nga Spanja, shtetasi Leonard Luzi alias Leonard Sejno, 47 vjeç, i lindur në Vlorë. 47-vjeçari akuzohet se në bashkëpunim me pjesëtarë të tjerë të grupit kriminal, kishte organizuar vrasjen e shtetasve Ervis Matodashaj dhe Inzez Hajrulla.

Ky krim u parandalua nga Policia, pasi shtetasi Amarildo Nikolli u arrestua para se të kryente vrasjet. Shtetasit Amarildo Nikolli, në momentin e arrestimit, iu sekuestrua pistoleta me fishek në fole, e gatshme për qitje”, njofton policia.

47-vjeçari akuzohet se më datë 08.08.2023, kishte organizuar vrasjen e Ervis Matodashajt dhe Inez Hajrullës, por ky krim u parandalua nga Policia pasi policia arrestoi në gusht 2023 Amarildo Nikollin me pistoletë gati për qitje. 6 muaj pas arrestimit të Nikollit, u zbardh që objektiv i atentatit të këtij grupi kriminal kishte qenë i forti i Vlorës, Inez Hajrulla.

Për atentatin ndaj Hajrullës, më herët ka rënë në pranga Muharem Koroveshi, Amarildo Nikolli dhe Leonard Luzi që u ekstradua sot. Në kërkim rezulton ende Erio Zejno. Luzi kishte planifikuar atentatin për hakmarrje për vrasjen e kushëririt të tij, Erigert Ferik (Zejno) në 2013. Një nga personat e dyshuar ai autor ka qenë edhe Ervis Matodashaj, mirëpo një vit më vonë gjykata vendosi pushimin e hetimeve për mungesë të provave ndaj tij.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article SHTËLLUNGA GJIGANDE DHE ERË E KEQE/ Zjarr i përmasave të mëdha në Elbasan, dyshimet e para
Previous article AKSIDENT I FRIKSHËM NË RRUGËN E KOMBIT/ Plagosen rëndë 6 persona

s.autor

Postime të ngjashme

TRAFIKONIN KOKAINË NË EUROPË/ Belgjika kërkon pesë vite burg për grupin kriminal shqiptar Aktualitet

TRAFIKONIN KOKAINË NË EUROPË/ Belgjika kërkon pesë vite burg për grupin kriminal shqiptar

PAMJET ME DRON/ Pafund njerëzish në Bulevard, qindra mijëra qytetarë kërkojnë dorëheqjen e Ramës Aktualitet

PAMJET ME DRON/ Pafund njerëzish në Bulevard, qindra mijëra qytetarë kërkojnë dorëheqjen e Ramës

PROTESTA/ Tre orë fjalime, protestuesit nis marshimin Aktualitet

PROTESTA/ Tre orë fjalime, protestuesit nis marshimin

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT