• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 28 September, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

28 September, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
POROSITI VRASJEN E GRUAS/ I dënuari përjetë Sadetin Sula: Drejtësia të gjejë autorin
Home
Aktualitet
Kronikë

POROSITI VRASJEN E GRUAS/ I dënuari përjetë Sadetin Sula: Drejtësia të gjejë autorin

8 January, 2019 F.autor Aktualitet, Kronikë

Sadetin Sula, i dënuari me burgim të përjetshëm për porositjen e vrasjes së bashkëshortes së tij, kërkon gjetjen e autorit të vrasjes.

Sula nuk pranoi të pyetet në procesin e Fatjon Karmeshtës, i cili po gjykohet si ekzekutor i Suela Sulës me porosi të Sadetinit, pronarit të mobilierisë ku ishte punësuar.

Mësohet se Sadetin Sula nuk dha pëlqim të pyetet në gjykatë.

“Nuk jap pëlqim të pyetem. Drejtësia të vazhdojë të gjejë autorin e vrasjes së gruas sime” është shprehur ai.

Në qershor të vitit të shkuar, Gjykata e Krimeve të Rënda dënoi  me burgim të përjetshëm Sadetin Sulën, i akuzuar si porosites i vrasjes së bashkëshortes Suela Sula, me 18 prill në Shkodër.

Suela Sula,  38-vjeçarja nëna e tre fëmijëve, u gjet e mbytur në tualetin e mobilerisë e cila ishte në bashkëpronësi me bashkëshortin e saj, Sadetin Sula, në Shkodër, në prill të 2016.

Ngjarja tronditi mbarë opinionin. Fillimisht u mendua se Sadetin Sula ishte personi që kishte mbytur me duar bashkëshorten e tij por hetimet e helluara zbuluan diçka tjetër.

Analiza e ADN-se zbuloi se ekzekutori material i krimit është Fatjon Karmeshta, punëtor në mobilieri por dhe njeriu me të cilin Sadetini kishte raporte të ngushta.

Me bindjen se Fatjoni “kreu krimin në bashkëpunim dhe me porosi të të pandehurit Sadetin Fadil Sula” prokuroria kërkoi arrestimin e tij.

Që në momentin e arrestimit Sadetini ka mohuar të ketë qenë autori i vrasjes.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article NJË FIZIK IMPONUES/ Ja ndryshimi i pabesueshëm i CR7 (FOTO)
Previous article LAJMI I RREMË PËR PAGESËN E TARIFAVE/ Reagon sërish Rama: Studentët duhet të kërkojnë këtë njoftim... (FOTO)

F.autor

Postime të ngjashme

TRAGJEDIA NË ATHINË KU HUMBËN JETË FAMILJA SHQIPTARE/ Zbardhet pista kryesore e shpërthimit, gazi rrodhi nga banesa e çiftit të moshuar Breaking News

TRAGJEDIA NË ATHINË KU HUMBËN JETË FAMILJA SHQIPTARE/ Zbardhet pista kryesore e shpërthimit, gazi rrodhi nga banesa e çiftit të moshuar

"USHTARËT ZËVËNDËSOHEN..."/ Brenda institucioneve, drejtori i Inspektoratit Shtetëror për Belinda Ballukun: Nëse je mikesha e shefes… Aktualitet

"USHTARËT ZËVËNDËSOHEN..."/ Brenda institucioneve, drejtori i Inspektoratit Shtetëror për Belinda Ballukun: Nëse je mikesha e shefes…

ZJARRI PËRFSHIN SIPËRFAQEN ME BIMËSI NË NOVOSELË/ Era favorizon përhapjen e flakëve Aktualitet

ZJARRI PËRFSHIN SIPËRFAQEN ME BIMËSI NË NOVOSELË/ Era favorizon përhapjen e flakëve

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT