• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 16 July, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

16 July, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
POROSITËSIT E EKZEKUTIMIT TË ARTAN CUKUT? Kush janë dy shqiptarët që u arrestuan në Greqi, sherri rreth 7 muaj më parë që i çoi në pranga
Home
Breaking News

POROSITËSIT E EKZEKUTIMIT TË ARTAN CUKUT? Kush janë dy shqiptarët që u arrestuan në Greqi, sherri rreth 7 muaj më parë që i çoi në pranga

14 July, 2022 s.autor Aktualitet, Breaking News, Kronikë

Policia greke ka arrestuar dy persona, që ishin në kërkim për vrasjen e një oficeri policie në prill të 2017-ës. Kjo periudhë përkon me vrasjen e komisarit Artan Cukut.

Po ashtu në pranga kanë rënë edhe shqiptarë të tjerë që janë akuzuar për grabitje dhe sulme të përgjakshme në Greqi.

Grupi i shqiptarëve duket se janë përfshirë në një përleshje të përgjakshme në një furrë buke në Voula janarin e kaluar.

Kjo mësohet se është konstatuar nga një hetim shumë mujor i Prokurorisë së Atikës. Gjatë përleshjes mes të paktën 7-8 shqiptarëve në furrën e bukës e cila dyshohet se bëhej për transaksione të paligjshme, mbetën të plagosur pesë kriminelë të huaj, ndërsa të shtënat u qëlluan para qytetarëve.

Dy prej autorëve tashmë janë arrestuar, ndërsa njëri prej të akuzuarve (disa nga të përmendurit përfaqësohen ligjërisht nga avokati i njohur i Athinës, F. Kranidiotis) ndodhet tashmë në paraburgim për një tjetër vepër penale.

Lexo edhe: Qëllohen me breshëri dy shqiptarë në Greqi

Gjithçka duket se ka nisur, kur grupi i grekëve së bashku me një ose dy shqiptarë dhe një irakian kanë mbërritur me një makinë në furrën në Vula për të blerë produkte të ndryshme dhe për t’u ulur më pas për të ngrënë.

Sipas informacioneve të fundit nuk ka pasur atentat siç është vlerësuar fillimisht dhe nuk rezulton se ka pasur një takim për zgjidhjen e mosmarrëveshjeve.

Një shqiptar mes anëtarëve të këtij grupi duket se është zhvendosur në një tavolinë tjetër ku ishin ulur të paktën 5-6 persona, ndoshta bashkatdhetarë të tij, pa asnjë tension, siç përshkruajnë klientët. Por duket se ky takim ka çuar në një incident verbal dhe më pas një sherr – për një arsye të paqartë – mes të huajve me disa prej shqiptarëve duke nxjerrë armë dhe thika.

Të shtënat dhe sulmet me thikë kanë plagosur shqiptarin i cili fillimisht është zhvendosur në tavolinën e dytë dhe disa nga bashkëbiseduesit e tij.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article ANALIZA/ Kriza energjetike, makthi më i keq i Evropës po bëhet realitet
Previous article TEMPERATURAT VIJOJNË TË RRITEN/ Në disa zona priten vranësira, parashikimi i motit për sot

s.autor

Postime të ngjashme

TENTOI TË VIDHTE NJË MARKET NË KRUJË/ Identifikohet dhe shoqërohet nga policia i mituri Aktualitet

TENTOI TË VIDHTE NJË MARKET NË KRUJË/ Identifikohet dhe shoqërohet nga policia i mituri

DREJTONTE GRUPIN KRIMINAL TË TRAFIKUT TË KOKAINË/ Dënohet me burg 28-vjeçari shqiptar në Britaninë e Madhe Aktualitet

DREJTONTE GRUPIN KRIMINAL TË TRAFIKUT TË KOKAINË/ Dënohet me burg 28-vjeçari shqiptar në Britaninë e Madhe

E RËNDË NË SHKODËR/ Përplasje me thikë brenda Poliklinikës, një person… Aktualitet

E RËNDË NË SHKODËR/ Përplasje me thikë brenda Poliklinikës, një person…

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT