• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 28 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

28 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
“Populli do ta bëjë detyrën…”, Mbreti Zog përballë 40 gazetarëve. Ç’tha për kërkesën për azil dhe Shqipërinë
Home
Dossier

“Populli do ta bëjë detyrën…”, Mbreti Zog përballë 40 gazetarëve. Ç’tha për kërkesën për azil dhe Shqipërinë

4 May, 2018 Redaktor2 Dossier

Zhvendosja e Familjes Mbretërore Shqiptare në Francë – në Kështjellën e Maye (Versailles) – gjatë gushtit të 1939, ka ngjallur asokohe kureshtje në median franceze.

Gazetari, Auguste Dupau, shkruante për gazetën franceze, « Le Petit Parisien », se ditën e mbërritjes së saj në kështjellë, ishin të pranishëm, dyzet gazetarë dhe reporterë fotografë, të cilët prisnin me padurim, që në orën shtatë të mëngjesit, fjalët e para të Mbretit Zog.

Por, sovrani shqiptar prej Mati, në pritje të akomodimit të familjes së tij, ka mundur të flasë para tyre vetëm mbas orës shtatë të mbrëmjes.

Në vijim, shkëmbimi i Mbretit Zog me gazetarët, sjellë në shqip nga Aurenc Bebja, Blogu « Dars (Klos), Mat – Albania » :

« Mbreti u shpreh fillimisht për pritjen e cila zgjati disa orë :

– Ne ishim të gjithë shumë, shumë të lodhur nga udhëtimi i gjatë.

Pasi u dha dorën të gjithë të pranishmve, Mbreti Zog deklaroi :

– Dua dhe e kam për detyrë të ju shpreh të gjithë konsideratën që kam për shtypin francez. Duhet të dini admirimin që ka populli im për vendin tuaj, dhe pavarësisht nga varfëria e Kombit tim, ne kemi krijuar nga hiçi, në njërën nga qytetet tona, një gjimnaz të rëndësishëm dedikuar kulturës franceze. Kjo tregon se sa e vlerësuar është letërsia juaj nga të gjithë ne.

Dhe pas një minute heshtjeje, i buzëqeshur, Mbreti vazhdoi :

– Nuk jam unë ai që do t’u mësojë gazetarëve francezë që më rrethojnë, se sa në të shkuarën si dhe kohën e tanishme, vendi juaj ka dëshmuar se ështe i madh, bujar dhe mbrojtës i vendeve të vogla.

Dhe ai shton :

– Ju keni një komb të madh dhe të fortë. Zemra dhe sakrifica e tij janë të pafundme dhe ai respektohet nga të gjithë. Le të vazhdojë këtë politikë të admirueshme.

Sa për kohëzgjatjen e qëndrimit të tij, ish-sovrani tha se ai nuk mund të përgjigjet :

– Por kam kërkuar azil në këtë vend – tha ai – pra të qëndroj në hijen e tij bujare dhe të fortë.

Një pyetje të fundit:

– A mendoni se në Shqipëri ka ende patriotë, të cilët do të sakrifikojnë jetën e tyre për triumfin e idealit të tyre?

Këtu mbretit Zog iu desht pak kohë, vështroi princin Sali, dhe ngriti zërin fuqishëm:

– Ju duhet ta dini se në shekullin e XX-të, nuk mund të ketë fuqi të aftë të jetojë pa liri. Shqipëria është një emër i formuar nga fjala Iliria, e cila në gjuhën tonë do të thotë liri. Shumica e popullit tim e ka ende në zemër këtë ideal dhe ai do ta bëjë detyrën e tij. Kjo është arsyeja pse mbështetësit e mi kanë një afeksion të veçantë për Francën, pra kjo duhet të dihet.

Intervista përfundoi me disa fjalë mirënjohjeje të ish-monarkut, i cili e tregoi veten shumë të prekur kur e pyetëm për Mbretëreshën dhe Princin e Kurorës, Aleksandrin (Lekën). Dhe me fytyrën e tij të shndritur nga buzëqeshja tha :

– Ata janë mirë me aq sa është mundur – u përgjigj ai. Përfitoj nga rasti të ju siguroi, se kur shtëpia të jetë më e mirëmbajtur, Mbretëresha do të ju ftojë të gjithëve. »

https://www.darsiani.com/la-gazette/le-petit-parisien-1939-mbreti-zog-ne-versailles-perballe-dyzet-gazetareve-dhe-reportereve-fotografe-shqiperia-eshte-nje-emer-i-formuar-nga-fjala-iliria-e-cila-ne-gjuhen-tone-do-te-thote-liri/.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article Tjetër "NDESHJE MAGJIKE" e LeBron/ Cleveland e Boston udhëheqin me...
Previous article Se kemi dëgjuar të ndihet por ja që e bëri! Zbuloni veprimin e papritur të Khloe Kardashian ndaj Tristan Thompson (FOTO)

Redaktor2

Postime të ngjashme

DOSSIER/ Kujtimet e panjohura të gjeneralit amerikan në fillimet e shekullit të kaluar: Edhe pse një vend i harruar, Shqipëria ka një tokë, ku natyra dhe arti janë bashkuar për të prodhuar... Dossier

DOSSIER/ Kujtimet e panjohura të gjeneralit amerikan në fillimet e shekullit të kaluar: Edhe pse një vend i harruar, Shqipëria ka një tokë, ku natyra dhe arti janë bashkuar për të prodhuar...

DOSSIER/  Letra e panjohur e mbesës së Parashqevi Qirjazit: Sevastia dhe Parashqevia u lejuan të banonin në një kotec pulash, pasi godina ishte kthyer në shkollë partie, ku mësonin... Dossier

DOSSIER/ Letra e panjohur e mbesës së Parashqevi Qirjazit: Sevastia dhe Parashqevia u lejuan të banonin në një kotec pulash, pasi godina ishte kthyer në shkollë partie, ku mësonin...

DOSSIER/ “Lidhja e Prizrenit lindi nga lufta ruso-turke e motit 1877-’78, pasi Rusia fitimtare po përgatiste copëtimin…” Shkrimi i panjohur i Mid’hat Frashërit në 1928-ën Dossier

DOSSIER/ “Lidhja e Prizrenit lindi nga lufta ruso-turke e motit 1877-’78, pasi Rusia fitimtare po përgatiste copëtimin…” Shkrimi i panjohur i Mid’hat Frashërit në 1928-ën

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT