Fitoret elektorale të Emmanuel Macron në Francë dhe Viktor Orban në Hollandë, Contte në Itali apo Sebastian Kurz në Austri kanë ndryshuar dukshëm diskursin mbi politikat evropiane. Populizmi po kthehet në modelin politik të preferuar i cili me sa duket garanton fitoren në zgjedhje.
“Në sajë të përulesise dhe dinjitetit qe na pershtatet, ne mund te themi se te gjithe dyshimet dhe pasigurite u zhduken; Ne fituam. Kjo nuk është vetem nje fitore e pazakonte. Ne kemi siguruar nje fitore te madhe, domethenien e te ciles nuk mund ta rrokim dot kete mbremje”, tha Orban pas fitores.
Ai njihet si një ndër figuarat më nacionaliste dhe eksremist i politikave “zero tolerancë” ndaj emigrantëve. “Ne do të mbyllim kufijtë”, shprehej ai gjatë fushatës elektorale.
Beteja midis kryeministrit Mark Rutte nga qendra e djathtë dhe Geert Wildersit, populist, i cili ka bërë fushatë për ndalimin e Kuranit, mbylljen e xhamive dhe largimin e vendit nga BE-ja, rriti fokusin te votimet , pasi ndjenjat nacionaliste kanë shkaktuar dy rezultate të papritura, vitin e kaluar.
Në një debat të nxehtë më 13 mars dy kandidatët kanë shkëmbyer grushte verbale, në përpjekje për t’i bindur votuesit. Rutte ka thënë se Wilders ka ofruar “zgjidhje të rreme” për të ndezur ndjenjën kundër migrantëve.
“Këtu është dallimi midis postimeve në Twitter nga divani juaj dhe udhëheqjes së një vendi. Nëse drejtoni një vend, duhet të merrni vendime të ndjeshme”– ka thënë Rutte.
Wilders e ka quajtur atë “kryeministër të të huajve”.
“Evropa nuk e do këtë. Evropa nuk mund ta menaxhojë këtë. Janë vetëm disa heronj në Evropë, si kryeministri hungarez, Viktor Orban, që guxon të mbyllë kufijtë”, ka thënë Wilders.
Sebastian Kurz u zgjodh kalcelar i Austrisë sajë një fushate të ashpër elektorale duke trumbetuar politikat “zero-tolerancë” ndaj emigrantëve dhe shprehur një nacionalizëm që shkon në ekstrem. Prioritetet e Kurz për Presidencën e Austrisë janë siguria dhe stabiliteti. Por kjo nuk është ndonjë gjë e re- cili politikan me mendje të shëndoshë nuk do ta donte diçka të tillë? Gjithsesi kjo është më shumë se sa një frazë boshe e fortë edhe e qëndrueshme që thuhet sa për të kaluar radhën.
Për Kurz, siguri do të thotë që të sigurohen kufinjtë e jashtëm të BE kundër emigrimit të paligjshëm; stabilitet do të thotë përpjekje për ta promovuar anëtarësimin në BE të fqinjve të Austrisë në Ballkan. Këto objektiva divergjente tregojnë pse ai është një politikan aq i rëndësishëm.
Menjëherë pas betimit të kabinetit të ri qeveritar në Itali, ministri i Brendshëm, ekstremisti i djathtë Matteo Salvini është shprehur se një prej prioriteteve kryesore të qeverisë së re populiste do të jetë “dërgimi i tyre në shtëpi”, duke sinjalizuar kështu synimet për të mbajtur premtimin elektoral për të kthyer mbrapsht qindra e mijëra emigrantë pa dokumente që qëndrojnë në Itali.
Ministri Savini njihet si ndër më populistët gati radikal nacionalist.
Ky model është bërë mjet i propagandës jo vetëm i partive në pushtet, por edhe i opozitës. Analistët thonë se premtimet populiste që depërtojnë lehtësisht tek qytetarët, dëgjohen çdo ditë dhe rëndom. Sipas analistëve, populizmi është “vegla” me të cilën partitë politike tentojnë të manipulojnë qytetarët për të fituar mbështetjen e tyre, dhe jo pa sukses.
/AlpeNews.al