• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 9 August, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

9 August, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
Pompeo në epiqendër të politikës së jashtme amerikane. Çfarë tha Trump për…
Home
Nderkombetare

Pompeo në epiqendër të politikës së jashtme amerikane. Çfarë tha Trump për…

19 April, 2018 F.autor Botë, Nderkombetare

Udhëtimi sekret drejt Koresë së Veriut i Drejtorit të CIA-s Mike Pompeo, e vendos atë në qendër të vëmendjes, si një person i besuar dhe i afërt i Presidentit Donald Trump. Duket se atij i është besuar edhe përgatitja e një takimi mes Presidentit Trump dhe udhëheqësit koreanoverior Kim Jong Un. Korrespondentja e Zërit të Amerikës për çështjet diplomatike, i hedh një vështrim profilit të kreut të agjencisë amerikane të zbulimit, i cili pritet të bëhet edhe kreu i ardhshëm i diplomacisë amerikane.

Presidenti Donald Trump e bëri të qartë se dëshiron vërtet që Senati ta konfirmojë Mike Pompeon në postin e Sekretarit të Shtetit.

“Mendoj se Mike Pompeo do të jetë një ndër sekretarët më të shkëlqyer të shtetit. Sapo është kthyer nga Koreja e Veriut”, tha Presidenti Trump.

Senatorë nga të dyja partitë thanë se nuk ishin informuar paraprakisht për udhëtimin historik dhe sekret drejt Koresë së Veriut, apo për takimin e tij me Kim Jong Unin. Por, shumica shprehen të kënaqur.

“Kjo tregon për rëndësinë e emërimit të Pompeos si Sekretar Shteti. Disa duan të luajnë politikisht me emërimin e tij, por mund ta shihni se ai është shumë i përfshirë në bisedimet e nivelit më të lartë ndonjëherë me diktatorin që kërcënon Shtetet e Bashkuara me armë bërthamore”, tha Senatori republikan Cory Gardner.

“Më ngrohu lajmi kur e dëgjova. Nuk mendoj se mund të pritet shumë, por dialogu është diçka pozitive”, tha Senatori demokrat Tim Kaine.

“Mendoj se shumica e senatorëve gëzohen që kemi profesionistë në takimet me Korenë e Veriut dhe në përgatitjet për samitin”, tha Senatori republikan Bob Corker.

Ekspertët thonë se lidhjet e afërta të zotit Pompeo me Presidentin Trump e bëjnë më të efektshëm rolin e tij.

“Me sa shohim, atij i beson Presidenti, në dallim nga Sekretari i mëparshëm i Shtetit Rex Tillerson. Rrjedhimisht, kjo tregon se amerikanët janë seriozë në këtë proces dhe po kështu edhe koreanoveriorët”, thotë Malcolm Chalmers, i Institutit të Bashkuar Mbretëror.

Megjithë seancat dëgjimore jo të lehta drejt konfirmimit, emërimi i zotit Pompeo pritet të miratohet nga Senati javën e ardhshme, ndërsa ai duket se po luan që tani një rol kryesor në zhvillimet e rëndësishme të diplomacisë amerikane.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article Eli Fara i publikon të bijës foton që nuk do të donte: Të dyja duke u puthur në buzë (FOTO)
Previous article “Fair play financiar”, duhet parà për Milan e Inter, ja cilët mund të largohen…

F.autor

Postime të ngjashme

A PO LIND NATO-ja ISLAMIKE? Arabia Saudite, Turqia dhe Pakistani krijojnë bosht të ri mbrojtës Botë

A PO LIND NATO-ja ISLAMIKE? Arabia Saudite, Turqia dhe Pakistani krijojnë bosht të ri mbrojtës

TENSIONET NË LINDJEN E MESME/ Arabia Saudite akuzon Huthit se kërcënojnë përpjekjet e ndërmjetësimit SHBA-Iran Botë

TENSIONET NË LINDJEN E MESME/ Arabia Saudite akuzon Huthit se kërcënojnë përpjekjet e ndërmjetësimit SHBA-Iran

EUROPA NËN KËRCËNIMIN E VAPËS/ Rekord temperaturash dhe alarm për energjinë Botë

EUROPA NËN KËRCËNIMIN E VAPËS/ Rekord temperaturash dhe alarm për energjinë

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT