• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 2 July, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

2 July, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
Politikoni serb: Kërkesa për ndarjen e Kosovës, papërgjegjshmëri shtetërore
Home
Rajon

Politikoni serb: Kërkesa për ndarjen e Kosovës, papërgjegjshmëri shtetërore

22 July, 2018 k.autor Rajon

Lideri i Partisë Popullore në Serbi, Vuk Jeremiç, tha se zgjidhja për Kosovën duhet të kërkohet vetëm në përputhje me Kushtetutën e Serbisë dhe Rezolutën 1244 dhe se zgjidhjet e tjera, siç është ndarja e territorit, janë krejtësisht të papërgjegjshme.

“Kush merr vesh diçka nga diplomacia, nuk do të duhej të shprehet ndryshe. Për fat të keq, disa nga njerëzit kyç në udhëheqjen tonë shtetërore nuk po sillen ashtu”, tha Jeremiç, për gazetën serbe “Blic”.

I pyetur nëse “konflikti i ngrirë”, sipas tij paraqet zgjidhje dhe nëse kjo është një alternativë e marrëveshjes, Jeremiq tha se nuk ka kurrfarë konflikti të ngrirë, siç po përpiqet pushteti ta paraqes për të frikësuar njerëzit, përcjell Telegrafi.

“Nuk është e vërtetë se është i domosdoshëm anëtarësimi i Kosovës në OKB që të normalizohet jeta, qoftë në Kosovë apo në rajon”, tha ai dhe shtoi se nuk sheh se pse duhet nënkuptohet një konflikt si alternativë për anëtarësimin e Kosovës në Kombet e Bashkuara.

Jeremiq tha se para statusit përfundimtar të Kosovës duhet të negociohet për shumë gjëra të tjera që janë me interes vital për Serbinë, siç është çështja e pronës shtetërore dhe private, pastaj garancitë për mbrojtjen e trashëgimisë kulturore serbe.

Ai tha se nuk do të ketë më mundësi për të negociuar këto çështje të rëndësishme, nëse Beogradi vendos nënshkrim për anëtarësimin e Kosovës në OKB.

Jeremiq, ish-ministri i Punëve të Jashtme dhe ish-përfaqësuesi i Serbisë në OKB, tha se “tërheqjet e njohjeve të pavarësisë së Kosovës janë krejtësisht e parëndësishme, nëse Kosova me nënshkrimin e Serbisë të bëhet anëtare e OKB-së, sepse me këtë në mënyrë të pakthyeshme rrumbullakëson subjektivitetin e saj juridik ndërkombëtar”.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article E KISHTE "VES" TË VIDHTE DY TRE HERË NË VIT/ Kuçovari që FSHIHEJ në puset e naftës dhe...
Previous article ASTRID PRANGE DE OLIVIERA/ Pse feja po kthehet në fushë konfliktesh?!

k.autor

Postime të ngjashme

TURQIT DHE IZRAELITËT, BLERËSIT KRYESORË TË PRONAVE NË GREQI/ Shitjet në 2026 mbi 4 miliardē euro Rajon

TURQIT DHE IZRAELITËT, BLERËSIT KRYESORË TË PRONAVE NË GREQI/ Shitjet në 2026 mbi 4 miliardē euro

"DO TË LARGOHEM BRENDA PAK JAVËSH"/ Protestat e studentëve detyrojnë Presidentin Aleksandër Vuçiç të njoftojë dorëheqjen dhe zgjedhje të parakohshme Rajon

"DO TË LARGOHEM BRENDA PAK JAVËSH"/ Protestat e studentëve detyrojnë Presidentin Aleksandër Vuçiç të njoftojë dorëheqjen dhe zgjedhje të parakohshme

"PRESIDENT LUMIRI OSE UNË"/ Haziri tërheq deklaratën: Osmani, i vetmi emër nga LDK Rajon

"PRESIDENT LUMIRI OSE UNË"/ Haziri tërheq deklaratën: Osmani, i vetmi emër nga LDK

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT