• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 2 July, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

2 July, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
POLITIKË ME COVID-19/ Beteja për protagonizëm në pandemi, akuzat e opozitës se qeveria nuk mori masat e duhura
Home
Politikë

POLITIKË ME COVID-19/ Beteja për protagonizëm në pandemi, akuzat e opozitës se qeveria nuk mori masat e duhura

2 January, 2021 Delo.autor Politikë

Opozita premtoi se nuk do të bënte politikë me Covid-19. Por lufta me koronavirus u kthye në një prej përplasjeve më të ashpra mes palëve gjatë vitit 2020. PD e LSI që prej nisjes së pandemisë, akuzuan qeverinë se po i lë njerëzit të vetëm përballë sfidës globale. Në qasjen për pandeminë, e vetmja gjë që duket se i bashkoi krerët e opozitës, ishin kritikat ndaj qeverisë Rama. Mesazhet për mbajtjen e maskës, Lulzim Basha dhe Monika Kryemadhi i dhanë qytetarëve ishin plotësisht jo në të njëjtën linjë.

Pas daljes së vendit nga karantina, kreu  i Partisë Demokratike Lulzim Basha nisi takimet për tu njohur nga afër me problemet që la pandemia. Vendimi për të izoluar vendin, për opozitën shkaktoi një krizë të thellë ekonomike. Për këtë arsye, Partia Demokratike propozoi një plan 6 mujor masash që duhet të ndiqeshin nga mazhoranca.

Takimet në terren, Basha i zëvendësoi me konferencat për shtyp, nga ku adresoi akuza të rënda në drejtim të qeverisë, se në kohë pandemie, shpërndante para për tendera korruptivë. Por teksa ai paralajmëronte një situatë në përkeqësim me afrimin e vjeshtës, Kryemadhi nisi takimet politike, e në kohën kur shifrat e infektimit rriteshin, simpatizantët e LSI thyen me të dy këmbët rregullat anticovid, pa distancë fizike dhe pa mbajtur maskë, edhe kur kjo e fundit u bë e detyrueshme me ligj. Kryetarja e LSI u gjobit disa herë për mos-respektimin e këtyre masave.

Përplasja më e ashpër mes opozitës dhe mazhorancës erdhi pas një deklarate të Kryedemokratit Lulzim Basha se po manipulohen shifrat e infeksionit në vend. Madje ai shkoi edhe më tej duke thënë se shifrat reale të vdekjeve u fshehën. Kjo nxiti edhe reagimin e ashpër të kryeministrit Rama, i cili sqaroi se numri i të vdekurve nuk është fshehur dhe akuzoi opozitën se po tenton të luaj me shëndetin në një situatë të vështirë.

Edhe Institucioni i Presidencës u përfshi në përplasjet për pandeminë, të cilat shpeshherë u konsideruan politike. Presidenti Meta kritikoi qeverinë se nuk ka marrë masat e duhura,duke bërë thirrje për rritje të testimeve, mbështetje financiare dhe më shumë transparencë. Në sjelljen ndaj pandemisë, Meta vlerësoi opozitën me notën 10.

Dhjetori rezervoi përplasje edhe për buxhetin e alokuar në mbështetje të shëndetësisë dhe pasojave që pandemia ka lënë në ekonomi. Përfundimi i luftës së akuzave të opozitës ndaj qeverisë për pandeminë ende duket i largët. Në fokus tashmë është debati për vaksinën. Opozita akuzon se qeveria ka siguruar vonë vaksinën dhe në doza të pamjaftueshme, ndërsa Lulzim Basha ka artikuluar publikisht se po bën përpjekjet e tij që vendet fqinje të na ndihmojnë në përpjekjen për të bërë vaksinimin e popullsisë anti-covid.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article "ËSHTË NJË GJË QË KAM KOHË QË..."/ Këngëtari shqiptar në një shtëpi me Norën dhe Era Istrefin (VIDEO)
Previous article PASOJAT E COVID-19 NË EKONOMI/ Agjencitë turistike patën goditjen më të madhe gjatë vitit 2020

Delo.autor

Postime të ngjashme

“SHQIPËRIA NË RRUGËN E DUHUR DREJTË BE”/ Kancelari i Austrisë: Unioni të mbajë premtimet për vendet kandidate Politikë

“SHQIPËRIA NË RRUGËN E DUHUR DREJTË BE”/ Kancelari i Austrisë: Unioni të mbajë premtimet për vendet kandidate

“SISTEM PROKURORIMI ME AI”/ Rama në Gjermani: Shqipëria, laboratori inteligjent në Europë Politikë

“SISTEM PROKURORIMI ME AI”/ Rama në Gjermani: Shqipëria, laboratori inteligjent në Europë

PROTESTAT NË TIRANË/ Rama: Në atë Bulevard ku sot festojnë lirinë flamingot, janë vrarë njerëz Breaking News

PROTESTAT NË TIRANË/ Rama: Në atë Bulevard ku sot festojnë lirinë flamingot, janë vrarë njerëz

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT